Te perziera
Pershendetje te nderuar e kam nje shqetesim.
Para 5 vite kam pasur ankth ne gjume dhe prej asaj dite kam pasur shqetesime si psh:frymarrje e zorshme mendjemarrje ngushtim ne gjoks mendime negative disi si aritmi me rrah zemra shpejt mendime jo ka mem ndodh kshtu jo ka me vdek taman tham ska me mendu kshtu ma lumturohna po prap me kap si vrull i nxeht nga gjoksi te nalt mu liget krejt trupi kam
Frik edhe nga temperaturat e larta mu doket qe po me nxanet fryma sdi pse nga po me vi kto mendime sepse kam qene nje djal teper me humor te mir tash spo kam as disponim per humor as kurgjo
I kam kry 12 senaca tek psikologu me ka ndihmuar shume por tash prap po e ndi veten te vetmuar disi me duket qe po me shikojn tan mendoj qe kam ndonje semundje te rend dhe te pa sheruar
Qfar me sygjeroni te bej sepse mu ka ber jeta disi e veshtir me kto sene faleminderit parapeakisht
Pershendetje Gimi dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
Me vjen keq per te gjithe momentet e veshtira qe po perjeton, pasi e kuptoj qe te gjitha simptomat qe ti ke jane te veshtira dhe te lodhshme. Frika se dicka e keqe do te te ndodhe, marramendjet, te perzierat, veshtiresite ne frymemarrje, mpirjet dhe shtrengimet ne trup jane nje tregues i nje gjendje te veshtire dhe strapacuese neper te cilen qenia jote po kalon. Megjithate, me vjen mire qe keni kerkuar ndihme per veten dhe jeni drejtuar drejt personave specialist per te permiresuar gjendjen dhe mesa me thoni kjo gje ka patur nje ndikim pozitiv tek ju.
Pese vite jane nje kohe e gjate per te instaluar nje gjendje ne psiken tone dhe rikthimi e riperjetimi i simptomave ndodh te jete i mundur edhe pas nje trajtimi te mundshem.
Une do te keshilloja qe te kryenit nje vizite me nje mjek psikiater dhe te beni nje kontroll te plote ku te ndani historikun tuaj, trajtimin qe keni marre dhe rikthimin te simptomave e gjendjen momentale qe keni. Me pas, mund te konsideroni sipas rekomandimeve te mjekut trajtimin ne vijimesi.
Une pres te me shkruani serish, te degjoj mbi ecurine tuaj dhe t’ju ndihmojme me cdo gje qe mundemi.
Ju falenderoj dhe degjohemi,
Uarda