shqetsimi

shqetsimi

pershendetje,
kerkoj falje per penges.
Si femij jam rritur pa baba dhe gjithnje kam qen pesimiste kam nje vella dhe nenen por vellaj eshte tip agresiv dhe me te nuk eshte se komunikoj shum, ndersa nenen nuk kam deshire ta merzis. Largimi i te afermeve dhe shoqeris nga jeta ime ka ndikur keq tek un ne gjendjen emocionale edhe pse eshte e arsyeshme. Nuk e di si te arrij te qetsohem , te kthjellem dhe ti kthehem lirshem normalitetit pa mendime dhe iluzjone qe me rrin ne mendje?
Vitin e fundit jam ndar edhe nga shoqet qe kam studjuar me to ne banes dhe tash jam merzitur shume jasht mase. kam qendruar rreth nje muaj vetem pa asked ne banes por kam pasur nje ankth teper te madhe dhe frik qe se di as vet nga me ka ardhur. ato mendime qe kam pasur ne mendje tja them dikujt ja kam thene ne menyr te pavedishme. psh kur kam hyr ne taksi per te shkuar ne shtepi un kam pasur frik se ku eshte duke me cuar (edhe pse asnjeher nuk me ka ndodhur te kem dicka problem me ndokend ). Me vellain kam biseduar por prap nuk jom tu mujt mu qetsu edhe me udhtu vet lirshem. Aj me thot qe duhet ta vazhdoj jeten vet pa frik edhe mu bo e fort per hater te nanes por kur e di qe edhe nana nje dit duhet mu largu un deshperohna teper. Ne pun kam filluar te shkoj por prap as aty nuk jom tu mujt mu perqendru dhe me duket se me pengojn edhe te tjeret. Cdo gja qe e kam pas me deshir perpara tash se kam .. jam rriur duke lexuar shum libra dhe githnje me ka pelqyer matematika dhe kam marr edhe lavderime nga profesorat saqe mendojsha kurr sdo ta lo sepse shum kam pasur siguri ne veteve. por cdo gje me duket se ka marr kthes tjeter.
verej qe ngapak kam fillu edhe me harru. nuk e di nese kjo eshte lodhje mendore apo cka? ju lutem nje keshill sepse spo kam beim mo kurgjo dhe shum jom e desheperume saqe edhe ne fetyr verehem kur rri me njerz dhe nervozohna kur mpysin
ju lutem nje keshille?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: