Kumari bixhozi

Kumari bixhozi

Prsh.
Jam nje vajze 21 vjece e martuar dhe dua te ndihmoj burrin tim te heqe dore nga kumari? Pasi po shkaterrohemi te dy. Kemi 2 vjet e gjysem lidhje dhe varesia me bixhozin i ka filluar 2 vite me pare fill pas 5 muajsh qe jemi fejuar. Me pare ka qene i fejuar per nje periudhe te shkurtee dhe ndarja e ka lene me pasoja negative pasi nga jeta emigruese pwr shum vite, ka pas ptetenduar qe do gjente njeriun e duhur per te kaluar por eshte zhgenjyer shume dhe si pasoje ka pesuar stres psiqik sepse eshe punen e pat humbur dhe ka pas filluar te marre doza ilecesh per stresin. Une e kam gejtur me ilace kur jemi fejuar dhe nuk e kam pyetur dwri ne momentin qe me esht shprehur vete se per cfar i pinte. Jemi fejuar me shkuesi dhe lidhja nuk na ka shkuar mire sepse me shume kemi kontaktuar ne tel sesa kemi ndenjur fizikisht dh gjithmone kemi q ene ne debat per mosperputhje mendimesh apo karakteresh dhe kjo mendoj sepse u nxituam qe u fejuam shpeht por e aq e limituar ishte koha dhe me shpresen se lidhja do na shkonte mbare… Gjithesesi tani Kemi dy muaj qe jetpjme bashke mbas shum mundimesh per tu bashkuar. kete problemin me kmarin ma ka treguar edhe disa here te tjera por qysh sa jwmi bashkuar un kam patur besim se ka hequr dore ,por jo…akoma vazhdon dhe me keq akoma. Me kerkon ndihme por une jam e shokuar pwr vete dhe sdi cte bej si fillim . me thote qe ta komandoj nga ana ekonomike apo shpirterore por une shum pak kontakt kam me burrin tim pasi punon dite nate dhe kur ka kohe te lire ai nuk hapet me mua kur e pyes. Ju lutem me ndihmoni si te veproj sepse dua te ndihmoj. Jeta ketu ku jetpjme (angli) eshte e shtrejte dhe pa pune nuk behet asgje e as familje nuk krijohet. Ndaj edhe dua ndihme sepse sdua te na mare humnera te dy sepse une kurre smumd ta le vetem. Me kontaktoni ju lutem se sdi ku te drejtohem tjwter. Ju lutem

Një koment për “Kumari bixhozi”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Pershendetje
    Faleminderit qe na keni kontaktu dhe keni nda me ne problemin me te cilin po ballafaqoheni.
    Vartesia nga bixhozi veq e keni kuptu qe eshte “ves i keq” dhe fatkeqesisht ka ndikim me pasoja veshtire te perballueshme per personin dhe familjen.
    Ne nje situate te tille eshte e nevojshme qe te konsultoheni me eksperte qe mund te ju ndihmoj ne tejkalimin e ketij problemi sepse permes formes se shkruar eshte e veshtire.
    Duke qene se jeni ne Angli interesohuni si jane mundesite atje dhe bejeni kete sa me shpejt qe te jete e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: