Ndihmee!!!!!!

Ndihmee!!!!!!

Pershendetje Stafi juaaj desha ta bej nje pyetje jam fejuar qe 4 muaj dhe jam fejuar si thojn me msit i fejuari eshte ne Suedi dhe do martohem me te edhe nje muaj sepse deshiron se sa me shpejt te me marrin aj jeton vetem ne banes prindrit i ka ne banesen tjeter ata jan shum njerez te mir edhe familja jan te kenaqur si me familje ashtu edhe me djalin por puna eshte qe un nuk e di nese e dua e me bo e mu nda katastrof mami im eshte e semur e me u nda kjo nuk mundet me perballu e babi im ashtu mka shku mendja se mos jam ngutur jam 19 vjeqe nese ka mundesi te me ndihmoni se kam degjuar shum se ata qe jan me msit kan sukses ma shum d.m.th kan probleme ne fillim si un qe nuk po ndjej diqka per te edhe pse ne telefon ndihem mir kur flas por qe me mpa dikush me te ne qytet me vjen turp me thoni ju lutem me ndihmoni me tregoniiiiiiiii se me vonn pasi te martohem a mundem qe me e dasht sepse ket qeshtje me motren e kam diskutuar dhe me thot qe do e duash sepse edhe ajo me msit ashtu eshte martuar dhe dua te diiii se nese do mund ta duua dhe shum negativisht po mendoj vjehrria e mi qmenden per mua shummmm mdojn teper edhe mu mem fol mir mu mu doket qe pom folin keq se di pse shum vet me kan then ne fillim qe ti je me e bukur se burri burrin e keq e sene edhe qikjo mu mka lon ma mrapa tu ma bo burrin e keq ti ma e mir ke mujt ma tmir me marr keto fjal po me mbysin ju lutem me ndihmoni sepse nuk e di du me u qmend jom bo budallic krejt a eshte tum ndodh veq mu apo ka raste ju lutem me jepni nje keshill si te veproj me u nda me to nuk muj se nuk kom ku shkoj tani babii e mami pesojn infrakt Mdihmoni se du mu cmend a do e duaa apo jo aj sillet shum mir me mua besa bes edhe familjen shumm ma respekton i fejuari ashtu edhe familja e tij por qe nuk e di pse ndjenja spo kom per te??????

11 komente për “Ndihmee!!!!!!”

  1. Anonymous says:

    Përshëndetje DonaA2, Fillimisht faleminderit shumë që kë zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde. Nga kjo që ke treguar për veten kuptoj që je e brengosur për faktin që nuk po ndjenë ndonjë gjë për të fejuarin dhe se po pyet veten cfarë të bësh e nëse do të mund të zhvillosh ndjenja për të në të ardhmen.  Ështëe natyrshme besoj që po ndjehesh në këtë mënyrë dhe që po ke këto dyshime, duke qenë se kjo është një gjë shumë me rëndësi për ty  dhe të ardhmen tënde. Duke marrë parasysh që ju jeni njoftuar me msit dhe  sa kuptoj keni kohë shkurtër që jeni bashkë me të fejuarin dhekomunikonipërmes telefonit, besoj Dona qëështë normale që ndjehesh në këtë mënyrë. Mund të  jetë që ju ende nuk keni arritur të njihni mirë njëri tjetrin as saedhe të lidheni emocionalisht më shumë e të zhvilloni ndjenja për të.  Megjithatë, një element pozitiv që duket të jetë është që ju po njeheni rehat kur flisni me të.  Do të jetë ndoshta ndihmuese për ju sikur të provoni të komunikoni edhe më shumë dhe t’i jipni kohë njëri tjetrit të njihni më mirë njëri tjetrin për të parë realisht se si po ndihesh në raport më të dhe të kuptoni në të njejtën kohë se si ai po ndihet për ty.  Po ashtu është shumë e rëndësishme që të flisni edhe me të ndoshta se si po ndihesh për gjithë këtë proces,  si po ndiheni për njeri tjetrin dhe se si e shihni realisht të ardhmen tuaj të përbashkët. Mund ndoshta të provoni po ashtu të diskutoni me të edhe idenë që ta shtyni këtë proces të martesës deri ateherë kur ju të dy njihni njeri tjetrin më mirë dhe ndjeheni të gatshem që të martoheni. Dona më bëri përshtypje që ke thënë që një gjë që mendon që të ka lënë mbrapa është fakti që persona të tjerë të kanë thënë që ti je më e bukur se i fejuari yt. Është e rëndësishme Dona ta kuptosh që njerzit kanë vlera të ndryshme, përderisa për dikë dukja e jashtme mund të jetë parësore dhe dicka me shumë rëndësi për dikë tjetër kjo mund të mos jetë. Prandaj, të sygjerojta analizosh se sa ka ky element rëndësi për ty, nëse vërtetë vetëm dukja e jashme e një personi ka vlerë për ty. Mirëpo, do të sygjeroja që ta kesh parasysh dhe mos të bazohesh vetëm në këtë vlerë dhe të marrësh parasysh edhe vlerat e tjera që i fejuari yt ka si person dhe që t’i i vlerëson, sepse në fund të fundit dukja e jashtme është vetëm një element. Një element tjetër që ke vënë në pah këtu është edhe fakti që je e re dhe frika që mos je ngutur për këtë proces. Nëse ti ndjen që je ende e re dhe martesa nuk është dicka që ti do të doje për veten momentalisht, do të ishte e rrugës ndoshta të provosh ta diskutosh këtë cështje më prindërit, meqenëse për ty është e rëndësishme të kesh mbështetjen e tyre.  Kuptoj që ti për momentin po mendon që ata nuk do të arrijnë të të kuptojnë dhe që mund ta përjetojnë këtë gjë në mënyrë negative, mirëpo ndoshta nëse provon që t’a bësh këtë diskutim me ta në mënyrë të qetë dhe tu tregosh për mënyrën se si e gjithë kjo situatë po të bën të ndihesh, ndoshta ata do të arrijnë të të kuptojnë- rrjedhimisht të të mbështesin për vendimin që ti mendon se është më së miri për ty ose edhe ndoshta  ta shtyni këtë proces edhe për një kohë deri atëherë kur ti mund të ndjehesh më e gatshme. Uroj Dona që sado pak të të kem ndihmuar me këtë përgjigje dhe ti të marrësh vendimin më të mirë për veten.  Na shkruaj përsëri pa hezitim. Mirëmbetsh.  

  2. gona says:

    dona Edhe un jom feju qe 2 mujj edhe un me msit po as mu smka pelqy qaq djali kur jena pa perspari her ama familja shum tmir ishin shum trespektushem e mdojn shum ton edhe un n fillim per qata kam pranu em u feju e thojsha hajt se e du masanej masi tfejona mpelqen edhe beson qashtu ish pot hijke n qejf e ty mos ta nin se e ki pas nafak edhe ke me e dasht si askon tjeter se ma mir ish me u feju me msit ma dashni ke me pas se sa me pa gjet vet …tpershendes shum e mos u ngut :)

  3. Diori says:

    pershndetje , te njetin raste e kam edhe une …po vuaj gati 3 muaj …jam ne nje gjendje tmerrsishte te keqe , skam len hoxh e mjek pa ju drejtue por nuk po shof permisim , biles ti je nje hap me perpara pi mue ti u ndjejke mir ne telefon kurse un as ne telefon zdu me fol me te fejuaren time , me sa kuptoj un jam ne nje kriz te thell shum gje qe me duhen shum vite per ta marr veten ….99 % kemi rastin e njejt edhe un kam problem me prinderit po semuren sa po permend ndarjen te kuptoj oj moter te kuptoj me mir se cdo kush ketu un po vuaj shum gati cdo 2 jav marr nga nje gjilpr per qetsim …se di cfar mallkimi eshte ky ose pasoj e dashurive te kaluara ,,,,,bej kujdes provo ta duash, edhe un po provoj por nuk shkon ,fol me ndonje psikologe , ndjenja me e keqe e njeriut eshte kjo mos ti ndodht kurr njeriu kjo gje eshte e tmerrshme …as te ndahesh as te vazhdosh …..zoti na ndihmoft te dyve

  4. Blerim says:

    Blerimi

    Po ta tregoj ni rast temin edhe un u fejova e u martova n suedi.Une lakmova shum sepse ajo ka qene shume e bukur dhe u mashtrova..Gjithqka shkoi mir por pas nje kohe ajo shum ndryshoj i hini vetja nqef kiseh une e bukur dhe me kerkoi te ndahem as un se doja aq shum sedi pse por mendoja te prind e saj dhe te mit e morren shum keq ket lajm,provova n t gjitha menyrat me kthy mbrapa smujta as un as familja vet kshtuqe u ndajtum tash jam te halla me ni ven tjeter t suedis.Une u pajtova me ndarje dhe u ndajta nga ajo,por ajo kurr ska me gjet ma mir edhe u pendu ma merr menja se sjom tu fol me ta as sdu me ni per ta.E tash ty pot kallzoj qe sosht krejt bukurija n pytje kur ska njeri karakter,merre ni bukurosh sadush po qe ska karakter kurgjo s t vyn..Kshtu qe ngoje nanen baben familen merre dashuroje eshte fati yt zoti ta ka shkru me ta me jetu,kur bon fmi e sheh qe ki me desht familen.Edhe pse un fati im skom pas fmi me at tjetren..KSHTU QE MERRE KET DJALIN DASHUROE RESPEKTO KI ME KON MA E LUMTRA::

    MET MIRA MOTER

  5. Jeta says:

    Pershendetje. Une e kam pasur kete rrast, jam feju me nje njeri qe ma ka gjet nona e baba.. Une u pajtova me familjen,i besova familjes me te ngusht ,dhe nuk i tradhtova.. Mua te gjith me pyesnin a e do, une edhe pse nuk kisha ndjenja aspak asnjeher nuk e kam pranu gjithom kam than e dua shume.. Tash jam e martuar qe nje vit e gjys ,tash jam shtatzan te gjith gjerat shkojn per mrrekulli.. Aj sillet shum mirre me mua me rrespekton pa mas.. Kjo eshte dhurata me e cmuarr nga familja ime.. Nuk i tradhtova familjen dhe fitova nje cmim me te madh.. Me kohe te gjithe gjerat do te ndryshojn vetem duhet kohe.. Koha i sherron te gjith. Un flas nga pervoja ime..

  6. fjolla says:

    edhe un te njejtin rast e kam si DonaA2 me ndihmonii ju lutem qfar te beje ????? ta besoj moter na ndihmoni neve o njerz ju lutem !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Lena says:

    Dona po ta besoj ket pun tanen shum mir. Jam kan edhe un nket siklet si ti se nuk e kam dasht ni djal as sum ka pelqy as send hiq dojsha sekondin e par qe um vike mundsia dojsha mu prish me ta menxi nuk pritsha. Po aj me fjal tmira me gjeste tmira me krejt tmira mka ba me dasht teper mka respektu shum edhe vazhdon tash gjith me ksi sene tmira memi kthy ndodh edhe i kom than fjal shum t rana po apet ska hek dor aj prej meje. Edhe mu um thojn se esht ma i keq se ti ti je ma e mir e fjal t ndryshme n fillim i kam ngu amo tash jo veq kqyri qysh mu knaq me ta foli dit e nat edhe e kaloj shum mir. Jepi koh vetes e lejoja edhe atina met dasht e mos kqyr me at sy qe mu prish po kqyre me ni sy qe ni t ardhme me pas me ta mos ee meno gjithmon ata po du mu prish se e gjaj mat mir jo apsolut ashtu mos mendo. Veq meno qe neser psh me qat person qe po thu ti um dojn shum ehh mi respekton familjen aj djal menoje se neser sa t knaqt jan prind e tu kur te shohin ashtu mir. Besoj se ki me ja kalu mir. Suksese

  8. Jeta says:

    Une te kisha kshillu si per motren tem
    Se vallai dit sodit qkas jan tu ba.
    Te koka jasht ai djali dhe po thu qe po te dojkan
    Familja e tij mir shum. Nderoja familjen
    Ani pse nuk ti don zemra bane per hir tjetes
    Se sod nuk asht jeta prralla vizatimor
    Ja e du ja se du me zemer
    Gjithqka vjen me koh ke mu bind se ki me
    Dasht. Nuk ka rensi aj nese eshte i keq apo i trash
    Me rensi qe punon per ty e fmijt e tu tardhshem
    Se ni bukurosh kosov me marr qe 50 cent
    Nuk ju gjinen xhep jo valla pa pun ska ma keq
    Qoe mir aktro me ta edhe pse si don me rensi me pas ti karakterin nderin edhe
    E meqme mu lan se sot njerzt inati kan

  9. Kosovarja says:

    Mirdita,

    te njejtin rast e kam edhe une si Dona A2.

    Dona Qfar u bo tash Puna jote. A je martuar tash me fejuarin a jo? A ka ndryshu puna tash, a ki ndenja per burrin tash ?

    Te lutem Tregom, se edhe une e kom ket Problem si ti.

    Me Respekt

  10. Jeta e Ftoft says:

    Dona A2

    Si je tash ? A ta Merr mendja tash me qu jeten me at Burr tash ? E kam rastin e njejt si ti. Moter tkom Tregom Masi ka kalu koh a ke nis me dasht burrin tash ajo ?

  11. Luule says:

    Njejtin rast e kam edhe une
    Qe dy muj jam feju me msit me ngu mamin e babin edhe ajj djali sillet shum mire me mue
    Amo une bohna shum nervoz edhe kur tem thirr ntel qe dy muj jom shum keq vetem tuj kajt dit e nat
    Ju lutem me jepni ndonje keshill

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: