Jeta e nje vajze

Jeta e nje vajze

Pershendetje te gjithe ju lexues dhe stafit “Nukjevet”. Jam nje vajze e re, jetoj me familje po ta analizoni jeten time nuk perngjan si jeta e vajzave tjera. Desha te shpreh shqetsimet e mia dhe andaj vendosa te ju shkruaj pasi qe nje fjale shpresuese per mua ka shume rendesi. Po flas pak per femijerine time edhe pse pak mbaj mend kam qene nje femije te themi e urte dhe shume e sjellshme ndoshta kte sjellje qe e kam pas me kalimin e kohes me krijoj mjaft probleme.Edhe ne shkolle kam mesuar shume pasi qe e vetmja gje qe me jepte shprese ishte shkollimi.Ne familje asnjehere nuk jam ndjere lirshem edhe financiarisht kemi qene mire. E kam kuptuar se paraja nuk eshte gjithcka dhe nese ke para nuk do te thote te jesh rehat dhe e lumtur.E une kam pas po asnjehere nuk kam qene e lumtur.Me prinderit nuk kam raporte te mira dhe as nuk kam pas kurre. Nuk e di pse po asnjehere nuk mund te ndaj ndonje shqetsim me ta sepse e di qe do paragjykohem dhe une do mbetem fajtore. Asnjehere nuk kan pas rolin e prindit nuk kan qene te kuptushem dhe asnjehere nuk me kan motivuar per asgje vetem se pare qe me kan dhan gjith edhe nuk ju ka interesu sen per mu.Mami me ofendon shpesh m’thot gjithcka, mi permen kajher edhe paret qe mi jep babai. Prej tyne mundohem me mbajt msheft cdo sen se e di qe me mar vesh kta plas kjameti Nashta kan bo mire dicka per mu ,po ma kan kthy dyfish met keq, po une prap si femij i tyre jam sjell mire me ta se prind ma. Edhe me motren njejt kajher thom ma mir mos ti kisha pas hiq ni t’mir me ta bo 100here ta permen.Ne shkolle kam pas shoqni pasi qe kejt m’kan dasht si qik e mire.Me mesime kam rene shume sidomos ne klasen e 8te dhe 9te.E ky sukses i keq qe e kam pas pergjat dy viteve nuk mujta mu regjistru ne Gjimnazin ku une deshta e kshtu qe jam merzit shume shume ma mir bile t’kisha vdek qat moment.Hala suj me besu me doket joreale. E ne kto rrethana qe kam ardh dej tash shume sakrifica e cdo sen jam munu me bo vet pasi qe kerkon se kom pas, kam shpresu shume ne njerz qe m’nimojn po e kam kuptu gabimisht edhe jam mat gjith n’forca t’mia. E tash mbase nuk u pranova atu ku pata deshire nuk e di tash ku me vazhdu tutje. Nuk po m’pelqen asni shkolle tjeter nuk po kam shprese me vazhdu tutje edhe familja po mi bajn bajat shkollat tjera e ma kan mush kryt me fjale e sene palidhje. E une nuk di qa me ba kerkon nuk e kom qe me ndihmon e motivon tutje pasi veq shoqet e ngushta me ndihmojn per cdo sen cdo problem. Nuk kam shprese per me vazhdu tutje.Faleminderit per mirekuptimin tuaj,pres sadopak nje keshille nga ju.

3 komente për “Jeta e nje vajze”

  1. Genta says:

    Ne letren tende e gjej veten shume, e gjej veten ne fazen qe e kom kalu nmoshen tane. Edhe une mendoja si ti por tani jam e diplomuar dhe deri me tani ja arrita gjithqka qe pata deshir. Sa per shkollen nuk ke nevoj te behesh merak sepse per te studiuar nuk te pengon shkolla e mesme mjafton te fillosh diku, te mesosh dhe te mos dorzohesh. Edhe une kam pas deshir te vazhdoj ne gjimnaz por kam vashduar ne ekonomi dhe kur kam filluar fk shumica e studentave ne fk kan qen nga gjimnazi dhe shume me teper kam arrit sukses une se sa ata. Dua te them qe jeta eshte e till ka shum gjera qe ne I duam po shpesh ajo na sjell ato gjera qe me von e kuptojm qe jan shum me te mira se ato qe ne I kemi dashur. Sa per familjen vazhdo ti respektosh dhe ti duash dhe mos guxo asnjeher te shprehesh ne at menyr per dy persona qe te kan sjell ne jet, ndoshta nuk jan ashtu si ke deshiruar ti por as kush nuk eshte perfect. Mos mendo qe shoqet e tua te dojn me teper se prinderit e tu je shum gabim, ende je e re dhe se kupton qe shum rrall egziston shoqria e vertet. Mos e qel zemren sepse vjen dita qe pendohesh. Po te flas nga pervoja dhe po te them qe hallet e tua jan shum te vogla ne krahasim me ate qe mundet me tsjell jeta dhe ne krahasim me ato qe mundet mi pas dikush tjeter, nali edhe mendo . Te deshiroj te gjitha te mirat dhe te them jeto me SABER

  2. Anonimja nga prishtina says:

    E dashur faleminderit per keto fjale te pakten
    me ke ndihumar.Po,tashme kam vendosur
    te vazhdoj diku tjeter shkollen edhe pse jo
    me deshire po do te vazhdoj diku sepse nuk
    kam zgjedhje tjeter. Sa per prinder une
    do sillem mire pavarsisht se si sillen ata.
    Ke te drejte qe thua se shoqria e vertete
    rrall gjendet.Une asnjehere nuk i’u besoj
    shoqeve/shokve po te pakten kur flasim
    ndihem me mire edhe me kuptojne me shume.
    Flm nga ty shume.Mirmbetesh!❤

  3. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje,

    Ju faliminderit per gatitshmerine per keshillim.
    Periudha e zhvillimit dhe poasqerisht adoleshenca e hershme nuk eshte periudhe e lehte.
    Te gjithe, disa me shum e disa me pake ne kete faze te jetes ballafaqohen me pyetejn se kush jam une ne familje, shoqeri etj.
    Situata behet me e veshtire ku mungon komunikimi ne familja dhe frika qe nuk po arrin te sillesh sipas pritshmerive te prinderve.
    Gjate zhvillimit nje faktore I rendesishem qe presim nga prinderit eshte ushqimi emocional, pra menyra qe at ate arrijne te kuptojne emocionet dhe nevojat tone.
    Fatkeqesisht jo te gjithe prinderit arrijn me ofru nje mbeshtetje dhe me kuptu nevojat e femijeve, per arsye te ndryshme qe mund te kene prinderit ose periudhat neper te cilat ndoshta ata po kalojne.
    Shpesh here eshte bindja se nese femijet, adoleshente kan disa te holla ata nuk duhet te ankohen por nuk eshte e gjitha te kjo, te rinjet kane nevoj qe te kuptohen dhe pranohen nga prinderit dhe nga secili.
    Po e kuptoi qe tash jeni ballafaquar edhe me mos regjistrimin ne shkollen e preferuar dhe po e kuptoi zhgenjimin qe ju e keni perjetuar por edhe barren nga ana e familjes!
    Cfar eshte me rendesi te kuptohet se shkolla e mesme nuk eshte vendimtare dhe nuk duhet te jete e percaktuar vetem ne nje drejtim. Eshte shum me rendesi kur flasim per shkollen qe deshirojme te mendojme edhe se cfar jane opcionet e tjera, qe konsideroi qe ka te mjaftueshme.
    Sot kur flasim per orjetim ne karriere nuk flasim qe ne duhet patjeter te kemi nje profesion gjate gjithe jetes, pra flasim per diversitet.
    Keshtu qe une konsideroi se kishte me qene shum e rendesishme te mendoni se cfar informatash keni per shkollat e tjera, cfar ofrojne ato dhe cfar pershtatet me aftesit e juaja me teper.
    Nese keni mundesi munt te leni edhe nje takim me ndonje piskolog ne menyre qe jut e kuptoni me mire nevojat e juaja dhe cfar do te kishte sjell dobi me teper.
    Ka shum njerz qe nuk ja kan dalur qe te regjistrohen ne shkollen ku kan dashur por kjo nuk do te thote qe nuk mund te arrini sukses edhe ne shkollat e tjera!

    Mirmbeteshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: