Stresi dhe fiksimet

Stresi dhe fiksimet

Përshëndetje, jam nje vajzë nga Prishtina, jam 22 vjeçare, dhe studioj “Gjuhë dhe Letërsi Gjermane”, në Universitetin e Prishtinës.
Qe 2 vite kam stres te madh për arsye të disa akneve në fytyrë, shkoj tek dermatologia, ajo me ka thene se stresi ti shkakton, nuk po di si ta menaxhoj stresin, naten ndonjëherë nuk më zë gjumi duke menduar shumë, dhe duke u frikësuar se ndodh diçka e keqe, kam fiksime dhe vese,nuk po kënaqem me gjërat që i kam bërë më përpara, pres 1 pergjigje

2 komente për “Stresi dhe fiksimet”

  1. admin says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që ke shkruajtur dhe që po ndan shqetësimin që ke. Shqetësim i cili mesa duket nuk po gjen mundësinë të artikulohet apo komunikohet ndryshe dhe po shprehet përmes trupit tënd, në këtë rast aknet në fytyrë. Ti po studion Gjuhë dhe Letërsi (për të cilën të uroj suksese) por njëkohësisht po mendoj për rëndësinë që ka i shprehuri përmes fjalës, qoftë kjo edhe në mënyrë poetike, apo nën kornizën e metaforave etj. Mirëpo, ti po studion një gjuhë të huaj, dhe nëse e lidhim në këtë aspekt më bën të pyes që çfarë mund të jetë e huaj për ty apo e pa njohur në nivel emocional. Duket sikur stresi jot nuk po kuptohet, fiksimet përsëriten sepse spo dëgjohen dhe veset përpiqen të qetësojnë stresin, por sërisht nuk po ia dalin. Do doja të dëgjoja më shumë mbi frikërat e tua dhe mendimet që të mbajnë zgjuar.. Mund të mbajmë komunikimin së bashku dhe të përpiqemi të krijojmë një ide çfarë po behët penguese për të u kënaqur apo përjetuar gjërat si më përpara.

    Të uroj qetësi,
    Arela

  2. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Të falenderoj për përgjigjen dhe për reflektimin që ke ndarë. Gjithashtu, me vjën mirë që munde të shkruash mbi marrëdhëniet familjare dhe për mënyrën sesi ndihesh në familje. Është shumë e dhimbshme të jesh nën kufizim, të ndjekësh një rutinë dhe regjim që të pengon funksionimin normal dhe kjo gjë provokon goxha ndjenja vikstimizimi (sikurse ti shprehesh të bën të qash dhe të ndjesh frikë). Të bën të shqetësohesh dhe të përjetosh stres të lartë, gjë e cila po të vështirëson edhe përqëndrimin në mësime sikurse mundet edhe në aspekte të tjera jetësore. Të ndjej të vetme, të trishtuar, të trembur dhe të padëgjuar. Të lënduar nga motra dhe të frikësuar edhe nga vetë mendimet e tua. Ke nevojë të komunikosh dhe të flasësh. Të shprehesh dhe të ndjesh mbështetjen e nevojshme. Unë nuk i di si i ke mundësitë për të marrë shërbim psikologjik, por përtej letrave për të eksploruar nevojat e tua dhe për ta ndarë dhimbjen në një kontekst mjaftueshëm të sigurtë mund të përdorësh edhe chatin online të Nuk Je Vetëm.
    Kujdesu për veten,
    Arela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: