Te jesh 20 dhe rremuje

Te jesh 20 dhe rremuje

Pershendetje!Jam nje studente 19 vjec ne Tirane,nuk banoj aty por e bej dite per dite vajtje ardhje,pavaresisht ngarkeses se shkolles rruga me ha 2 ore,prinderit sidomos mamaja nuk esht dakort q une te banoj ne tr po une gjithmone km qen e ides q ne nje moment duhet te behem e pavarur dhe te njoh veten ne rrethana te ndryshme.Pavaresisht gjykimit q njerzit me bejne per faktin q pse se vazhdoj shkllen ne qytetin tim dhe e bej ne tr vajtje ardhje personalisht kam filluar te ndihem shume keq per shume gjera e para eshte fakti qe nuk kam arritur te kem nje pune qe te perballoj shpenzimet e mia dhe akoma u bie ne qafe prinderve dhe shpesh stresohem per faktin se si nje 20 vjecare nuk kam gjerat ne vije per vete po arij te shikoj se sa impakt ka cdo gje mbi mua dhe nuk ndihem e shendetshme ne cdo aspekt.Se fundmi po medoj qe te aplikoj per shkollen jasht mendim qe mamit(me mamin jam shume e lidhur por shpesh her ajo eshte shume overprotektive ku nuk me lejon qe une vet te perballem me ca gjera si psh se fundmi kam marre patenten dhe jam praktikuar m prinderit q ta marr rreth e qark qytetit jo jasht ti nrml por kur une kerkoj q ta marr vet ajo mthot q jo se eshte shume e rrezikshme dhe se pasojat mund te jen shm fatale dhe se ajo eshte lodhur kaq shume per tme rritur sa nuk don tme humbase)iu duk goxha vendim bomb dhe situaten e ktheu mbrapsht dhe sic thash duqenese nuk ndimet mire me veten kam pasur polemika ne shtepi dhe gjithmone debatet nisin nga un.Mami faktin kur une them q dua te jetoj vetem e kthen dhe thot e une po elej vetem dhe sesi ajo anjeher nuk me ka lene mua vtm dhe nuk ben dot pa mua(dhe motren) e bukra eshte qe se fundmi mami deshiron te beje nje femije dh duke qenese ajo ka shume komplikacione me shendetin dhe “trauma”nga shtatzanite e kaluara stepet ta beje kur shprehet me mua kerkonn aprovim dhe mbeshtetje nga ana ime gje q e ndjej po une sinqerisht ndihem e bllokuar dhe nuk se cfare te bej.fakti qe po shkruaj ketu dmth qe prinderit e mi asnjehere nuk kane qene dakort qe te vizitohem ose konsultohem me nje psikolog dhe pse jam kam kerkuar vazhdimisht.Faleminderit per kohen dhe sinqerisht do ju isha shume mirenjohese nese do me jepnit kendveshtrimin tuaj!

5 komente për “Te jesh 20 dhe rremuje”

  1. Pershendetje e faleminderit qe ke ndare me ne shqetesim tendin.

    Mua me vjen mire qe ti ke nje familje qe te do dhe qe kujdeset per ty dhe per gjerat e tua. Ky eshte nje fat i madh qe jo te gjithe e kane mundesine ta kene. Ata gjithashtu, jane kujdesur qe ti te ndertosh nje te ardhme te mire, duke zgjedhur te sakrifikojne dhe te te shkollojne (gje qe gjenerata e prinderve te moshes tende e konceptojne si investimin me te mire per nje te ardhme te sigurt dhe te qete per femijet e tyre).
    Format e prinderimit jane te ndryshme, duke variuar nga ato neglizhente, tolerante e deri te ato ‘overprotective’ dhe kjo gje vjen si pasoje e faktoreve te ndryshem, per te cilen duhet nje analize personale e familjare per te zbuluar shkaqet.
    Mesa po kuptoj, ti je femija i madh ne familjen tende dhe sipas studimeve rrisku qe mbi keta femije te hidhen te gjitha llojet e ndjesive qe nje prind mund te kete ndaj femijes eshte i larte – pritshmerite, dashuria, kerkesa e llogarise, afeksioni, deshirat, endrrat e paplotesuara e shume te tjera dhe kjo gje nga nje efekt me konotacion pozitiv nisur nga prinderit mund te shnderrohet ne nje lloj ngarkese dhe kufizimi lirie per femijen, duke prodhuar perjetimet qe ti me ke shpjeguar me lart. Ti je nje vajze e rritur dhe e zgjuar, pasi arrin ti kuptosh dhe ti analizosh shume mire situatat. E kuptoj qe mbase frika apo ndjenjat e fajit per te lenduar prinderit, mund te pengojne te komunikosh vertet ate qe ndjen dhe qe do doje te shprehje. Une mendoj qe natyra njerezore ne thelb eshte egoiste kur behet fjale per gjerat qe i duam me zemer. Dhe e kuptoj qe prinderit, per sa kohe ne u japim mundesine qe ata te administrojne ne cdo kohe planet, situatat dhe jeten tone do te ishin ne nje pozicion shume komod (duke supozuar qe ata me siguri do te zgjedhin me te miren per ne) dhe kjo na ben ne aktore dytesore ne jeten tone.
    Une mendoj qe te nisesh dalengadale ta shohesh situaten si vete e trete dhe te nisesh me mendje te projektosh indipendencen e vetes (gradualisht pa shkaktuar lendime te medha per ty) dhe masen sesa nuk e percakton askush me mire se ti.
    Mund te zgjedhesh te komunikosh me prinderit dhe mamin ne vecanti per deshirat e endrrat e tua, per planet e tua ne jete, per hapat qe do doje te ndermerrje duke i shprehur njekohesisht dashurine qe ke per ta dhe sesi keto deshira mund te gjenin nje ekuiliber pa i cenuar thellesisht dhe pa i lene pas dore edhe ata.
    Mbase, komunikimi i hapur ne nivel ndjesor do te ishte hapi i pare i ndryshimit te disa gjerave. Asgje nuk ndodh pernjehere, ama dalengadale, ekspozimi i shpeshte ndaj kesaj teme, mundet ti beje me familjare dhe me pranues me ceshtjen prinderit e tu. Per sa i perket gjenerimit te te ardhurave, mendoj qe duhet te vleresosh kushtet. Fakti qe ndjek studimet dhe te duhet te levizesh cdo dite nga nje qytet ne tjetrin, mendoj qe i veshtireson mundesite e tua per tu angazhuar ne nje aktivitet me pergjegjesi sic eshte puna. Keto jane vite investimi, te cilave padyshim do u marresh frutet me vone. Megjithate, vleresimi i kushteve behet gjithmone nga ty.

    Une te falenderoj shume dhe pres te me shkruash per me tej vijimesine e problematikes tende.

    Uarda

    1. CK says:

      Pershendetje!Ju falenderoj jashtezakonisht shume per kohen dhe per mendimin tuaj rreth kesaj ceshtje!Sic e permenda asnjehere nuk kam pasur mundesi te hapem me dike jashte “rrethit”ose me dike profesionist dhe sinqerisht kjo ka shume vlere per mua!Te falenderoj!Ditet e fundit jua kam shprehur mendimin prinderve qe dua te vazhdoj studimet jasht per drejtesi(momentalisht jam ne vit te 2te per drejtesi)dhe qe me intereson karriera ne biznes ne kete dege dhe praktika ne vende te europes me duket nje goxha investim pikerisht dje mami po me thoshte qe i duket “kot”fakti qe pse jam fiksuar me biznesin.Mami gjithmone i ka pelqyer profesioni si gjyqtare ose prokurore(sic e permendet duan me te miren)po une realisht e gjej veten aty pavaresisht ksaj me pas me shprehu deshiren qe don te beje nje femije por ka frike.Kam nje lidhje shume te ngushte me mamin dhe po kuptoja se po perpiqej te kerkonte mbeshtetjen time dhe une i thash qe per cdo veshtirsi do jem aty per te.Babai ka nje biznes te vetin,mami punon 6 ore dhe pavaresisht ketyre kane hapur nje biznes tjtr te vogel ku momentalisht te gjithe jemi perfshire nga pak.E kuptoj sa lodhen dhe e shumzoj lodhjen time pavaresisht shkolles me 0.Deshira per te ikur jasht dhe te behem karakteri kryesor i imi perplasem me tgjitha keto.Me duket kaq situate komplekse dhe do doja kaq shume qe te arrija te kisha nje moment “qetesi” nga tgjithe kjo.Kam 3-4 vjet qe kam probleme me anen psikologjike saqe po ta nis nuk mbaroj.Nese mund tju pyes nese ne nj fare menyre arrije qe te nis seancat psikologjike a mund te zgjidh ndonje gje?Jam perpjekur te zgjidh vete ose te diagnostifikoj problematikat e mia dhe si 0 eksperience qe kam dhe me shume pak njohuri kam arrije te kuptoj qe kam eating dissorder nk arrije te menaxhoje ushqimin kur jam ne stres ne kohe sezoni shtoj shume kile,ankth para provimeve ose kur ndjej shm ankth me duken sikur me priten kycet e duarve dhe me presin ndjej shume dhimbje,Alexithymia po kam jashtezakonisht shume problem me te shprehurit ndjesite e mija,mungesaa e vetbesimit etj etj perseri ju faleminderit per kohen tuaj he me falni per tekstet kaq te gjata!

      1. MSc. Uarda Beçerri says:

        Te pershendes dhe te falenderoj tej mase qe me rishkruajte.
        Me vjen mire qe gjerat disi po i sheh ne nje dimension tjeter dhe po mundohesh te vendosesh nje komunikim me te mirekuptueshem me prinderit e tu.Gjerat qe ti ndjen jane veshtiresi personale te cilat kane kapercyer nje stad me tej duke prekur dhe pjesen tende fizike (ushqimin, lodhjen, dhimbjen), po ashtu emocionet e vetebesimin.
        Nese ti i ke mundesite per te patur nje takim me nje profesionist,do te ishte dicka shume e mire te cilen une do e sugjeroja. Seancat psikologjike kane nje efekt te madh ne permiresimin e gjendjeve te individit dhe nxit ngritjen e mekanizmave perballues ndaj situatave te ndryshme. Sigurisht, kjo pastaj varet nga deshira e personit per te bashkepunuar,ndertimi i nje raporti te mire me terapistin e me rradhe. Megjithate, keto frikera nuk mund te jene shkaktare te stopimit te dikujt per te kerkuar ndihme per veten dhe per te tentuar te gjeje zgjidhje. Me pelqen shume forca jote analizuese dhe kerkuese ndaj vetes. Tregon qe je nje vajze e forte me deshiren per ta pare qenien tende mire e me mire.
        Ndaj, mendoj qe je ne rrugen e duhur.
        Faleminderit dhe mund te ridegjohemi serish.
        Uarda

  2. CK says:

    Dr Uarda po ju shkruaj ketu pasi nuk e di ku mund tju drejtohem tjeter.Me lini tju falenderoj dhe tju uroj sa me shume suksese ne karrieren tuaj dhe uroj ta degjoj emrin tuaj sa me larte!Sinqeristht me zemer kam dashur prej kohesh te konsultohesha me nje specialist por babai eshte pak indiferent ndaj anes se ndjeshmeriae dhe kundra ikjes tek psikologu per arsyet e tij qe une nuk kam si te kundershtoj.E kuptoj qellimin e ktij webi dhe faktin qe nuk duhet te jeni arbitrare ose te keni marredhenje me kliente por as soon as i will start working dhe te krijoj nje stabilitet ekonomik do bej cmos qe te nis seancat dhe pse jo me ju.Jeni duke bere dicka jashtezakonisht te vecante dhe ju premtoj qe mbas disa vitesh vleresimi do vije e do rritet me teper per ju!Jemi femijet e prinderve jo të keqinj perkundrazi jane perpjekur dhe lodhur kaq shume per ne dhe per te na dhane atë qe ata nuk paten mundesi ta kishinnpor dhe me teper me vjen keq qe jeta e ka sjelle brezin ne fjale ne situata ku ata sot nuk mund te jene per ne prezent emocionalisht dhe te kuptojne qe mental health eshte i rendesishem dhe se duhet te duash veten.Faleminderit!

    1. MSc. Uarda Beçerri says:

      Te falenderoj shume per te gjithe vleresimin qe ke shprehur ndaj webit tone, punes qe bejme gjithe ekspertet dhe meje.
      Mua me vjen mire qe ka te rinj qe besojne tek vetja dhe tek specialiste qe mund te ndryshojne disi gjendjet e veshtira neper te cilat kalojne.
      Uroj shume te ja dalesh per cdo gje dhe te menaxhosh te gjithe situatat qe do te kalosh ne jete, te mira, jo te mira, me sukses apo me deshtim qofshin ato.
      Mesazhi yt ishte gjithashtu i jashtezakonshem per mua dhe realisht ‘made my day’.

      Te falenderoj shume dhe te mirepres kurdohere
      Uarda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: