Se di ca po me ndodh

Se di ca po me ndodh

Pershendetje . Jam Ina 30 vjece .Ndodhem ne situat te veshtire spo qetesoj dot veten..Kam 1 vit jam ndare nga burri jetoj vetem me dy femije large familjareve te mi sepse jeton jasht shtetit ..Kam kaluar shume ankth dhe stres imagjono te jetosh e te rrisesh vetem dy femije te vegjel..Pervec kesaj edhe ne martes kam pas probleme qe ndodhta ato me kane cuar drejt kesaj situate..Une ndjej lodhje trupi dhe me e keqa eshte se me kap takikardia me rreh zemra shume shpejt 130 dhe fillij me dridhet trupi me rritet tensioni ..Kjo gje me behet edhe naten ne gjume me del gjumi dhe ndihem sikur nuk po orjentohem dot zemra sikur del nga vendi .Ne ato momente frikesohem shume ndihem e humbur them o Zot te lutem mr ler vetem te rris keta femije ..Kam shkuar ne kardiolog me kane then cdo gje ne rregull rrahjet e larta mumd ti kesh nga stresi ..Kjo situat po behet shume e shpesht spo me le te jetoj e qet . Edhe kur ja mire direkt me kap dhe me duhet te pi nje ilac qe quhet indiral per te ulur rrahjet e zemres ..JU LUTEM A ESHTE NDONJE KESHTU SI UNE ME THONI SEPSE PO SHKATERROHEM ..Spo jetoj dot e qet te rris femijet e mo sepse ato vec mua me kane .Ne pune punoj me frike sepse me ka zen dhe ne pune njeher dhe kjo gje me ka lodhur shume..A eshte ankth ??A te ngre ankthi dhe prej gjumit?Shpesh her ndijej edhe ne qaf e kraheror dicka qe se shpejgoj dot sikut me leviz gjaku me shpejtesi si me forc si mbllokim ne anen e zemres ..Frikesohem dhe mendoj sikur kam dicka e doktoret se gjene …

Një koment për “Se di ca po me ndodh”

  1. MSc. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje, Ina!

    Faleminderit qe na ke shkruar dhe ndan me ne perjetimet e tua.
    Me vjen keq per situaten e veshtire ne te cilen ti ndodhesh. E besoj qe bashkejetesa e vetme me femijet e tu, pa bashkeshortin dhe larg familjareve duhet te jete nje ngarkese e madhe per ty. Po me thua qe divorci me bashkeshortin ka nje vit qe ka ndodhur. Se di sa kohe dhe cfare marredhenie keni patur bashke, por fakti qe sot keni dy femije me ben te mendoj qe keni qene gjate. Shkeputja nga ai duhet te kete sjelle nje ndryshim shume te madh ne jeten, perditshmerine e ne planet e tua. Per me teper, kur nen pergjegjesine tende mbart edhe dy femije. Shpresoj qe ish-bashkeshorti yt te ndihmon e te suporton ne forma te ndryshme me femijet. Nese ke deshire, mund te me tregosh me shume per kete.
    Nderkohe, situata neper te cilen po kalon duket e veshtire dhe e lodhshme per ty; rrahje te shpeshta te zemres, dobesi trupore, ndjenja nervozizmi, frike e humbjes se kontrollit e frike e humbjes se jetes dhe kjo mbase te con ne ngadalesim te proceseve njohese apo gabime ne te gjykuar mbi demtimet e mundshme trupore.
    Gjendja neper te cilen ti po kalon, ngjan me nje gjendje ankthi, por kete gje nuk mundet ta percaktojme se bashku. Kam nevoje te di nese e ke menduar ndonjehere dhe si jane mundesite e tua per tu konsultuar nga afer me nje person te specializuar te fushes: psikolog klinik apo psikiater.
    Nderkohe, mund te provosh te flasesh me dike qe ti e ndjen te afert, te besh aktivitete ne natyre vetem, mund te ndjekesh klasa meditimi apo mund te provosh aktivitete argetuese grupi (me femijet e tu apo njerez te tjere qe mund te te jepet mundesia).
    Gjendja jote nuk eshte vetem e jotja. Shume te tjere ndjejne te njejten gje. Ama, e jotja eshte menyra qe ti do zgjedhesh per ta kapecyer kete veshtiresi. Dhe une besoj qe mundesh.

    Te falenderoj e pres te me shkruash,

    Uarda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: