probleme

probleme

pershendetje ..jam 17 vjece dhe kam dal me gastrit ne stomak ..por me duket sikur kam problem dhe me zemren se kam rrahje te shpeshta dhe ca kriza ..ndonjeher me duket sikur pushon dhe fillon te rrafi me shpejt pastaj behet normale i kam ber te gjitha kontrollet dhe me dali te gjitha mire ..por jam akoma e shqetesuar jam gjithe diten e keputur se e mbaj mendjen aty …ju lutem me jepni nje pergjigje

3 komente për “probleme”

  1. Dr. Xhevdet Fetahaj - Mjekesia e Punes says:

    Mosha 17 vjecare nenkupton ende nje zhvillim te hovshem trupor e emocional. Problemet e cekura jane normale ne kete rast, kur ka plot emocione, kerkesa e synime ne jete. Nuk e shoh brengosese problemin me lukth as me zemer, ato jane shenja te nje tensioni me te madh psiqik se zakonisht dhe se me kohe do te stabilizohen. Eshe faze e bijshme ne jeten e nje njeriu te kesaj moshe dhe jane probleme qe me kohe eliminohen vetvetiu. Nuk ka nevoje per barna, me teper vetebesim dhe te jete e hapur dhe komunikative me shoqerine e saj!

  2. Kapri says:

    qproblemi ?

  3. Një mike says:

    Enxhi, nga ajo që përshkruan ti, është e mundur që vuan nga ndonjë formë ankthi. Nëse kontrollet mjekësore kanë konfirmuar që fizikisht çdo gjë është në rregull me ty, të rekomandoj të konsultohesh me ndonjë psikolog. Ndërkohë, mundohu mos me e përqendru vëmendjen tek rrahjet e zemrës, sepse sa më shumë që koncentrohesh në to, aq ma shumë do të të duket sikur diçka nuk është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: