Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 tetor 2013

Dita Botërore e Shëndetit Mendor është themeluar në vitin 1992 në sajë të punës së Richard (Dick) Hunter, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore për Shëndetin Mendor.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor ngre ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.Dita promovon diskutim të hapur të çrregullimeve mendore, dhe investimet në parandalimin dhe trajtimin e promovimit të shërbimeve të shëndetit mendor.

Këtë vit tema për këtë ditë është \”Shëndeti mendorë dhe të moshuarit\”, thekson faktin se në vendet e zhvilluara, njerëzit jetojnë më gjatë e cila përfshin më shumë vite në punë, më shumë vite jetese aktive në pension dhe një numër në rritje i njerëzve në moshat 80 dhe 90 vite. Në vendet me të ardhura të ulëta njerëzit shpesh kanë një jetëgjatësi më të shkurtër dhe marrin një ndihmë më të vogël.

\’\’Psikologu i nderuar Z.Reinhard Guss nga Divizioni i Shoqërisë së Fakultetit të Psikologjisë Klinike, të psikologjisë së të moshuarve tha:\’\’

\’\’Është fantastike që Dita Botërore e Shëndetit Mendor 2013 është përqëndruar në shëndetin mendor të të moshuarve. Në vitin 2012 ne kemi mirëpritur vendimin e Departamentit të Shëndetësisë për të caktuar një këshilltar kombëtar për përmirësimin e qasjes në terapi psikologjike për njerëz të moshuar dhe ne kemi punuar nga afër me ta për të zhvilluar udhëzime për të ndihmuar dhe përmbushur nevojat e këtij grupi. Njerëzit e moshuar shpesh kanë disa probleme shëndetësore në të njejtën kohë; si demenca, probleme me zemër, kanceri dhe diabeti janë të njohur për të vënë njerëzit në rrezik për çrregullime mendore, si dhe një numër i madh tyre mund të përjetojnë depresion dhe ankth.
Ata janë një pjesë vitale e komunitetit tonë dhe përmirësimi i rezultateve për këtë grup të lënë pas dore do të sjellë përfitime për shërbimin shëndetësor dhe ekonominë më të gjerë.\’\’

Profesor George Christodoulou, President i WFMH, shpjegoi:

\’\’Dita Botërore e Shëndeti Mendor 2013 synon të inkurajojë qeveritë dhe organizatat në gjithë botën, në vendet me të gjitha nivelet e të ardhurave, të shikojnë rreth çështjeve të shëndetit mendor të përjetuara nga njerëzitë e moshuar në komunitetet e tyre dhe të marrin në konsideratë nevojat e tyre për mbështjetje dhe shërbime. Përmirësimet në dispozitat për kujdesin kërkojnë planifikim të kujdesshëm, mbrojtje dhe përfshirje të individëve në fjalë.\’\’

Na përcjellni edhe në: