Nje pytje per te gjithe ju qe kyqeni ne kete faqe

Nje pytje per te gjithe ju qe kyqeni ne kete faqe

Ok fillimisht i lexoj pytjet e tjerve dhe per bes ngushllohem thom paska edhe ma keq, anyway jam Ermali jetoj ne NY, jam biloner me pelqen te them kta fundit LOL, jetoj vet, me nanen nuk flas as nuk dua ta takoj me ka rrejt per baben, jam rrit tu e dasht njerin qe nuk eshte baba jem hiq, po shyqyr u dek duke mendu qe jam djali i tij e nuk e ka perjtu kete qe perjtova une cfare nane eshte kjo? kam shume urrejtje mbrenda dhe me kta kosoves nuk flas sepse ata te ngojn dhe dojn veq nese kan interes sidomos femnat, wtf e urrej kosoven, po nejse se prej nje teme ne tjetren po dal palidhje…. halli im nuk krahasohet me te juvinn sa i lexova pytjet po prap dua tjav bej nje pytje: Cka kishi ba te ishi ne poziten time? une po qmendem asgje nuk me ngushllon as paret as veturat as biqat asgje, ne syt e gjithve jam bankomat edhe familjes, dje deshta te bej vetvrasje ne nje ure me vetur, por mu kujtu nje shok i vjeter i cili eshte hoxh, thoshte se muslimani e ka ndalushme sepse me vetvrasje nuk mbaron po fillon denim me i keq, UNE PO QMENDEM

9 komente për “Nje pytje per te gjithe ju qe kyqeni ne kete faqe”

  1. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke shkruar dhe besuar pikërisht neve, atë cfarë po të shqetëson së brendshmi që duket që të ka vendos në gjendje të vështirë emocionale, por edhe mendime të rënda. E kuptoj që kjo s’është aspak e lehtë.
    Më vjen mirë që ke marr kohë për tu konsultuar me faqen dhe problematikat e shprehura aty. Është e vërtetë që njerëzit kanë pothuajse të gjithë sfida, vështirësi, dilema të ndryshme, probleme të rëndësishme për ta që ndoshta ne nuk i shohim apo nuk përballemi shpesh në të përditshmen, por aq na bëjnë edhe të kuptojmë që s’jemi vetëm, ose të vetmit në atë cfarë është jeta në thelb.

    Më vjen mirë që ti ke arritur të kesh përreth teje një mirëqënie materiale dhe cilësi jete që me siguri ofron edhe shumë paqe, akses dhe mundësi për të bërë gjërat që do. Kjo është e rëndësishme.
    Por në letrën tënde ti flet për dicka shumë të madhe që është paqja shpirtërore, ato ekuilibrat e brendshëm që shpeshherë edhe shbalancohen.
    Dhe paqja jote shpirtërore me sa duket është ngacmuar nga disa gjëra e cështje në jetën tënde. Nga ana tjetër,cdo gjë që na e ngacmon “paqen” është aty për të na ftuar dhe për të na bërë ne të ndërgjegjshëm për tu përballur me të. Shpesh ne i arratisemi me shmangie apo me mendime e veprime të ndryshme asaj që nuk po i përballemi dot. Kjo për të të thënë që edhe kjo gjë është normale, por nga ana tjetër thjesht jemi duke devijuar formë jo të shëndetshme.
    Më vjen mirë që je frenuar gjatë një mendimi shumë të rrezikshëm që ke patur në këto momente që po kalon. Dhe me vjen mirë që ke menduar mbi cfarë të ka thënë shoku yt, por edhe që na ke shkruar. Kjo tregon edhe për dëshirën, por edhe për forcën tënde për tu marr me të vërtetën. Do dëshiroja që ta kishe gjithmonë parasysh këtë gjë.

    Tani do ti kthehem me radhë dhe durim gjithë gjërave që ti shtron në letër.
    Në radhë të parë, duket që je shumë i mërzitur dhe i zemëruar me nënën tënde, deri në një ndjesi mohimi dhe largimi. E kuptoj cfarë ke zbuluar ka qenë e fortë për ty dhe ka ngritur shumë dyshime e ndjesi mbi nënën tënde, por edhe raportet që ke patur.
    Ke shumë të drejtë të ndihesh në këtë mënyrë, por nga ana tjetër ti ke përpara sysh një të vërtetë, me të cilën kërkohet të përballesh. Nuk e di si e ke zbuluar këtë të vërtetë, në rast se të është thënë apo e ke marr vesh vetë, por me siguri ajo që ka ndodh ka një background mbrapa.
    A i di ti arsyet e nënës tënde, rrethanat, ndjesitë, përgjegjësitë dhe shkaqet e vendimeve të saj? Cfarë pozicioni dhe argumenti ka aktualisht nëna jote nga e gjithë kjo? A je i gatshëm ti dëgjosh ato apo ke nevojë për kohë për këtë gjë, apo mendon që ke për t’ju shmangur?

    Besoj se raporti që ke patur me babain që ti ke njohur si të tillë do të ketë qenë i mirë dhe kjo qëndron me ty gjithsesi, pavarësisht cfarë ke zbuluar.

    Nga ana tjetër ti flet për faktin që je bankomat i familjes dhe shumë njerëz të shohin për interes. Besoj që kjo është një gjë me risk sepse mund të jetë kështu në disa raste (mbase edhe shumë), por mund të ndërtojmë vetë perceptimin që është kështu dhe mund edhe ta kufizojmë veten duke mos lejuar të shohim më përtej, por duke përgjithësuar cfarë do lloj interesi nga ana e njerëzve.
    Në rast se ka një sens përgjegjësie kaq të madhe nga ana jote dhe ndjesi se po “përdoresh”, mbase do ishte më e dobishme që të thuash më shumë “Jo” për disa nga gjërat që pretendohet që ti japësh, mbase është më e zgjuar të mos japësh shpejt informacion për faktin e pjesës materiale, por duhet edhe të jesh shume konfidentë si ti menaxhosh marrëdhëniet.

    Ti na ke bërë një pyetje të drejtpërdrejtë “Cfarë kishit ba të ishit në pozitën time”:
    Po ty vetë “Cfarë do të shqetëson më së shumti?” , “Cfarë është gjëja e parë që do doje ta ndryshoje”, “Ka dicka te vetja që do doje ta ndryshoje?” ,

    Unë besoj që ajo për të cilën ti vuan më së shumti është autenciteti i lidhjeve, marrëdhënieve, vërtetësia e tyre. Mendoj që gjëja më e mirë është duke i ofruar vetë këto i pari, brenda kufijve të tu në raport me të tjerët. Mendoj që ja vlen më shumë të jemi proaktive për të besuar në shumë gjëra dhe njerëz përreth.

    Shpresoj që përgjigja ime të të ketë bërë të reflektosh dhe të të ketë ndihmuar, por qëndrojmë në kontakt nëse dëshiron ta vazhdojmë diskutimin,

    Të uroj gjithë të mirat,
    Me respekt,
    Almandina

    1. Ermali says:

      wow sa shume paske shkru, full perkushtim, e vlersoj shume, 3 here e lexova, FALEMINDERIT! Ti kisha dhon disa pergjigjie e disa kunderpergjigjie tjera po pe la me kaq sepse po bahet shume publike.

      P.S e rujta pergjigjien tende ntel,

  2. Bbbb says:

    Pasi ke pasuri dhe e njef zotin, e ke frig nga denimi, ndihmoju njerzve ne nevoj dhe do jesh njeriu me i lumtur ne bote. atehere do e kuptosh misionin tend ne kete jete.

    1. Ermali says:

      Nuk dua te vi ne KOSOVE kurr!!!
      eh sje i pari ose e para qe mthu kta, ndihmoju tjerve nihesh mire, wtf asnihere sjam ndje mire sepse cdo here i kam pergju me mjete teknologjike, si jam largu 100 sene i thojshin per mu, cfare budalle ma fali telin, cfare budalle 1mi euro i dha veq hajt, cfare budalle per ata e ata, et etj,,,, e kur jav lshojsha inxhizimin metshin pa text sdishin as qa me than si arsytim, e kallxom tash A JAM BUDALL?

  3. Xxxxxxx says:

    Ermal, nuk po du me u ndale te pyetja jote se veçse e paske marre pergjigjjen ,po du me u nale te qikjo pjesa e t’ndihmumit .
    Ma s’pari duhesh edhe me dite kujt me i ndihmu.
    Duhesh me e ba njefare hulumtimi per gjendjen e qatyneve qe don me i ndihmu edhe nese veç don me iu ndihmu pernime mundesh edhe me mbete anonim ,keshtu tu iu shmange fjaleve qe kishe mujte me i ni, po per bese qato fjale nuk i nin kur iu ndihmon njerezve te duhur.
    P.sh: a din vec sa falenderues tu kish qene nje student qe don shume me studiu po nuk ka mundesi?
    Nje student qe i duhet nji lloptop?
    Ose familje qe e mshelin diten pa hanger buke.
    Ose veshmbathje te reja per njerez qe veshin veç çka t’i fale najkush.
    Vallah kur t’i gjejsh njerezit e duhur ki me u knaqe shpirterisht.
    (Veç nje shtese per pyetjen tane,,nana eshte personi ma i cmueshem n’kit bote . Edhe pse eshte gabim tejet i madh çka paska ba mundohu per shpirt tanin ,per veten tane me ia jep nje hapesire me pa se ćka e qysh veç mos me bajte ate barren per gjithe jeten,ki mu ndi ma ilehtesun)
    Nuk po e di se kush je edhe qysh i ke ba gjithe keto pare, po parja e ka fuqine edhe me t’qu greminave po nuk dite se çka eshte paresore n’jete edhe çka ia vlen .
    Keshtu qe theksoj prioritetet dhe ec sipas tyre.
    Shendet!
    Te fala nga Kosova haha 🙂

    1. Ermali says:

      Prsh Kosove, sa leht jepni kshilla ju si faturat e shtetit, so qe nuk i di keto sene po sjam tu i pa. Dhe …. anyway sdi cka me te than tjeter.

  4. Anonimja says:

    Pershendetje i nderuar.une qe te shkruaje jame nje nene shume e perkushtuare.ndoshta me shume se qe duhet.andaj kure e lexova letren tende me erdhi shume keq per ty.gjithashtu edhe per nenen tende.sepse sipas mendimit tim nuk ka nen ne bote qe nuk vuan per femijet e vete.andaj te sygjeroj te bisedosh .edhe njehere me nenen tende.sepse ka pasur ndonje arsye te forte qe nuk te ka treguare.ose nuk ka dashur te lendoje.po ti shkruaje kto fjale nga kendveshtrimi i nenes.ty gjithashtu te uroj cdi te mire ne jete.dhe uroj nga zemra te gjesh paqe me nenen tende.p.s.gjithashtu do kerkoja nje ndere per djalin tim nga ti.nese ke mundesi do ta dergoje email adresen e djalit.dhe me beso edhe pse nuk te njohe.qe do te jeme mirnjohse per ter jeten.te lutem nese ke mundesi ti ndihmosh djalit me trego.e tani munde te bisedoni privatishte.mirmbetshe.

    1. Ermali says:

      Mos mfol per dashnin amon nane e bir ose bir e nane, se si kom dy vjet,

      sa i perket kerkeses qysh met besu ty nashti sje nane hiq je dikush qysh edhe e ki shkru anonimja

  5. LolA says:

    Pershendetje dhe te uroj paqe ne shpirtin tan .jam ni zonje nga NYU york. Po me vjen keq qe je ne gjendje te keqe shpirterore pasi edhe une sh keq jam shpirterisht.Por une skam arsye se kam familje te mrekulllushme, e pare sa me jetu kam, e se di po sh here po menoj vdekjen.e me beso duhet me menu se sa gjellje vdekja se zoti na fali e zoti duhet me na marr. mundoju gjej mendime pozitive e besim ne zot se sadopak kalon pak e nga pak harro plize sa te munesh se e di ca po vuan.i shallla zoti na nimon.Amen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: