Perballimi me jeten

Perballimi me jeten

Pershendetje! Desha te ndaje nje pjese te tregimit jetsore me te cilin jam perballuar dhe vazhdoje te perballohem gjdo dite. Qysh ne fillimet e hershme kam vrejtur diqka ne veten time diqka me ndryshe prej te tjerve ashtu se paku mendoj une, si tipe kam qene shume i ndjeshum ne qdo aspekt si ne te miren ashtu edhe ne keqen dmth gjdo here ka qene ndjenja x2 me teper ashtu i kam marr afer zemres gjerat e jetsore, por pas gjdo here e kam pasur te fiksuar ne mendje se do te ndodhe diqka e keqe me jeten me sfidat jetsore dmth gjdo her i kam parapri me mendje duke menduar me teper se gjdo gje dhe ashtu ju kam futur mendjes gjdo here ne mendime. Ne moshen 11 vjeqare me ka ndrruar jete babai dhe qysh athere kam menduar me ndryshe me eshte shkeputur ndoshta nje pjese e jetes krahut jetesor dhe si ndihm per te tejkaluar kto ankthe ti quaj ashtu se per mu ka qene gjdo here te mendoj si teper si psh si ndodhi si mundi si eshte e mundur te vdese dikush etj.. une mendoj se e kam krijuar nje bote iluzionare mbrenda vetes me te cilen e kam pasur shume shume problem te perballem me realen dhe pas gjdo problemi prap ju kom kthy botes sime se gjdo gje eshte ne rregull por pas gjdo here prap kom pase probleme kur jome perball me te verteten, por me kalimin e viteve kalova ne vetmi dhe kalova ne rrugen e fese dhe aty pak si shum me luajten themelet e te vertetes, dhe fillova te lexoj pak si tepert dhe gjera pak si shume te rendune per moshen 15 vjeqare dhe fillova te futem ne mendime shum me ekstreme i cili mendim vazhdon te kem pasoja prej atyre diteve dmth kom pasur mendime si eshte krijuar bota si eshte krijuar njeriu kur ska munde te jete dmth gjdo here kame bere analize sidomos kur kam folur me dike dhe disi mu shfaqke nje ankthe dhe e tundesha koken qe te largoj per disa sekonda zgjatke dhe mbarojke por nje dite kur me klasen e shkolles se mesme shkuam te vizitojm nje panarim ndertimi se me profesion jame arkitekt, dhe adite ka qene nje dite shum e mrekullushme dmth kam kaluar shume mire por ne nje moment nuk e di as te shpjegoj si ndodhi por me ndryshoj jeta e te menduarit dmth mu fut mendja si egzsistoj per nje moment dmth duke ecur vete vetiu mu shfaqe dhe kete problem pasoj ta kem prap gjdo here une nuk kam deshir te mendoj kete gje por me ndodhe prape. Por me kalon vetem kur te fiksohem ne gjera te tjera dmth me kalon por momenti me i keq kur jam perballur me kete mendim ka qene kur kam perfunduar shkollen e mesme dhe kam pauzuar nje vit pothuajse dhe gjate atij viti kam qene shum i vetmuar dmth me familjen po por pa shoke e qe nuk me ka ndodhur asnjeher te pauzoj aq shum ne jete dhe gjate ter kohes kam filluar te futem prap ne feje dhe te shiqoj video rreth fese dhe aq shum i kam marrur afer vetit sa u shkeputa prej realitetit me te vertet por u bera nje besimtar i vertet por prap mendimi i permendur me bllokoj qe te vazhdoj edhe pse kam pasur nje qetesi absolute rreth kesaj kohe por mendimet nuk me lereshin te qete. Por tani filluan problemet fillimisht te kem dhimbje trupi dhe sikur me dukej se pom ndalet zemra dhe keshtu fillova te futem ne ankthe dhe shkoja tek mjeku familjar dhe pas gjdo analize gjdo gje ne rregull por prap kisha probleme deri sa nje moment nje nate filloi disi zemra ose trupi si elektricitet disi te dridhej trupi pa kurfar arsye dhe mbasi flejta ne gjysme te nates u zgjova dhe nuk e disha se ku jame dmth nje shkeputje e mendjes e memorizimit dhe qysh prej ather filloj te me trokas mendimi me teper ne koke dhe fillova me nje kompleks shume te rende dhe gjendja besoj qe mu perkeqesua teper dhe me keqe por pa u shprehur asnjeher se si ndihem ne te vertet pa i treguar askujt per problemin psikologjik. Dhe pastaj u regjistrova ne fakultet dhe fillova por pas nje problemi 1 vjeqar i mbyllur dhe te filloj me fakultet ka qene pak veshtire por gjdo here me bindjen qe e kam pasur se gjdo gje do te kaloj dhe ja arrita por problemi qe kam prej atij mendimi eshte se tash kom probleme ende te shoqerueshme me mendimet kom ndonje her lodhje te tepert pasi mendimi me troket ne mendje dhe ndjehem shum keqe dhe fillon nje pirje e kokes ne anen e majte dhe deri sa te kalon ky ankthe kaloj shum momente te keqija, gjdo gje kam te qarte gjdo gje qe kam analizuar ka dalur vetem si rezultat i vetmise dhe mendimit te tepert qe kam edhe pse punoj ne profesionin tim tash ka filluar jeta te me permirsohet por ky mendim disi me shkeput prej endrrave. ju kisha lut pasi nuk po mundet te kompletoj si tregim te plote ndoshta me mangesi gjate ketij tregimi por desha te dal drejt ne temen kryesore qe me shqeteson. keshille mjeksore nga psikologet apo psikiater nuk kam marr dhe nuk jam konsultuar asnjher nga frika por shpresoj se paku te kem nje keshille apo besoj qe kjo duhet te kaloj ndoshta edhe me terapi por se paku te kem nje shprese se edhe une munde te sherohem dhe te kthehem ndonjher ne normalitet te plote jetsor nje her e pergjithmon te jetoj ne harmoni me mendjen. Faleminderit per mirkuptimin dhe ndoshta pak eshte e stergjatur si teme por prese mirkuptim dhe keshill te duhur.

2 komente për “Perballimi me jeten”

  1. D. says:

    Pershendetje. Dukesh shume i zgjuar. Fakti qe babai ka vdekur ne nje moshe te re, te ka paraqitur para nje stresi psikologjik, shume i veshtire per tu tejkalur-emocionalisht per cdokend, por sidomos nje moment jetesor qe te shtyn te mendosh. Mosha 11vjeqare, nje moshe e re kur ende ke qene duke zbuluar dhe krijuar identitetin tend, eshte trazuar nga ideja e vdekjes. Kane filluar mendimet e thella qe ata njerez qe i mendojne(dmth jo te gjithe jane te thelle) i kane zakonisht ne rrethana me te lehta emocionale. Por mendimet se kush jemi, esenca apo ekzistenca- keto jane mendime qe trajtohen nga filozofet. Dmth normale ka qene te mendosh te tilla gjera,se ke qene duke u perballe me te panjohuren, por gjendja emocionale te ka veshtiresuar punen. Te qenit introvert nenkupton shume me shume kohe per te arritur qelimet ne jete e gjithashtu shume kohe per te tejmenduar per qeshtje jo fort te rendesishme.Dmth viti qe ke qendruar ne shtepi me doemos ka ndikuar ne gjendjen psikologjike, ka ndikuar te shohesh gjendjen tende ndoshta pak me te rende sesa eshte ne te vertete. Ju e keni gjetur antidotin e gjendjes suaj, kur ju punoni dhe jeni te angazhuar ne qeshtje qe sju lene te mendoni. Ju keni trauma nga vdekja e babait me te cilat duhet punuar, kontakto online me ndonje psikoterapeut(ne kete faqe) te flasesh konkret per situaten. Jam e bindur qe sapo te pranosh veten me idete tuaja dhe te lirohesh nga nje lufte e te pavetedijeshmes tende, gjithqka do te permisohet brenda nates. Kij durim dhe besim. Mos kerko prehje dhe ikje nga problemi yt, nuk je me i vogel, je i rritur dhe duhet perballesh me problemet per ti tejkaluar. Do jesh krenar me veten shume shpejt.

  2. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe ke ndare shqetesimin me ne.

    Nga ajo qe ke shkruar e kuptoj qe ti vazhdimisht ndjehesh i shqetesuar, kur shqetesohemi vazhdimisht per diqka afektohet te menduarit dhe sjellja gjithashtu. P.sh ne shqetesohemi per ndonje gje per nje kohe te gjate, shqetesimi behet aq i madhe saqe duket jasht kontrollit tone dhe kjo prek sjelljen tone, qe zakonisht manifestohet me shmangje,mund tii shmangemi njerezve , vendeve psh ne mund te mos shkojme ne ndonje aheng, sepse mund te kemi frike si na vleresojne te tjeret.

    E gjithe kjo lidhet me menyren e te menduarit. Disa njerez mund te kene nje stil te menduarit qe i udheheq drejt perjetimit te ankthit, p.sh: njerezit anksioz kane tendence per te pritur se skenari me i keq i mundshem gjithmone do te ndodhe. Ata ndjejne se vazdhimisht duhet te jene vigjilent se diqka e keqe mund te ndodhe. Njerezit anksioz besojne se duke menduar per te gjitha gjerat qe mund te shkojne keq ata do te jene te pergaditur per ti perballuar nese ndodhe kjo, megjithate duke mendur gjate gjithe kohes ne kete menyre, duke qene vazhdimisht vigjilent, ata nuk lejojne veten te perjetojne relaks duke bere qe trupi te lodhet dhe te perjetojne reagimet e siper permenudura.Pra njerezit anksioz, shqetesimin e shohin si funksion mbrojtes, por ne fakt sa me shume qe kohe qe shpenzojme duke u shqetesuar per nje qeshtje te caktuar aq me anksioz behen.

    Fatmiresisht egzistojne strategji te ndryshme qe mundte ndihmojne per te reduktuar dhe tejkaluar ankthin.

    -Kuptosh cilat situate dhe cilat mendime te krijojne ankth
    -Mësosh ti sfidosh mendimet e padobishme dhe t’i shohesh gjerat ne nje drite me realiste
    -Mesosh si t a reduktosh sasin e kohes qe ti kalon duke u shqetesuar
    -Mesosh se si mund te ndjehesh e relaksuar fizikisht dhe mentalisht

    Rendesi te veqante do ti jepja sfdimit te mendimeve te padobishme:
    E permenda me heret se menyra se si mendojme ka ndikim ne shfaqjen e nivelit te ankthit.Shume nga keto mendime vijne jashte kontrollit tone, dhe mund te jene negative dhe te padobishme.Eshte shume me rendesi te kuptosh se keto jane vetem mendime, dhe jo domosdoshmerisht jane fakte. Mendimet shkojne dhe vijne.Edhe pse ne kemi tendecen me I besu medimeve tona kur jemi ne gjendje nakthi , duket ta kujtosh qe shumicen e rasteve keto medime jane te bazuara ne supozime te gabuara.
    Disa nga teknika relaksuese qe ndihmoijne ne reduktimin e anthit:

    Frymëmarrja e thellë ,Meditimi, ecja ne natyre etj, Te gjitha keto teknika krijojne relaks ne trup dhe mendje dhe jane reduktues te fuqishem te ankthit.

    Shpresoj qe keto teknika te jane ndihmuese per ty,por duke marre parasyh qe ka nje kohe qe ti vazhdimisht perballesh me ankth, do te keshilloja te viztohesh te psikologu ose psikiatri per te vlereuar gjendjen dhe per te marre ndihmen e duhur!

    Gjithe te mirat,
    Selvi

Leave a Reply to D. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: