Pse ndodh kjo?

Pse ndodh kjo?

Pershendetje . Une jam nje djale 18 vjecar. Qe kur kam qene i vogel kam pas ket problem p.sh kur jam ne debat me nje te rritur mua fillojn te me rrjedhin lotet. P. Sh kur isha n debat me msusen une nuk mund ti kontrolloja dot lotet. Nuj e di pse ndodh kjo gje dhe do te doja te dija nese eshte dicka e zakonshme. Prej kesaj here une kam hyre ne shume debate me te rritur, ne rruge, ne shkolle etjr dhe gjithmone me mbusheshin syte me lot. Jam ndier se nuk jam i afte si njeri e nam qene ne depresjon prej ksaj. Ju lutem do ta vlersoja shume ndihmen tuaj.

Një koment për “Pse ndodh kjo?”

  1. MSc. Uarda Beçerri thotë:

    Pershendetje Andi dhe te falenderoj qe na ke shkruar.

    E kuptoj natyren tende te brishte e emocionale dhe sesi kjo gje reflektuar ne mjedise publike te ben te ndjehesh i turperuar dhe jo i afte mjaftueshem per te menaxhuar situatat. Natyra njerezore eshte shume diverse dhe permban trajta te ndryshme karakteri ne vetvete. Ndodh qe disa jane emocional, disa teper emocional, disa jane neutral
    e disa te ftohte ne perjetimin e emocioneve dhe shfaqjen e tyre.
    Kjo nuk eshte dicka e keqe apo e mire. Menyra sesi ne e shohim dhe e perceptojme karakterin tone me pas eshte e rendesishme dhe ka nje impakt te madh ne raportin me veten, situatat dhe te tjeret.
    Une do te keshilloja qe perjetimet e tilla qe ti kalon mund te provosh ti hedhesh ne nje format letre si ne forme ditari dhe ti kthehesh ti lexosh pas disa ditesh. Ne kete forme, mund te ndihmosh veten per te kuptuar situaten, hapat qe cuan drejt saj, cfare emocionesh ke ndjere, si ka rrjedhur vazhdimesia dhe te mund te dedektosh se cfare mund te kishe bere ndryshe per te shmangur perjetimin e forte qe ti ne menyre te pakontrolluar e shperthen ne lot. Kjo eshte nje forme monitorimi i vazhdueshem, ku mund te vesh re detaje qe te humbasin ne emocion e siper dhe mund ti diskutojme bashke me pas.

    Te falenderoj e pres te me shkruash.

    Uarda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: