Tradhetia

Tradhetia

Pershendetje Vajza, Ju lutem shum mos e vononi kete mesazh se kam nevoj per ndihmen tuaj shum urgjent … Jam e martuar qe 4 vite kam nje djal 2 vjet e gjysem dhe jam 6 muaj e gjysem shtatezene..
Me burrin tim kam pasur shum mardhenie te mir koh me pare por dita dites po vinte situata duke u ftof prej njeri tjetrit dhe filluan dyshimet e mia fillova ta kontrolloj dhe ti shkoj nga pas ..
Ka 2 dit qe kam kapur burrin duke me tradhetuar me nje tjeter , ikam kapur fotografi shum gjera te renda permua sa mezi po i perballoj , kjr ikam pa per her tpar fotografi ne shtrat me besoni kam tentu te bej vetvrasje po me ka ndalu fmija nbark dhe djali im 2 vjeqar se jam me ni familje qe jan shum njeres me tradita familjen ikam larg nuk ishoh me vite..
Burri po me thot po me premton se ska me ndodh me kurr ekam pa thot vet se kam gabu shum se tkam be keq ty edhe po sillet si me pishmanllek dhe me k thene se ka qen i ndar prej saj rreth dy muaj pastaj esht bashku per 1 jav por thot se eka len dhe premton se nuk do ta bej me ne jete.. Por si ta besoj qe te mos e bej me mua sa her qe me prek me dore ai me duket sikur po e prek ate vajzen .. jam shum e merzitur nuk di se cfar te bej edua shum dhe jam ne nje gjendje te rende depressioni kam nevoj per kshillen e juaj sepse nuk kam mundesi as ne psikolog me shku se familja e burrit jan njerez shum tposhter.. nukdi se cfar te bej si ta ndaloj si ta rikthej jeten time nganjeher them me vete do mar cunin dhe veten do bej aksident me makine dhe ai te vazhdoj te jetoj i lir … Nuk mundem jam shum e merzitur jam shum e ngaterruar shpirterisht nukdi se si te veproj dhe si ta zgjidh situaten ne jeten time .. Ju lus shum disa keshilla 😭😭😭

Një koment për “Tradhetia”

  1. Lediona Braho says:

    Pershendetje,

    Me vjen shume keq qe je kaq e shqetesuar. E kuptoj dhe me te drejte qe ndihesh e inatosur, e zhgenjyer dhe e trishtuar per veprimet e bashkeshortit. Mendoj qe sado te te kerkoje falje e te ndryshoje sjellje, ne kete faze, do vazhdosh te jesh e shqetesuar dhe dyshuese tek ai. Mirepo, une te keshilloj te kthehesh nga vetja dhe nga femijet e tu. Sa shume nevoje kane ata qe ti te jesh mire dhe te mbledhesh forcat ne keto momente, sa shume nevoje ke dhe ti te jesh aty, se pari per veten tende si nene dhe si nje grua shtatzane, por edhe per ata te dy qe te japin jete dhe buzeqeshje. Gjithashtu, perpiqu t’i japesh pak kohe vetes dhe te fokusohesh te shtatzania dhe te femija i vogel, qe te ndjesh gjithe rendesine qe ata kane per ty dhe gjithe te drejten e botes qe ata kane per te qene mire dhe te lumtur. Nuk duhet te lejosh qe dikush t’ua heqe kete te drejte, aq me pak ti, qe je nena e tyre (e kuptoj pafuqine tende nga roli i gruas, por roli i nenes mbart shume fuqi).

    Te sugjeroj te flasesh me njerez te afert per t’u treguar sesi po ndihesh dhe per t’u kerkuar edhe mbeshtetje. Mos e perjeto kete gje e vetme! Nese e ndihmon veten tani, do kesh nje jete te gjate perpara me femijet e tu (dhe nese situata sqarohet dhe gjeni paqe, edhe me bashkeshortin tend). E kuptoj qe tani mund te te duket shume e veshtire, por çiftet mund te kalojne shume kriza dhe krizat duhen pare si mundesi per te ndryshuar gjera te caktuara ne marredhenien tuaj, si komunikimin dhe intimitetin tuaj ne çift.

    Ne leter ke shkruar qe nuk ke mundesi per psikolog, ndaj do te te sugjeroja te perdorje edhe sherbimin tone (letrat dhe chat) qe eshte falas.

    Uroj te te kem ndihmuar sadopak. Je e mirepritur te shkruash perseri,

    Sinqerisht,
    Lediona Braho
    Psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: