Pershendetje.jom 29vjet

Pershendetje.jom 29vjet

Pershendetje.jom 29vjet E kom ni hall qe spo i di zgjidhje. Jom i dashurum me nje 26 qe jeton nEurop. Duhemi per stepermi kur jemi bashk. Mardheniet sexuale i kem shum tmira mirpo ajo po gjelozon teper. Madje veq 1 or mos mju lajmru nuk mflet man inot nmu. Qka me bo tash ka me ardh nKs duhet me vendos perfundimisht. Nhall kom ra gjelozin e ka ectreme mirpo kur jem bashk ska kush qe na ndalon dashnin qe e kem per njoni tjetrin. Jom i lumtur qe e kom. Ama ajo di duketka shum dyshime mos po e tradhtoj. A kishit mujt me msygjeru diqka se mu nda prej.saj kam tentu po eshte e pamundshme. Ju faleminderit. Ju pershendes

Një koment për “Pershendetje.jom 29vjet”

  1. Adriana Mani says:

    Përshëndetje

    Ju përgëzoj që keni një lidhje kaq të fortë dashurie. Ne çdo raport ka konflikte, pakënaqësi, grindje, prandaj, përkushtoju lidhjes tuaj dhe mundohu ti ndihmosh të dashurës tënde të dalë nga kjo gjendje. Bisedoni me të për këtë problem, pretendimi se problemi juaj nuk ekziston nuk e përmirson situaten tuaj. Mënyrë më e mirë për të zgjidhur këtë situate është përballja me problemin. Komuniko hapur me të, pyete në lidhje me ndjenjat e saj, përvojat negative dhe emocionet që e kanë prekur atë dhe që e kanë bërë të ndihet në mënyrë të tillë. Mundohu të zbulosh shkakun e xhelozisë së saj. Vetëm kur ju e dini se çfarë e ka shkaktuar atë, e keni më të lehtë për ta ndihmuar atë ta kalojë këtë fazë si edhe për ta bërë atë të ndjehet më mirë dhe më e sigurt në marrëdhënien tuaj. Tregoji asaj qe ju duket tërheqëse, që e vlerësoni si femër, shprehja asaj ndjenjat tua në lidhje me të. Një grua që ndihet e vlerësuar dhe e dëshiruar do të jenë e lumtur në marrëdhënien e saj. Ju uroj gjithe te mirat!

    Adriana Mani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: