probleme

probleme

Pershendetje! Ju pergezoj per punen qe beni.
Jam 24 vjeqare.
Qeshtja ime ka te bej qe kur isha ne lidhje me te fejuarin tim familja ime ishte kunder qe ne te fejohemi per shkak te shkollimit e keshtu me radhe mendonin se ne nuk pershtatemi edhe perkunder qe ne kishim 2 vite lidhje e gjithqka shkonte mire. Keshtu qe perveq shkolles ju pengonte edhe mosha edhe pse nuk kemi diferenc te madhe. Keshtu vendosa te ju them qe partneri eshte 2-3 vjet me i ri sesa realisht eshte dhe ne te ardhmen ju tregoj per kete. Por tani me eshte bere obsesion pse kam vepruar keshtu edhe pse ndoshta ishte zgjidhja e vetme isha e detyruar njefar forme ne menyre qe ne te bashkohemi dhe te shkoje fejesa mire. Dmth diku nje vjet kisha presion tejet te madh nga prinderit sidomos nena derisa u fejuam. Tani jemi te fejuar diku 10 muaj dhe planifikojme te martohemi pas disa muajsh. Si shkak i ketij presioni dhe po ashtu kisha angazhime te medha sepse edhe kam punu edhe kam studiu te njejten kohe dhe si pasoje e kesaj tanime nuk ndihem edhe aq mire si fizikisht ashtu edhe psiqikisht. Edhe perse tek e fundit secili person duhet te zgjedhe vet partnerin e sidomos ne nje mosh te rritur ku din te gjykoj dhe vleresoj dhe mosha eshte diqka personale qe nese do ia tregon dikuj realisht e nese nuk do e mban per vete. Por nuk jam mesuar qe te genjej per asgje dhe per ate ndoshta po me duket gabim shum i madh edhe pse realisht nuk eshte.
Thjesht deshiroj qe te me largohet ky obsesion dhe te mos e ndiej veten keq per kete situate te krijuar. ne menyre qe edhe te koncentrohem me shume ne studimet dhe angazhimet e perditshme qe kam. Si dhe nese e ndiej veten te gatshme te ju tregoj ne te ardhmen prinderve per kete veprim?
Pas tere kesaj situate dhe presioni edhe me duket qe ka ndryshuar personaliteti im, nuk i duroj shume fjalet e njerezve dhe jam me pesimiste shpeshhere. Shpresoj qe e kam sqaruar ne menyre te qarte problemin tim. Cili eshte opinioni juaj rreth kesaj situate dhe keshilla per te tejkaluar sa me mire?
Pres nje pergjigje nga stafi juaj! Qdo te mire!

3 komente për “probleme”

  1. MSc. Uarda Beçerri thotë:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar.

    Une e ndjej ngarkesen dhe presionin e madh qe ti po perjeton brenda vetes dhe te gjithe impaktin qe kjo gje ka ne funksionalitetin tend. Te deformojme te verteten nuk eshte gjeja me e mire qe ne mund te bejme, por ndodh qe ne disa rrethana njeriu gjen shpetim dhe qetesi per momentin tek ajo gje, duke stabilizuar disi ne castin qe ndodh
    situaten.
    Une mendoj qe situata jote nuk eshte kaq e ngarkuar dhe e pazgjidhshme sac perceptohet ne mendjen tende. Duket qe ke ngritur nje imazh dhe perceptim shume determinist te situates, e cila ne momentin e pare te mospranimint te prinderve mund te qendronte,por rendesia qe i ke dhene edhe pas saj eshte teper irracionale dhe emocionale. Une do te keshilloja qe te nisesh te pergatisesh veten per ta ndare kete informacion me prinderit e tu. Mund te gjesh nje kohe te pershtatshme, nje ambjent intim dhe te nisesh ti tregosh mbi historine tende, gjerat e bukura qe keni kaluar, sesi te ben te ndjehesh partneri dhe sesi e ke perjetuar ti kohen e veshtire kur te duhej te stabilizoje gjerat me te dhe veshtiresite e hasura. Do te keshilloja qe biseda te ishte me nota mirekuptuese dhe pa drejtuar akuza dhe fajesim te njeri-tjetri, pavaresisht ceshtjeve qe mund te jene te mbartura mes jush dhe qe kjo bisede mund ti rihape. Eshte e rendesishme te mbash ne mendje qellimin e ketij takimi.
    Mund te nisesh ti tregosh perjetimet e tua gjate asaj kohe dhe dalangadale sesi ne veshtiresi e siper tu desh te krijoje nje situate te tille per te “shpetuar veten”. Mendoj qe gjerat pas kaq kohesh do te jene me te zbutura dhe prinderit e tu do te te mirekuptojne me shpejt. Ata mund te ndjejne zhgenjim,por nese ti i tregon se ne cfare rrethanash e bere dhe sesa te ka kushtuar ne nivel emocional, ata mund te te kuptojne me teper. Mendoj qe eshte momenti i duhur per te cliruar veten nga kjo gje qe po te mundon teper dhe me beso qe e ke dhe mund ta gjesh forcen
    brenda teje per ta bere.

    Une te falenderoj e pres te me shkruash ne vijimesi.
    Uarda

  2. Anonym thotë:

    Pershendetje serish! Ju Faleminderit per kete pergjigje e nderuar!

    Po ju kuptoj mirepo deshira ime nuk eshte te ju tregoj tani pa u martuar ose pa kaluar disa muaj qe jam martuar pasi qe prindet sidomos nena eshte shume e rrepte dhe nuk dua ti shkaktoj vetes probleme apo presione me te medha nga ana e nanes. Kushtu qe po mendoj qe pas marteses do e marrin shume shtruar dhe me nuk jam me ta te me ushtrojne presione, njefare menyre do jene te obliguar te mos ushtrojne presion se di sa jam e qarte… tani vetem dua qe ta largoj kete obsesion mos te mendoj shume per te nese mundesh me me jep keshilla se qfare menyre mundem me largu?
    Ndersa per te ju dhene kete informacion me duhet te mendoj se a do ta bej a jo? Mirepo asessi para marteses ose pa kaluar disa muaj martese ashtu po mendoj qe eshte zgjidhje me e mire dhe do e pranojn e me lehte. Faleminderit shume! Ndoshta tash jam me e qarte ne pershkrimin e situates… Qfare mendoni ju? A eshte ky vendim i drejte?
    Qdo te mire!

    1. MSc. Uarda Beçerri thotë:

      Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke rishkruar.
      E kuptoj te gjithe veshtiresine qe ndjen per te ndare kete
      informacion me prinderit. Ti je ne nje situate, e cila duket sikur po te mban peng ne te dyja drejtimet; si te zgjedhesh ta ndash si informacion si edhe te zgjedhesh mos ta ndash. Duket se kosto emocionale per ty eshte shume e larte ne te dyja rastet dhe mendoj qe pergjigja eshte brenda teje dhe mund te vije duke peshuar te dyja skenaret. Mendoj te shkruash ne nje flete te ndare me dy pjese perfitimet dhe kostot qe ti merr nga te dyja keto zgjidhje dhe me pas te kalkulosh se cila eshte ajo qe ti do perfitoje me shume. Ne gjykimin tim personal, te ndarit te ketij informacioni ne momentin e pare qe do te jepej mundesia do te ishte zgjidhja qe do te kishte me shume perfitime. Mendoj se te komunikuarit hapur eshte nje hap, i cili ne nje moment te jetes duhet ndermarre per te cliruar veten nga disa situata qe na rendojne. Megjithate, keshilloj qe te gjykosh kushtet e tua duke peshuar mundesite dhe do te gjenerosh nje pergjigje.
      Ndiq intuiten tende duke peshuar logjiken.
      Te falenderoj dhe pres te degjoj serish nga ty,
      Uarda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: