probleme me te dashurin

probleme me te dashurin

Mimramba.

Ju pershendes shum dhe deshta me ju te ndaj ni problem qe me brengos qe sa koh.

jam ne lodhje me ni djal qe 1 vjet dhe duhemi shum mirpo ne fillim shkoj shum mir pasi ai i morri vesh te kaluaren time pothuajse qdo gje ja filloj te zbehet jo ne zemrat ton po lidhja filloj qdo dit te erresohet duke u qortuare njeri tjerin grindje te nje pas njeshme

un ket djalin e kam njoft para 3 vjete kam kaluare me te mirpo jam nda pasi u ndava jeta filloj te me kansoej fillova te shkarrohem fillova te marr hapa te gabuare dilsha me qdo mashkull qe me ditle perpara edhe pas ni koh u bashkova me te prap po te kaluren time sja tregova pasiqe frigohesha mos pe humbas prap,dikush nga shoqet e mija doli dhe ja tregoj te gjitha dhe tani ai gjithmon me thot ka diqka ka diqka qe ende sma ke than a ne fakt un ja kam treguar te gjitha mirpo pjes pjes dikur kam vendosur te ja tregoj te gjith dhe ja thash keshtu keshtu keshtu mirpo virgjerin time askujt sja kam dhen dhe kur e ka be me kete skam pas gjakderdhje dhe sme besojke nese kam qen ose jo kemi qen te doktori po prap ska besu prap nese jem grind gjithmon ma permendke ai gjithmon thojke dua ndahme mirpo e ndalojsha sepse e dashuroj shum

dhe tani kam vendour ta le te qet nese kerkon te ndahem do i thom shko do ndahemi

me keshillonii qte bej ju lutem jam ne hall:(

4 komente pĂ«r “probleme me te dashurin”

  1. Anonymous says:

    Përshëndetje Tina, Faleminderit shumë që ke kontaktuar me shërbimin tonë për të ndarë shqëtësimin tënd.  Nga kjo që ke shkruar, kuptoj që je duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë pasi që lidhja juaj ka filluar të zbehet, përkundër dashurisë që  mund të keni për njëri.  Nga sa ke shkruar për lidhjen tuaj, më lë të kuptoj  Tina që vështirësitë e lidhjes tuaj kanë të bëjnë me mosbesimin që mund ta ketë  i dashuri juaj  në ty si pasoj e asaj që ti ke dalur edhe me meshkuj tjerë gjatë kohës që ju keni qenë të ndarë. Megjithësë fakti që ju nuk i keni treguar që nga fillimi të dashurit tuaj për ketë pjesë mund të ketë krijuar në një mënyrë hapësirë që ai të mund t’i mbeshtës dyshimet e tij, është pozitive që në një moment Tina ke gjetur forcën pavarsisht frikës që do ta humbasësh dhe  vendosur për të ndarë këtë pjësë tënden me të . Por  duket që pavarsisht faktit që ti ke ndarë ketë pjesë më atë, ju ende keni vështirësi dhe  se i dashuri juaj ka përmendur  pas kësaj edhe ndarjen disa herë. Sa po arrij të  kuptoj, duket që tani edhe ti je lodhur nga kjo gjendje duke provuar ta ruash lidhjen pavarsisht asaj se ende e dashuron shumë.  Dhe ndoshta kjo është edhe lëvizja e duhur sepse asnjëri nga ne nuk mund ta kontrollojmë mënyrën së si tjetri ndihet. Prandaj nësë i dashuri juaj nuk ka më energji apo nuk ndjehet më sikur të qëndroj në këtë lidhje, ndoshta  ndarja mund të jetë edhe zgjidhja. Edhe pse kjo mund të nënkuptoj që do të duhet ty  ndoshta që  të kalosh  një periudhë e cila nuk është e lehtë dhe mbase ju duhet ca kohe për t’i pranuar gjithë këto zhvillime sepse jo gjithëherë gjërat përfundojnë ashtu siç duam ne. Mirëpo, para se të vazhdoni ta bëni këtë, ndoshta është e rrugës që të provoni dhe të bisedoni  përsëri për gjithë këtë që ju keni për situatën në të cilën jeni dhe mënyrën se si ndiheni për njëri tjetrin në mënyrë të qetë. Provoni të dëgjoni me vëmendje cfarë tjetri ka për të thënë, pa e fajësuar dhe gjykuar njëri tjetrin. Mund të ndodh edhe që të mos pajtoheni në pika të caktuara, megjithatë mundohuni të krijoni një hapësirë të sigurt ku të dytë mund të shprehin mendimet dhe ndjenjat dhe atë së si e shihni ju të ardhmën e kësaj lidhjeje. Përmes një komunikimi të mirë  do të mund të  mësoni më shumë se cfarë sillet në kokën e tjetrit dhe duke marrë këtë hap do ta keni më të lehtë për të kuptuar se cfarë ju shqetëson, si i shihni të dytë veprimet e caktuara dhe të arrini drejtë gjetjes së një mënyrë të funskionimit pa tensione. Shpresoj Tina që të të kem ndihmuar sado pak me këtë përgjigje dhe që do të marrësh vendimin më të mirë për ty. Gjithë të mirat 🙂 

  2. olta says:

    Ky po te dashurojka ty edhe nese thot po ndahmi thuj ani se ky koka msu ti me ju kthy qata ky po bojka kshtu se tnjejtin rast e kom edhe un ma bon po ndahmi un jo jo jo kajsha pijsha hapa edhe nfund ja kom niss po ndahmi kur po ma bon po ja boj a je i sigur po edhe spi foli dej pom kthehet mem fol aj mu kshtu ngrije kryt edhe kur thot ti ke bo kshtu ti ke bo ashtu thujj un kom pas nevoj per ty e ti sem ke nejt ngat u duft me gjet edhe un dikon edhe na sjem kon bashk kshtuqe ti stinetereson qka kom bo un edhe rahato atfar paluske edhe sa per virgjiniteett thuj un jom e paster edhe mjeku ka kallxu kshtuqe skom hesap me prish veten per ty boll e kom prish ndaq ri ndaq shkoo bonu e fort bonu kishe spo ta nin edhe e mer vesh at don ajo se mu sipas sjelljeve pom mdoket qe po tdojka shpresoj qe tkom nimuu klm….

  3. Tina says:

    Faliminderit Olta qe ndave ni storie me mua veretet jam ne hall te madh ju kisha lut te me ndihmonii:(
    se sdi qka tja bej qdo dit e me shum merzitemm:S
    vuaj nga trishtimi e sdi qtbej

  4. tina says:

    faliminderit shum mke keni ndimuar shum rreth ksaj qeshtje
    Shpresoj te behet mir per muadheper te gjith ..
    Flaiminderit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: