Kom menu qe e kom harru po jo.

Kom menu qe e kom harru po jo.

Vitin e kalum jom kan nlidhje me ni djal,po per shkak tmosmarrveshjev mori fund edhe gjat veres 2010 pata fillu me fol me ni djal qe muj me than qe ekom dasht edhe pse jem kan veq shok,masnej i kem hup kontaktet krejt edhe tash m ‘mungon shum,teper.para dy muje ish-i dashuri ka dasht me fol me mu prap edhe ja kemi nis me fol, edhe vazhdojm me fol..ky vazhdimisht ma shpreh dashnin edhe fol sikur per te dyt.ditve tfundit ka fillu po e qet kapak temen me rifillu lidhjen prap po un mendoj hala per at shokun.nuk po mendoj qe osht e drejt me e rinis ni lidhje nese gjat gjith kohes mendoj per at tjetrin.spo di qka me bo tash,e qka me bo nese mpropozon prap!!

5 komente për “Kom menu qe e kom harru po jo.”

  1. Anonymous says:

    Pse duhesh me rifillu lidhjen nese nuk po ndin diqka per ish te dashurin? A nuk eshte ideja qe njerzit te krijojne lidhje pasiqe eksiston ni terheqje e dyaneshme? Nese nihere keni pase mos-marrveshje, mundesia per me pase prap eksiston. Perveq asaj, nuk pom duket zgjidhja ma e meqme me hy me ni lidhje perderisa mendon e te mungon dikush tjeter.te kisha propozu me tentu mi ri vendose kontaktet me personin qe po te pelqen, nuk ka diqka te keqe nese tenton me gjete, llogarite si favor qe po ja ban vetes.

  2. Anonymous says:

    Per mendimin tim te kisha kshillu mos me rifillu lidhjen me ish te dashurin nese mendon per tjetrin , sepse nese rifillon lidhjen me ish te dashurin sa her qe je me te ti do mendosh te tjetri dhe kjo do te shkaterroj hala me shume kshtu qe tkisha kshillu me harru krejt ish te dashurin …

  3. Anonymous says:

    Duke e filluar nga fundi, e drejtë është ajo, që mendoni ju, që është e drejtë. Nëse ju mendoni, se duhet të zgjidhni një djalë, atëherë me siguri, ju keni arsyet tuaja. Është e rëndësishme, që ju të arsyetoni, se përse do ta zgjidhnit njërin dhe përse tjetrin. Ju jeni e re dhe, duke u nisur edhe nga mosha, që keni, bota sociale ofron mundësi për të zgjedhur. Prandaj, problemi është me veten tuaj dhe jo me mundësitë, që ju ofrohen. Ajo, që dua të them, është se të zgjedhim nuk është gjithmonë e lehtë. Në çfarëdolloj kuptimi, që e shohim fjalën ‘zgjedhje’. Zgjedhjen do ta bëni ju dhe është e udhës të respektoni veten: dëshirat dhe qëllimet tuaja. Por, më parë, duhet t’i identifikoni dëshirat dhe qëllimet. Cilat janë ato për ju? Përgjigjjaet e kësaj pyetje, ndoshta do t’jua lehtësojnë shumë gjërat.

  4. Dcherry says:

    Faleminderit shum per sugjerimet , kshillat.me ish tdashurin i ”dhash fund” me thon ashtu, jemi ftof nbiseda edhe tash ditve tfundit mfoli ni sok i ktij shpirtit ♥ qe mpelqen edhe mpyti a e njeh, un i thash qe po pse? mu pergjigj se kishin bisedu per mu ni dit, edhe un e pyta pse un tem diskutimi aj sma dha ni pergjigje konkrete veq : haha ja se di valla. nejse nuk disha qysh me marr qet ndodhi a si Ogur,shenj a qka ,pavarsisht ksaj un po mendoj qe aj nuk ka kurrfar interesimi me rikontaktu me mu perderisa nuk provon mem thirr ntel ose diqka .pres pergjigje t’nderum

  5. Anonymous says:

    Faleminderit shum.kisha pas qef nese ndodh diqka ne lidhje me kete rast me ju informu prap ne menyre qe me pranu keshilla prej jush, nese i merrni parasysh postimet e reja edhe pas ca kohe..

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: