Vuajtja

Vuajtja

Përshendetje stafi Nukjevet
Dua ta shpreh nje brenge te madhe qe kam ne shpirt dhe po me fundos vazhdimisht.
Ne fillim te vitit 2019 mu esht lajmruar depresioni si pasoj e stresit te leht qe kisha.
Pastaj kam perdor hapa qetsus dhe kam perdor pije alkoholike dhe jam sheruar nga depresioni tani nuk vuaj , por kam vetem stres te madhe dhe vuajtje shume te madhe shpirtrore.
Kam qen i martuar dhe kam nje femije me ish gruan , tani ajo esht martuar dhe une nuk po e kam problem se esht martuar por vazhdimisht po e ndjej veten keq sepse nuk po mund te gjej nje partner per te filluar nje jete te re , mundohem shum i jap vazhdimisht kurajo vetes dhe tentoi te gjej nje person per te filluar nje jete te re pasi qe esht seksi me mungon shume.
Si pasoj kam shum stres dhe shum here me lajrmohet ko pas kohe edhe depresioni qe me kalon shpejt.
Nganjeher me shkon mendja te beje vetrasje per shkak se vetem alkoholi po me qetson.
Jam shum nervoz dhe nuk kam vetbesim edhe pse nuk dua ta pranoj qe skam vetbesim ne vete.
Çka duhet te beje un edhe pse nuk me mungojn ambiciet e medha?

Një koment për “Vuajtja”

  1. Përshëndëtje Toni,
    Faleminderit që kontaktove me faqen tonë. E mirëkuptoj gjendjen në të cilën je, duket se janë
    disa gjëra që po ndodhin njëkohësisht në jetën tënde.
    Së pari, do doja të ndalesha pak në zgjidhjen që gjen tek përdorimi i alkoolit për të lehtësuar gjendjen tënde. Do thoja se alkooli është një mënyrë e përkohshme për t’u ndjerë disi më mirë, por nuk është zgjidhje. Përkundrazi, ka më shumë pasoja sepse njerëzit që e konsumojnë mund të krijojnë varësi. Prandaj, do të të këshilloja që ta shmangje sa më shumë alkoolin. Nëqoftëse mendon se nuk mundesh, mund të drejtohesh në qendra të detoksikimit që të marrësh ndihmën e duhur ose mund të pyesësh.
    Duket se gjendja jote e “depresionit” është paraprirë nga një stres, siç po thua. Do të të sugjeroja të mendoje çfarë ishte stresi? Me çfarë kishte lidhje? Çfarë të shkaktonte konkretisht? A ke pasur situata të tjera të tilla më përpara dhe a kanë lidhje ato me situatën që kishe me stresin? Sepse nga këto që ke shkruar duket se gjendja përsëritet dhe ka nevojë për një terapi më afatgjatë.
    Përsa i përket marrëdhënieve, është njerëzore që të duash të fillosh një marrëdhënie me një
    vajzë/grua tjetër dhe është e rëndësishme që lidhja të fillojë me bazat e duhura. Nevoja për seks
    është një nevojë njerëzore dhe mund të jetë pikënisja për fillimin e marrëdhënies. Në vazhdim,
    një lidhje ka nevojë dhe për ndjenja, intimitet, respekt reciprok etj. Ndoshta mund të reflektosh
    për vështirësitë e tua për të filluar një marrëdhënie, cilën pjesë ke më shumë siklet? Nga buron
    vështirësia për ta filluar? Çfarë mendon për këtë?
    Nëqoftëse nuk përmirësohesh do të të sugjeroja të bëje disa seanca psikoterapeutike.
    Shpresoj të të kem ndihmuar,
    Veronika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: