Dridhja e duarve

Dridhja e duarve

pershendetje! jam 22vjece,kam nje problem, shpeshhere kam dridhje te duarve. me kalimin e viteve kjo me eshte shtuar me shume. ka 4-5vite qe me eshte sfaqur por vitet e fundit me shume. nuk e di saktesisht se si me eshte shfacur.e kam me shume siklet pasi me ndodh kur jam e emocionuar,para miqve kur vijne per vizite, nuk i qeras dot pasi me fillon dridhja e duarve edhe pse mund te jene persona shume te afert, kur vrapoj. nuk di si ta evitoj. Ju lutem shume me ndihmoni.

Një koment për “Dridhja e duarve”

  1. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje Ela, Unë ju falënderoj që na jeni drejtuar që të bisedojmë për shqetësimit tuaj!Shpesh te disa persona mund të vërejmë dridhje të dorës kur flasim me ta (kur shtrëngojmë duart). Këtë mund ta vërejmë edhe  kur dikush ndodhet  në ndonjë situatë të sikletshme. Në neurologji këto shenja paraqesin Tremorin. Çka është Tremori?Tremori paraqet prezencën e lëvizjeve të padëshiruara, ritmike, lëvizje të pavullnetshme të cilat në fakt nuk kanë kurrfarë funksioni.   Forma më e përhapur e tremorit është dridhja e duarve edhe pse mund të paraqitet edhe dridhja e mjekrës, kokës, këmbëve dhe tërë trupit. Cilat janë shkaqet që qojnë në paraqitjen e tremorit?Sipas shkencëtarëve mund të ketë prejardhje organike ose psikologjike. -Tremori organik paraqitet si pasojë e qendrës në tru e cila ka për detyrë rregullimin e lëvizjeve të vullnetshme, kështu që personat e prekur nga ky lloj tremori shpesh nuk janë në gjendje të mbërthejnë rrobat(pullat), lidhin këpucët, kanë problem të shkruajnë etj.  -Tremori psikologjik ( me prejardhje psikologjike)- paraqitet te personat në kohën kur ata presin diçka  të rëndësishme. P.sh. te studentët para dhe gjatë provimit, tek simpatizuesit e flakët sportiv para ndeshjeve, tek sulmet e panikut që paraqiten si pasojë e përjetimit të frikës së  madhe. Te personat që kanë tremor psikologjik  presioni dhe dridhja rritet nëse ata gjinden në ndonjë shoqëri më të gjerë, dhe posaçërisht nëse është fjala për njerëz të rëndësishëm për ta dhe të panjohur. Gjithashtu kjo dridhje mund të vij edhe në rast të përdorimit të barërave të ndryshme, alkoolit, kombinimit të pijeve energjetike me alkool, kur zemra është e dëmtuar etj. Prandaj, personat që kanë këto simptoma (shenja) nuk kanë nevojë të marrin kurrfarë barërash por duhet që të paraqiten te neurologu. Neurologu do të konstatoj  se për çfarë lloj tremori bëhet fjalë. Nëse bëhet fjalë për tremor organik , ai trajtohet  me barëra, nëse bëhet fjalë për tremor psikologjik, ai trajtohet me  psikoterapi duke u kombinuar eventualisht edhe me barëra antidepresive. Megjithatë, dridhja e duarve më së shpeshti është problem që vjen “nga koka”, pra nuk ka prejardhje organike. Dridhja e duarve është edhe më intensive kur personi mendon për të, gjë që tregon se është psikologjike dhe jo organike. Shprehja “nga koka” nuk do të thotë se personi e mendon ose e bënë me qëllim. Kjo vetëm do të thotë se dridhja e duarve është pjesë përbërëse e reagimeve  emocionale në ngjarjet që ndodhin në ambientin që e rrethon personin.Nëse personat me shqetësime të tilla dëshirojnë të largojnë këto shqetësime ata duhet të shmangen nga emocionet disfunksionlae (të këqija, negative, jo të mira) siç mund të jenë frika, ankthi, pakënaqësia, paniku etj. Kjo duhet dhe mund të bëhet me psikoterapi nga ekspert të kësaj fushe. Përfundimisht në këto raste është e domosdoshme që të vizitohet neurologu ose psikologu dhe të konstatohet saktë se për çka bëhet fjalë dhe pastaj të vazhdohet me trajtim sipas nevojës.Gjithë të mirat Valdet Plakolli 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: