Frika ne seks

Frika ne seks

Pershendetje Stafi “Nuk je vet” 🙂 deshta te pyes diqka meqense me lejohet
Pytja ime eshte kjo?
Jam e shqetesuar ne lidhje me mardhenien seksuale
Ngjarja eshte ne kete menyre:Une kam nje te dashure dhe shume here kemi pasur mardhenie mirpo kam frike,kuptohet seksi eshte diqka qe me pelqeu sepse perhere te pare dhe ndonjeher nuk i rezistoj mirpo frika ime e vetme eshte se mos mbes shtatezen ose mos mar ndonje semundje edhe pse asnjeri prej neve dyve nuk ka ndonje smundje thjesht nuk e di,dua te knaqem kur vjen ky momenti por prap mbetet ajo frika dhe kjo eshte ajo qfare me brengos,po ashtu eshte i dashuri im dhe se un tani mbush 18 vjec dhe po ashtu te dashurit tim i besoj shume mirpo pasojat ne lidhje me seksin mua po me brengosin, edhe pse perdorim (prezervativ) gjate mardheniev mirpo nuk di si ta zgjedhe apo qfare te beje si te kshillohem mos ndoshta duhet te largohem prej tije edhe pse e dua shume shume,aka mundesi te pakten nje pergjigjeje te mare nga ju psikolog,Ju Faleminderit ahh dhe ju pergezoj shume ne lidhje me kete forum,me pelqeu shume kjo faqeje sepse eshte e vetmja faqe ku njeriu mund ta shpreh problemin e tij dhe te ndihet mir me keshillaa,urime ju pergezoj shummm.

2 komente për “Frika ne seks”

  1. 456 says:

    Dhe un të them të drejtën frigohem edhe pse nuk kem bër por deri sa të vij momenti mka hy frika,stresi se si do t’përfundoj si njeriu që ska përvoj më…

  2. Ida Ternava - Psikologe says:

    E nderuara Ardiana

    Letren tuaj e lexova me kujdes,te falemnderoj qe shqetsimin tuaj e ndan me ne,gjithëashtu falëmnderit shumë për uratën

    Ju jeni mundrua te përshkruani shqetësimet tuaja, duke i refruar pershkrimit qe ju keni bër do mundohem ti përgjigjem letrës suaj.
    Do mundohem të ju jap disa këshilla gjenerale në lidhje më Libidon,po shpresoj që kjo do ju ndihmoj,mirpo për frikën të cilen ju jeni duke e jetura në lidhje me jeten tuaj seksuale ju sygjeroj të takoni një profesionit të shëndetit,ose Mjekun tuaj dhe të këshilloheni direkt lidhur me të gjitha dilemat që ju keni.

    Libidoja apo dëshira për marrëdhënie intime është e rëndësishme, mirëpo edhe faktor kompleks i cili ndikon në seksualitetin e njeriut.
    Është rezultat i proceseve psikologjike, ndërkaq shprehet edhe nëpërmjet përgjigjes trupore
    Nëse themi që dikush ka libido të ulët, fjala është për zvogëlimin e dëshirës për marrëdhënie intime.
    Ky është disfunksioni më i shpesht i seksualitetit, që prek çdo të tretin çift. Libidoja e ulët lehtë mund t’i çrregullojë marrëdhëniet më të mira ndërmjet partnerëve dhe seksualitetin ta shndërrojë në ankth nate.

    Ju këshilloj që të bisedoni me partnerin tuaj pas që ju keni vënë re që kjo po ndodh, mos e fshihni problemin, sepse ai patjetër do të dalë në sipërfaqe. Gjëja më e mirë është që biseda të zhvillohet pa kurrfarë ngurrimi. Para së gjithash, duhet patjetër ta bindim veten se diçka po ndodh dhe përse po ndodh kështu.

    Duke ju uruar që ju të arrini në zgjidhje sa më të shpejt dhe adekuate të problemit tuaj ju ftoj të na kontaktoni kur do që ju keni nevoj.

    Shendet dhe gjithë të mirat

    Ida.T

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: