deshtimi ne msime

deshtimi ne msime

Kam nje problem lidhur me mesimet,jam ne perfundim te studimeve bachelor por me kan mbet edhe kater provime e sado.qe po mesoj spo i jap sot dhe.me.e keqja.eshte qe sa her qe bie nga ndonje.provim kam shum probleme me te.fejuarin dhe mbi te.gjitha i kam dhem.fjalen atij qe so ti jam provimet brenda 2013,por mesa po e shoh spo mundem tja dal dot.ta mbaj premtimin,me ndihmoni me.ndonje keshille sepse jam.shum shum e stresuar

Një koment për “deshtimi ne msime”

  1. MSc. Ardita Bahtiri - Psikologe shkollore says:

    Përshëndetje Dudulina,Faleminderit që i je drejtuar shërbimit tonë për t’u këshilluar!Në letrën drejtuar shërbimit tonë t’i ke shfaqur brengën tënde lidhur me rrjedhën e studimeve tua. Ti je në përfundim të studimeve, mirëpo ke ende edhe katër provime për të mbaruar. Ti pohon se sado që po përgatitesh prapë nuk po arrin t’i mbarosh, kjo pason mandej edhe me problem me të fejuarin tënd, pasi që i ke premtuar se do t’ mbarosh studimet brenda këtij viti. Shpesh ndodh që gjërat të mos rrjedhin ashtu siç presim, kjo mund të ndodh edhe me studimet. Sado që mund të jetë stresuese dhe frustruese mos kalimi i provimeve, e rëndësishme është që të mos heqësh dorë nga provimet, të vazhdosh të përpiqesh, të ndërrosh metodat e të mësuarit etj.  Psh nëse forma e provimit është me shkrim, provo të bësh ushtrime me shkrim, kalo më shumë kohë duke përsëritur sesa duke lexuar. Përpos kësaj ti e ke edhe brengën e thyerjes së premtimit. Normalisht që personat e afërm i gëzohen sukseseve tona, mirëpo para së gjithash jemi ne ata që brengosemi më shumë e që merremi më tepër me to. Askush më shumë se ju nuk do që të arrini suksese, andaj edhe i fejuari juaj duhet të ju kuptojë, e të ju vlerësoj e të ju mbështes për përpjekjet që po bëni. Po e përsëris prapë,  rëndësishme është të mos hiqni dorë nga synimet tuaja.Shpresoj që përgjigja të ju ndihmojë.Gjithë të mirat! Mund të na shkruan prapë! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: