Për femijen

Për femijen

Prsh kam djalin 2 vjet e gjysëm kur ka pas 6 muaj ka ra nga krevati ka pas të vjella dy her po të mjeku e kom dergu te nesërmen se ka pa diqka shqetesuese fëmija asht shum i zgjuar flet mirë si me kan 10 vjet po un jam e brengosur e kr arritët mos mundet mi diku najsen edhe pse fëmija ka ra me kry anash jo mbrapa po un prap jam e shqetësuar flm mirëkuptim ju pershendes gjdo te mir.

3 komente për “Për femijen”

  1. MSc. Uarda Beçerri thotë:

    Pershendetje Mirja dhe ju falenderoj qe na jeni drejtuar per te kerkuar ndihme per femijen tuaj.
    Mesa po kuptoj, femija eshte asistuar menjehere pasi ka ndodhur ngjarja nga nje specialist per te pare nese goditja qe mund te kete pesuar ka afektuar funksione te caktuara dhe mjeku ka konstatuar qe nuk ka patur ndonje demtim.
    Une dua te kuptoj nese me mbrapa keni pare ndonje ndryshim, ndonje gje qe duket se nuk shkon apo dicka qe ju vereni si te dyshimte apo qe duhet adresuar diku.
    Pasi, nga ajo qe me keni shkruar une kuptoj qe kjo eshte nje frike e juaja e pa faktuar ne evidenca. Dhe nese eshte keshtu, vertet qe frika eshte nje emocion dhe emocioni eshte disi i veshtire te modifikohet, ama mund te punosh per menaxhimin e tij. E them kete, pasi frika qe ti ke se femija mund te jete i semure, mund te ndikoje ne perceptimin e tij per veten. Menyra sesi na shohin te tjeret, vecanerisht prinderit, shpesh formon menyren sesi ne shohim veten tone dhe mund te ndodhe qe femija te krijoje nje perceptim te semure per veten.
    Ajo qe une do sugjeroja eshte te zhvilloni nje konsulte te mirefillte me nje neuropediater dhe ti shprehni te gjithe ngjarjen dhe frikerat qe ti ke mbi te, per te perjashtuar bazuar ne evidenca nje prekje te mundshme fizike nga cfare ka ndodhur me heret. Ne kete forme, do te perballesh me nje vleresim klinik te plote, i cili mund ti pergjigjet ne menyre te sakte frikerave dhe dyshimeve te tua.

    Une uroj shume qe cdo gje do shkoje mire per ju dhe djalin tuaj dhe ne jemi ketu per t’ju degjuar ne cdo kohe.

    Faleminderit,
    Uarda

  2. Mirja thotë:

    Psh dhe faleminderit për pergjiie fëmija mir asht e un e kam pas edhe të neorologu mi ba fotogrfim po Së ka pa të arsyeshme kshtu që nga shqetsimi e deshta edhe mendimin e juaj flm shum nga ju po e nis veten ma te qetë Respekte nga un gjdo te mir.

    1. MSc. Uarda Beçerri thotë:

      Pershendetje e me vjen mire qe ndjeheni me e qete.

      Ne qofte se neurologu e ka konsideruar jo te nevojshme, do te thote qe cdo gje shkon mire dhe duket sikur eshte “frika” ajo qe ju flet gjithe kohes duke krijuar perceptime te shtremberuara nga realiteti.
      Ndaj, konsideroj te nevojshme te punoni me veten tuaj. Mund ta vezhgoni femijen teksa kryen aktivitete; ne shkolle, ne shtepi, kudo qe mund te ndodhet dhe ta shihni sesi funksionon, nese eshte mire apo nese ka dicka qe nuk shkon dhe te mbani shenime. Do ju ftoja ti rilexonit ne nje kohe te dyte dhe te shihni sesa qendrojne dhe sesa jo mendimet ne lidhje me nje problem te mundshem me te. Kjo mund te beje te perballni vazhdimisht mendimet tuaja irracionale me realitetin dhe mund te ule nivelin e frikes mbi idene se femija vuan nga dicka.
      Megjithate, nese situata eshte prezente dhe ju vereni se ka elemente qe nuk shkojne tek femija juaj, atehere ju ftoj ta konsideroni nje konsulte ku ti kryeni te gjithe ekzaminimet e duhura. Ndonjehere, ju jeni njohesi me i mire femijes tuaj dhe njekohesisht ndikuesi me i madh tek ata. Ndaj, per qetesine tuaj dhe te femijes, mund ta rishihni kete gje.

      Une ju falenderoj dhe ju mirepres te na shkruani per cdo gje qe do keni nevoje.
      Uarda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: