Probleme

Probleme

Pershendetje deshta me ju shkru per nje problem jam 26 vjeqare jam martur qe dy vite po burri im eshte shum i nervozt ka dasht edhe don veq qysh te thot ai mu bo kur te osht i qet apet mir por kur te nervozohet shum i keq bohet edhe po kam frik shum nuk po di edhe si me vepru se un skom pas lidhje asniher maheret me kerkon ky osht i para edhe nuk muj me u nda dicka nuk e di nuk muj me paramendu veten me fillu dicka prap prej fillimit vjerra mfol shum thot kur te osht i nervozt si ti mos fol po un kur osht gabim smuj pa i thon edhe ai po bohet ma zi thojke ti duhesh mu nal edhe mami mka vrejt kur pom shef edhe thojke qe ki dicka problem me to kallxo edhe ndaju po un nuk muj sedi as vet qka kam se ka edhe shum mendime te kqia edhe jam shum kryefort nuk ja lo edhe veq ne tij nuk poedi as si me vepru ju kisha lut ni keshill

Një koment për “Probleme”

  1. Oliana Manaj says:

    Përshendetje Tea, të falenderoj që na ke besuar problemin tënd. Bën mirë që e ndan këtë shqetësim me ne duke qënë se vështirësitë në marrëdhëniet martesore ndonjëherë janë të vështira për tu menaxhuar e vetme. E lexova me vëmendje letrën tënde për të kuptuar rreth situatës. Po e nis nga fundi i letrës. Ajo cka mamaja të ka thënë është e drejtë. Është mirë që probleme të kësaj natyre ti shprehesh dhe të kërkosh ndihmë kur të jetë nevoja. Mirqënia jote emocionale, fizike si edhe psikologjike është mbi të gjitha.
    Nga ajo cka po lexoj po kuptoj që ndaj teje është duke u ushtruar dhunë psikologjike dhe verbale. Kam ndjesinë se shumë detaje nuk I ke ndarë me ne. Deri në cfarë pike shkon nervozizmi I tij? Njerëzit kanë temperament të ndryshëm dhe po ashtu problematika dhe komplekse të ndryshme brenda vetes se tyre, por ky nuk është shkak për të toleruar dhunën, për ta justifikuar ose minimizuar atë , në cdo formë që ajo mund të shfaqet. Edhe pse je përfshirë në këtë martesë nuk je e detyruar të suportosh këtë sjellje të tij. E kuptoj vështirësinë për tu shkëputur prej tij sidomos kur ka ndjenja në mes. Më vjen keq për situatën në të cilën je gjendur pasi askush nuk e meriton të suportoj ndjesitë e nervozismit të theksuar dhe presionin që kjo sjellje le. Gjithashtu dua të jap mendimin tim në formën më të vërtetë. Jam kundër asaj cka vjehrra pretendon. E kuptoj ndjeshmërinë e saj kundrejt djalit të vet por nëse është në dëmin tënd nuk justifikohet.
    E dashur Tea, dhuna nuk ka justifikim dhe gjithmonë ekziston risku që ajo mund të përshkallëzohet. Në jetë duhet të marrim ndonjëherë vendime të cilat janë të vështira dhe na lëndojnë tej mase, por nëse një marrëdhënie duket se nuk ka përmirësim është më e drejtë karshi vetes tonë që ne ti marrim ato vendime. Ka shumë detaje të marrëdhënies tuaj për të cilat nuk jam në brendësi por nisem nga ajo cka po lexoj. Mos harro se ti vlen më shumë së gjithcka dhe se është detyrë e gjithsekujt që të shfaq respekt karshi teje. Nëse ndihesh e frikësuar apo kërcënuar të këshilloj të largohesh prej atij ambjenti dhe nëse është nevoja edhe të telefonosh policinë dhe të kërkosh mbrojtje. Ke mbështetjen e mamasë tënde dhe padiskutim edhe tonën në cdo rast. Të ftoj të na shkruash për cdo shqetësim dhe ndjesi që mund të kesh. Uroj të të kem ardhur sado pak në ndihme. Të uroj ditë sa më të qetë.
    Oliana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: