Spo kam sukses ne asgje
Pershendetje
Jam nje vajze ne te njezetat e vonshme , e kam nje problem qe nuk po kam sukses ne asgje , gjerave qe ja u filloj nuk mund ti qoj deri ne fund ose nuk mundem te koncentrohem , edhe mesimet me kan shkuar keq menxi i kam perfunduar , nuk jam e motivuar per asgje , nuk kam besim ne vete , kam kaluar nje periudh te keqe ankthi ku e edhe dridhesha para njerzve mu dridhte zeri ose duart ose koka dhe te tjeret e verenin dhe une ndihesha teper keq me shikonin me meshir , kam qen edhe ne intervista per çune ku kam pasur kualifikimet e duhura krejt intervista ka shluar mir por gjuha e trupit me tradhtoj sepse levizja duart nga nervozizmi dhe ather intervistuesi me tha a ke emocione dhe tha pse po friksohesh ne nuk te hajm edhe u be nervoz pastaj nuk kam degjuar me nga ta , ku ne te njejten pozit shoqja ime e cila ishte dukshem me pak e kualifikuar profesionalisht por kishte vetbesim ajo u pranua vetem per shkak te vetbesimit te saj qe kishte sepse aftesit profesionle i kishte me te vogla se une se un e kisha shoqe te ngusht ate dhe e dija sa din ajo . Nuk po mundem me kuptu veten , per psikolog nuk kam kushte te shkoj sepse nuk punoj vet nese kish mujt ndonje psikolog tme tregoj pak qfar kam nese mundet te pakten nje diagnoz perafersiht
Përshëndetje e dashur dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Më vjen keq që lexoj në letrën tënde, përveç vuajtjes që përjeton, por edhe zhgënjim nga intervista e fundit e cila ka ndikuar në pashpresshmëri, të ndjerurit e pamjaftueshme dhe në vetbesim të ulët. Gjuha jote e trupit nuk të bën më pak të zgjuar apo më pak të pa aftë. Gjuha jote e trupit është një alarm që të tregon ty se ka ardhur momenti që të punosh dhe t’i krijosh rëndësi gjendjes tënde psiko-emocionale. Unë nuk e di për çfarë pozicione ke shkuar të aplikosh, sa i informuar dhe i zoti ishte intervistuesi apo sa ia vlen që të marrësh parasysh fjalët e tij. Unë e vlerësoj faktin që ti ke shkuar në intervistë dhe pse e marr me mend që ka qenë një sfidë e madhe për ty. Në jetë ne bëjmë plot intervista dhe jo të gjitha i fitojmë.
E rëndësishme është që t’i të kuptosh burimin e gjithë mendimeve dhe simptomave të tua. Në lidhje me një situatë të caktuar, përpiqu të identifikosh mendimet e tua duke i shkruajtur ato në një ditar. Cfarë mendime kishe ti para intervistës, gjatë dhe pas saj? Sa verteta dhe të bazuara në fakte të reale ishin ato? Si u ndjeve ti ? Vër re se si mendimet e tua ndikojnë në përjetimin e emocioneve të caktuara dhe simptomave fizike.
Të sugjeroj që në momente të tilla, të përdorësh frymëmarrje të thellë dhe të ngadaltë. Fokusi në të tashmen, me anë të shqisave të tua, (çfarë sheh, dëgjon, prek, nuhat, shijon?), menditimi, ushtrimet fizike, do të të ndihmonin në qetësimin e simptomave të ankthit. E marr me mend që është e vështirë të shkosh në seanca psikologjike kur nuk ke të ardhura vet, por përpiqu të shpjegosh situatën dhe nevojën tënde prindërve të tu, të afërmve dhe miqve të besuar. Kërko ndihmë tek ata dhe gjithashtu me ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor do të vësh re përmirësimin e simptoma psiko-emocionale dhe fizike.
Ndihu e lirë të më rishkruash në çdo kohë.
Gjithë të mirat,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike