ushqimet luksoze

ushqimet luksoze

pershendetje e kam nje problem shpresoj te me keshilloj dikush,jam nje djal 20 vjeqar dhe problemin qe e kam eshte se jam mesuar qysh si femije te ha vetem ushqime nga jashte,te ha vetem ushqime luksoze si psh;hamburger,pica,byrek etj.. dmth jam mesuar te ha vetem kesi lloj ushqime ndersa ushqimet e shtepise nuk i ha,as nuk i futi ne goje,ushqimet e shtepis nuk me pelqejn fare,jam mesuar vetem te ha ushqime te shijshme nga jashte,ndersa keto te shtepis fare nuk i ha,nuk e di jam mesuar keshtu qysh i vogel dhe nuk po mund te largoj ket ves,nuk po mundem te ri pa ngrene ushqime nga jashte,keto ushqimet e shtepise nuk me duken te shijshme aspak dhe nuk me ngopin dhe kjo po me sjell shume problem mua dhe prinderve te mi sepse nuk kan para per gjdo dite te me japin te ha ushqime nga jasht,sepse behen shpenzime shume ne kete menyre,shpezimet behen teper te medha,dhe nuk e kam standartin jetesoj te ha vetem ushqime nga jashte,prinderit po me flasin dhe po me thone per gjdo dite,mjaft me ndalo se ngreni ushqime nga jashte,nuk kemi para per te te dhene gjdo dite qe ti te hash ushqime luksoze,une jam i vetdijshme per kete gje,por ja qe nuk po mundem ti le ushqimet luksoze,jam mesuar qe prej femijeris te ha vetem ushqime nga jasht dhe po thuajse e kam te pamundur ti le se ngrenuri keto ushqime,andaj nese ka mundesi ju lutem me keshilloni diqka si ta zgjidh ket problem,a ka ndonje menyre ndonje rrugdalje se si ta zgjidh ket problem me ushqimin qe e kam ?

Një koment për “ushqimet luksoze”

  1. Almandina Guma thotë:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke drejtuar shqetësimin tënd.
    Nga letra jote kuptoj që gjithshka ka filluar si një mënyrë të mësuari më tepër prej prindërve dhe tashmë ti e ke lidhur ushqimin më shumë me ambjentin jashtë se sa ambjentin e shtëpisë, kohën Brenda dhe gjithë kontekstin që lidhet me të. Sigurisht që kuptoj që nuk është e lehtë të kalosh nga një sjellje në tjetrën, për më tepër kur kjo sjellje është mësuar nga ambjenti familjar dhe tani përcaktohet si një gjë e pararsyeshme ose e vështirë për ta siguruar më tëj.
    Unë kam disa pyetje për ty që mund të bëjnë të reflektojnë dhe ndoshta të gjesh edhe një lloj zgjidhje:

    Ka ndonjë arsye pse këto quhen pikërisht ushqime luksoze apo lidhet vetëm me faktin që kushtojnë? Ke ndonjë reagim ose ndjesi ndaj prindërve lidhur me këtë fakt?
    Mendon se po ushqehesh në formë të shëndetshme dhe a ka ndonjë kuptim për ty kjo ose sa e rëndësishme është në perceptimin dhe stilin tënd të jetesës? Ky ndryshim që do të nisësh është më tepër prej familjes dhe pamundësisë apo motivohet nga vullneti yt?

    Ca kuptimi ka për ty kur ha ushqime në shtëpi? Ka ndonje moment kur mund të shijojë pak më shumë kur e konsumon dicka në shtëpi? Ka ndonjë ushqim shtëpie që të pëlqen pak më shumë? Nqs do ta filloje me ndonjë që s’të krijon kaq shumë ndjesi, kush do të ishte?
    Përderisa ti flet për pica, byrek, ke provuar ndonjëherë të ti bëjë dikush në shtëpi? Ndoshta mami, ndonjë gjyshe ose I afërm me të cilin shijon edhe kohën, ambjentin Brenda me të dhe bisedën me të? E ke provuar ndonjëherë? Cfarë ka ndodhur?
    Ke provuar ndonjëherë të hash ushqime të cilat gatuan në ambjente jashtë ose restorante, që ngjajnë me të shpisë që të mësohesh me to?
    Unë mendoj se ndoshta është mirë duke filluar gradualisht dhe të provosh në formë të qetë dhe pa presion, disa nga shembujt si më sipër, psh gatimin nga dikush I preferuar, provimin e dickaje, provimin e gatimeve të shtëpisë në ambjentet jashtë, shoqërimi me një person ose kohë të mirë familjare gjatë një dreke gatimi, ku ty të shijon edhe atmosfera edhe biseda.

    Mendoj në përgjithësi që nevojitet të kuptohen pak më shumë shkaqet paraprakisht në mënyrë që edhe strategjitë për tu marr me këtë gjë të jenë efektive por shpresoj se kjo përgjigje të ndihmon.
    Të uroj gjithë të mirat më tej.

    Almandina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: