dashuria

dashuria

jam ne lidhje 3 vjeqare, qdo dite pyes veten edhe mundohem te ndryshoj, por shume e kot, jam shume xheloze. qdo gje qe ben i dashuri im, mua me pengon. nuk e kam ditur kurr qe jam aq xheloze deri sa jam dashuruar kaq shume. dashurine e kam reciproke, edhe i dashuri sillet mire me mua dhe me do shume, mirpo xhelozia ka lindur nga profesioni i tij, sepse mirret me profesion qe eshte kogja i rend te pranohet nga rrethi jone, e sidomos ne kosove qe eshte nje vend shume i vogel. ju lutem ndimomni qfar duhet te bej, xhelozia e tepert po me shkatrron 🙁

NjĂ« koment pĂ«r “dashuria”

  1. Anonymous says:

    Përshëndetje  e  “merzitura”, Faleminderit shumë që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tëndë. Nga kjo që ke shkruaj më ke lënë të kuptoj që je duke kaluar në gjë shqëtësuese për ty. Andaj të përgëzoj për kurajon që ke gjetur për të na shkruar dhe për tu marrë me këtë cështje. Kjo tregon që ti je e gatshme dhe ke vullnetin e duhur për të punuar me veten dhe për të bërë ndryshime pozitive. Xhelozia  është një emocion i natyrshëm, mirëpo shpesh mund të jetë i dhimshëm dhe i vështirë për të kontrolluar.  Edhe pse xhelozia mund të shfaqet edhe mes anëtarëve të familjës, shoqërisë ose raporteve tjera, më së shpeshti ajo shfaqet në marrëdhënie romantike- ashtu sic ka ndodhur edhe me ty.  Ndonjëherë një dozë e vogël e xhelozisë edhe mund të jetë e shëndetshme  nëse është e menaxhuar mirë sepse i bën partnerët të vlerësojnë njëri tjetrin dhe të shtojnë pasion në lidhje. Mëgjithatë, xhelozia e tepërt mund të shkatërroj një lidhje e  në raste të caktuara të jetë edhe e  dëmshme për shëndetin. Xhelozia buron si ndjenë atëherë kur ndjen që dikush ose dicka po e kërcenon dickadikë që e cmon. Si e tillë të bën të ndjehesh ndoshta edhe të zemëruar, në ankth dhe të kërcënuar, bëhesh hiper-vigjilente, e tej-ndjeshme dhe posesive. Po mendoj se si mendoj se si profesioni i tij mund të të bej ty të ndjehesh xheloze?Nëse ndonjëherë ke pasur ndonjë situatë reale ku vërtetë ke parë që dikushdicka po e kërcënon atë raport që ke ti më partnerin tënd?!Shpeshherë kur një person është xheloz në ndonjë lidhje ka të bëj  më atë që ndjehet i pasigurt në atë lidhje.  Kjo mund të ndodh për shkak se keni arsye të vërtetë për  të dyshuar në përkushtimin e personit tjetër ose mund të jetë për shkak se jeni duke ekzagjeruar ose duke dalur përtej perspektivës të disa veprimeve të partnerit tënd. Të ftoj të mendosh se sa kjo ndjenjë po ndërhyn në jetën tënde normale? A po e lëndondëmton partnerin tënd kjo xhelozi?  Nëse ke ndjenjën që kjo xhelozi po të kontrollon më shumë se sa që ti po e kontrollon atë ?  Nëse e kuptongjen që shumica prej këtyre përgjigjeve janë pozitive,  atëherë duhet të bësh kujdes sepse  në këtë mënyrë xhelozia mund të marrë kontroll mbi jetën tënde dhe të qoj edhe në probleme tjera si probleme më gjumin ose rënie të apetitit. Madje në raste të caktuara kur nuk menaxhohet mirë kjo ndjenjë mund të qoj edhe në depresion e edhe të ketë efekte të ngjashme si ankthi. Përvec kësaj xhelozia mund të ndikoj në mënyrë negative në lidhjen tënde sepse edhe në raste kur partneri është shumë i përkushtuar, ashtu sic duket të jetë i partneri yt nga përshkrimi që ke bërë, mund të përfundoj  ashtu që partneri të ndihet i lodhur nga e gjithë kjo situatë sidomos atëherë kur partneri ndjenë që kjo xhelozi është e pabazë.  Po ashtu partneri yt mund të ndjehet i lënduar, në ankth dhe madje i zemëruar që nuk po i besoni, që mund të coj edhe tek një harxhim emocional prej anës tij. Megjithatë është shumë e rëndësishmë që ti  të bisedosh me të dashurin për atë se si ti ndihesh. Mirëpo duhet të jeni të kujdesshëm  që të bisedoni për këto ndjenja që kekeni pa e fajësuar ndonjërin  për gjithë këtë dhe në ndonjë vend të qetë. Provo t’ia bësh me dije se cfarë të brengosë dhe të bën të ndjehesh xheloze. Prandaj është shumë thelbësore që të komunikoni mes vete në mënyrë që të kuptoni më shumë dhe më mirë se si tjetri  i sheh veprimet dhe situatat e caktuar dhe kështu të gjeni një mënyrë të përbashketë të funksionimit  pa tensionime  dhe pa  u ndjerë xheloze.Mund të të ndihmoj po ashtu nëse takon ndonjë profesionist psikolog, qoftë individualisht ose edhe si cift.  Psikologu mund të të ndihmoj që ta eksplorosh më shumë se cfarë të shtyn ty të bëhesh  kaq shumëxheloze.  Së fundi të sygjeroj të provosh ti menaxhosh këto ndjenja  duke provuar të mendoni në mënyrë sa ma objektive në momente kur përjetoni këto ndjenja duke i besuar vetes dhe dashurit tuaj  më shumë. Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak me këtë përgjigje. Na shkruaj pa hezitim për këtë apo ndonjë shqetësim tjetër. Mirëmbetsh.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: