qrregullim igjumit

qrregullim igjumit

Pershendetje, jom nje 16 vjeqar edhe qe ni koh
ma moti mka ndodh qrregullim i gjumit se di as kur po flej as kur po rri qut , osht edhe 1 arsyje qe rri nkompjuter shum pershembull une flej diten e zgjohna naten kom mundu edhe me rregullu ka ndodh qe skom flejt 24h veq qe me caktu orarin e mire naten po apet kadal kadale 1 jav ka shku qe kom flejt mire tani sum nxenke gjumi ora 1-2 shkojke deri ne mengjes tani njejt ne mengjes tu flejt si gjithmon e tu u zgju n mbramje nese mkeshilloni flm shum

Një koment për “qrregullim igjumit”

  1. MSc. Fatjona Ahmetli says:

    Përshëndetje!
    Faleminderit që ndave me ne këtë shqetësim tëndin!

    Fakti që flini ditën dhe rrini zgjuar natën, evidenton që cikli juaj normal i gjumit ka ndryshuar. Ndryshimi i këtij cikli kërkon kohë gjithashtu për të ndryshuar orën biologjike të trupit. Që të kaloni në ciklin tjetër të gjumit, që të flini natën dhe të qëndroni zgjuar ditën është e nevojshme që të qëndroni zgjuar gjatë gjithë ditës dhe të shkoni për të fjetur vetëm kur jeni i përgjumur. Qëndrimi me orë të zgjatura në kompjuter gjatë natës vështirëson procesin e ndryshimit të ciklit të gjumit. Ambjenti në të cilin flemë ka rëndësi në procesin e gjumit që ne bëjmë. Mjedisi i gjumit duhet të jetë i favorshëm për të fjetur. Është e këshillueshme që të mos shikoni televizor, të luani kompjuter ose të hani në shtrat. Krijoni rutina të rregullta para gjumit për të sinjalizuar që po afrohet koha e gjumit. Merruni me ndonjë aktivitet të qetë derisa të filloni të ndiheni të përgjumur dhe pastaj të ktheheni në dhomën e gjumit për të fjetur.
    Nëse keni vështirësi për të fjetur për shkak të mendimeve lidhur me tematika të ndryshme, është e këshillueshme që të shkruani mendimet tuaja në një fletore (mbajeni pranë shtratit tuaj) dhe punoni me ato në mëngjes.

    Shpresoj që të mund të të kem ndihmuar sadopak!
    Gjithe te mirat
    Fatjona

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: