Probleme me babain tim

Probleme me babain tim

Pershendetje,kam problem me babain tim,nuk flas per kete problem me askend sepse ne momentin qe flas shprehem ne vaj dhe sdua qe askush te ma sheh me syrin se “ja kjo vajza e merzitur tere kohes sepse babai vet e godet shpeshhere dhe i jep dhune psikologjike e shpeshhere fizikike”ja pra ky esht problemi im ,ai flet me tere femijet e tjere me me qetsi me me dashuri ndersa me mu tallet e me perqmon e me godet me shuplak e me bertet shumm,kjo ka filluar qe prej kur kam filluar te rritem e te mbaj mend,kam provuar qe te flas me te e te shoh ku esht problemi por nuk me le te flas ,i friksohem shumm dhe nuk di si ta perballoj ate person toksik.poashtu kur mami me mbron ajo prishet me babain tim pastaj un ndihem arsya pse ata zihen me njeri tjetrin.Nuk e dua me kete jet spo mund ta perballoj kete stres kam filluar te kem ankth poashtu!Nje here mbaj mend nje perqafim prej tij dhe pastaj menjehere kam qajtur sepse nuk jam mesuar te mar dashuri prej tij por mevone perseri eshte treguar ftoht si gjithmone akull i ftoht me vajzen e tij me te madhe mua!!!

Një koment për “Probleme me babain tim”

  1. Prof. Asoc. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me nukjevetëm.al.
    Më vjen keq për marrëdhënien që kak babai jot me ty dhe mbi të gjitha për dhunën fizike dhe psikologjike që ai ushtron mbi ty. E besoj që duhet të jetë e vështirë për ty të rritesh në një mjedis të tillë.
    Do të të sugjeroja që të flisje me mamin tënd për mënyrën se si babi të sillet, si dhe të flasësh me atë hapur për mënyrën se si ndihesh. Sigurisht, në raste të tilla ka struktura publike që mbrojnë fëmijët, si punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve në njësitë administrative dhe në bashki. Gjithashtu, ka një numër kombëtar ku mund të marrësh në telefon dhe të flasësh, ata janë të specializuar për situata të tilla. Është ky: https://alo116.al/
    Në të njëjtën kohë, do të të sugjeroja që të merreshe me veten tënde, me interesat dhe hobit e tua.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: