Pjekuria

Pjekuria

Pershendetje stafi NukJeVet , shpresoj qe ka mem keshillu ose ndihmu dikush.Jom ni moment tjeter te keq te jetes si 24 vjeqar .Pas ankthit qe kalova tani mka kaplu ni frike qe skom me mujt me gjet asnje femer per vete. Pom duket abnormale qe si 24 vjeqar skom pas kurr n ‘jet lidhje , po merzitem shume.Shoqni skom jan largu krejt , familja ashtu sem perkrah , babai edhe motra shpesh ma thojn fjalen nuk je i pjekur gje qe m’lendon shum. Per momentin studioj punoj merrem me fitnes kam veturen time personale qe e kom ble vet me shumen prej 10K € . Po qekjo gjendje o kam lendon , kom nevoj per dikond shum shum nevoj. Shpresoj qe keni mem ndihmu .

2 komente për “Pjekuria”

  1. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke shkruar dhe besuar te ne mendimet dhe ndjesitë e tua lidhur me cfarë po të mundon
    Imagjinoj që kjo që po ndjen me veten e për veten është e vështirë dhe ndihet shumë vetmi dhe një nevojë e madhe për ta zgjidhur të gjithë këtë duke qenë pranë me dikë.
    Ti përmend në letër që ke kaluar një periudhë të veshtirë, ankth që nuk është shumë e qartë se sa e gjatë ka qenë si periudhë po duket se ka lënë frikëra te ty për faktin sa mund të pranohesh nga një femër. Cfarë mendon se e bën të vështirë të s’ke me mujt me gjet një femër? Cfarë mendon nga ana tjetër që mund ta bëjë të realizueshme?

    Duket ndërkohë se I gjithë ky përjetim vjen duke marr parasysh edhe prapavijën që ka një ngërc lidhur me marrëdhëniet në përgjithësi, si me familjen dhe shoqërinë. Nga njëra anë, të prek qëndrimi i familjes që nuk është mbështetës por dyshues edhe pse në letër nuk kuptohet se nga se motivohet ky qëndrim I tyre dhe cfarë mund të ketë ndodhur midis jush.
    Ajo që pyes veten ndërkohë që po të kthej përgjigje është se cfarë mendon se mund të bësh ti për të përmirësuar dicka? Domethenë cila është pjesa që ti thua që “ok nqs përmirësoj këtë gjë te vetja, mund të funksionojë dicka ndryshe”

    Duket se gjithë këto ndodhi, ti i ke marr dhe ja ke veshur vetes dhe i ke bërë pjesë të thelbit të vetes tënde.
    Ndoshta kjo të ka bërë edhe të izolohesh dhe të ruhesh edhe nga raportet, edhe pse me sa kuptoj ti duket se ndërkohë ke arrit disa gjëra në jetë në lidhje me pjesën profesionale, kushtet ekonomike dhe besoj se këto kërkojnë dhe përmbajnë cilësi.

    Në thelb, mendoj se pjesa e raportimit tënd me veten dhe me të tjerët është e ndjeshme dhe ka nevojë të kuptohet pak më shumë si është por edhe ca kuptimi i ke dhënë ti dhe si mund të stërvitet ndryshe.
    Fakti që nuk ke patur lidhje sic përmend në letër mund ta shtojë ankthin lidhur me këtë gjë.
    Unë mendoj se këto mendime për veten, rreth raporteve në përgjithësi, aftësive të tua dhe cfarë mund të ndryshosh janë elementë për të reflektuar pak më gjatë se cfarë mund të përmirësohet.

    Shpresoj se përgjigja të shërben për të reflektuar dhe mbetemi në kontakt në rast se dëshiron të riflasim.
    Gjithë të mirat,
    Almandina

  2. Leo says:

    Se kom iden as qysh me reflektu tek vetja se di. Kom mendu me ndryshu lifestylen me praktiku palestren po skom pik energjie se di pse .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: