Ndihem keq për qdo gabim të kaluarës time

Ndihem keq për qdo gabim të kaluarës time

Përshëndetje jam një djalë që per 6 ose 7 vite e kam ushqyer veten me ide religjioze islame të cilat kan ndiku shum nmënyrën e jetës time duke mos u përshtatur nshoqëri duke qenë shumë kushtëzues për partneren time nga e cila jemi ndarë shkak që unë isha shumë kushtëzues madje edhe për gjëra shum të vogla,në ditët e sotme nuk jam më i tillë dhe ndihem shum keq kur e shoh vetin se në vende ose gjëra që nuk përshkojn me islamin.e gjykoj veten për qdo vepër që nuk përshkon me islamin dhe pastaj mvijn mendime se un jam i tillë nuk jam njeri i mirë nuk meritoj asgjë më pengon qdo kritikë madje edhe në shaka ndërsa kur me thonë fjalë të mira prap mendoj vet më vete ti nuk je kshtu i mirë ti e din qka ke bo ti smundesh kurr me kon i mirë
Mè vret gjithqka që kam gabuar në të kaluarën smund ti harroj andaj edhe preferoj të rri vetëm sdua të gaboj me askënd duke bërë muhabet për të tjerë ngase me lendon shumë kur kam folur diqka për dikë e ndoshta ai pastaj është sjellur shumë mirë me mua nuk di nga ta përfundoj këtë ngjarje kam frikë shumë edhe nga ajo se qfarë mendojn njerëzit që me njohin për menyren e jetës time tani
Eshtë hera e par që po kërkoj ndihmë nga ju si profesionalistë pasi kam provuar edhe vetë duke ja kujtuar vetës se Zoti falë por prap se prap më rikthehen herë pas here kto mendime,ju falemnderit

Një koment për “Ndihem keq për qdo gabim të kaluarës time”

  1. Sokol Kosta says:

    Pershendetje,

    E lexova me vemendje letren tuaj. Dua ta nis nga fjalia e fundit, atje ku shkruan se “duke ja kujtuar vetes se zoti te falë”. Duket sikur ka nje nevoje (e theksoj nevoje) qe ta kesh nje mundesi te tille por serish ne fund sikur bie “pre” e mosbesimit, e frikes se zoti nuk do te fale. Nuk do jete nje zot fales. Dhe sigurisht qe nuk ka rruge tjeter perpara nje zoti jo fales, pra ndeshkues ne çdo rast, pervecse te ruhesh gjate gjithe kohes se mos “biesh” ne gabim. Gjerat vetem mund te amplifikohen pas kesaj frike dhe sigurie qe ndeshkimi eshte duke pritur pavarësisht të gjithave. Cdo gje qe ben perkthehet ne ngasje dhe vetja qortohet pafund. Jemi ne mbreterin e paranojes. Fillon dhe izolohesh pasi e vetmja mundesi “objektive” qe te shpetosh nga gabimi eshte pikerisht kjo. Te mos besh asgje. Por dhe ketu ka dicka qe nuk shkon pasi fillon e qorton veten per mendimet tashme.
    Eshte nje spirale, nje rreth vicioz. Ne fund e gjitha kjo behet nje frike nga te jetuarit. Nje detyre e pamundur. Sado te perpiqesh. Duket sikur ne fund duhet te ekzistoje kjo falja qe ti e kerkon me aq hijeshi ne ate fjaline e fundit qe te filloje jeta. Ne shqetësimin qe ti sjell ne kete leter ka shume per te analizuar dhe kuptuar, por une do te mjaftohem sot duke theksuar vetem kete dimension te faljes dhe lirise per te gabuar apo deshtuar. Pasi kjo eshte nje liri qe mundeson frymemarrjen tende te veshtiresuar nga vakumi qe po krijohet rreth teje. Por sigurisht qe pas ketij theksimi do te ftoja te shikoje mundesine per nje konsulte psikologjike, pasi nuk mund ta besh vetem kete rrugetim drejt “jetes me gabime”. Kjo sepse do e sabotoje vetë shume shpejt duke u zmbrapsur drejt “jetes perfekte”. E theksoj, duke u zmbrapsur.
    Gjithe te mirat,
    Sokoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: