Stresi
Une kam nje problem i cili po me mundon shume dhe po me shkakton nje lodhje psikike. Kam problem me skuqjen e fytyres qe do te thot se jam shum i turpshem. Nuk mund ta shpreh ate qe dua te shpreh. Kjo ndoshta po me mundon edhe ne shkoll qe nuk jam ne gjendje ta shprehi mendimin tim ne ndonje pytje qe bejne profesoret ose kur ata me therrasin ne tabel per ty pytur sepse ndjej se do te skuqem. Kam shum pasiguri ne vetvete. Jam munduar shum ta largoj ndoshta kam arritur pak por jo ate qe deshirova. Tani jam 18 vjeqar dhe nuk e di si ta largoj ket stres poashtu kam filluar ta perdor edhe duhanin. Kam hulumtuar ne internet per te gjetur tema ne lidhje me kete qeshtje dhe shum persona qe kishin keto probleme sikurse te mijat psikologet ju kan preferuar Citalopram 10 mg. A mund ta perdor edhe une kete tablet dhe a mund te ket ndonje efekt negativ. Ju lutem te ma ktheni nje pergjigje shum shpejt. Zoti ju shperbleft.
Frika ndaj të folurit publik është një ndër frikat më të forta, që përjetojnë njerëzit. Për këtë nuk duhet të pini ndonjë tabletë. Ju duhet të këshilloheni me mjekun patjetër, përpara se të përdorni tableta. Ju këshilloj ta ndërprisni marrjen e hapave, derisa të flisni me një mjek. Përsa i përket zgjidhjes së problemit, për këtë ju duhet praktikë dhe vendosje e çështjes në konstekstin e duhur. Në radhë të parë, shumica e njerëzve, kur skuqen, zverdhen apo ndjejnë ndonjë ndryshim tjetër fiziologjik, ndjehen edhe më tepër keq. Provoni të ndryshoni perceptimin tuaj: skuqja është një gjë normale! Në momentin, që ju ia humbni rëndësinë skuqjes, atëherë ajo nuk do të humbë efektin e saj tek ju. Nuk ka asnjë ndjenjë, që jua shkakton juve të folurit publik dhe nuk ua shkakton të tjerëve. Gjithashtu, kini parasysh, se askush nuk e di dhe nuk e sheh, se si ndjeheni ju, kur dilni apo flisni përpara publikut. Ju, kur flisni publikisht, nuk është e thënë të jeni perfektë. Në fakt, askush nuk është. Gjatë të folurit publik, provoni të merrni frymë ngadalë dhe ta nxirrni atë ngadalë. Kjo ju jep një ndjesi kontrolli mbi veten dhe situatën dhe ju çon drejt qetësimit. Sidoqoftë, nëse doni informacione shtesë, shkruani përsëri.