psikologji
ershendetje deshta tju pyse ne lidhje me femijen tim eshte pesvjeqar ka qe tre jave diqka seshte hiq inperqendrum vetem per rv edhe telefon edhe sjeller kendon kenge qkaka
ershendetje deshta tju pyse ne lidhje me femijen tim eshte pesvjeqar ka qe tre jave diqka seshte hiq inperqendrum vetem per rv edhe telefon edhe sjeller kendon kenge qkaka
Përshëndetje,
Fëmijët e kësaj moshe mund të shpërqendrohen nga gjëra të ndryshme, por e rëndësishme është
që ju ta mirëkuptoni dhe të shihni se çfarë mund të ketë ndryshuar në mjedisin e fëmijës suaj
gjatë kësaj periudhe. A ka ndodhur diçka apo sjellja e tij ka ndryshuar papritur? Ka shqetësime të
tjera? Mendoj që kam nevojë për më shumë informacion sesi është sjellja e tij në raport me ju si
prindër, me personat e tjerë në familje, si ka qenë shëndeti i tij, shëndeti dhe situata juaj
familjare, etj.
Kuptoni që fëmija mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin si rezultat i gjërave të tjera që
ndodhin përreth. Edhe koha para telefonit ndikon duke ia ulur përqendrimin, ndaj nëse ju
mendoni që ai kalon shumë kohë para telefonit, reduktojani këtë kohë dhe bëni aktivitete së
bashku: dilni, bëni shëtitje, luani bashkë, kërceni, gatuani bashkë, komunikoni sa më shumë, etj.
Duke përmirësuar komunikimin dhe marrëdhënien tuaj me fëmijën dhe duke bërë ndonjë
ndryshim të nevojshëm edhe në rutinën e familjes, do të shihni që edhe sjellja e fëmijës mund të
ndryshojë. Nëse do të jetë nevoja për ta vizituar në një pediatër, mund ta çoni për një konsultë të
mëtejshme.
Ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat!
Lediona Braho
Psikologe