Paqartesia

Paqartesia

Pershendetje.
Jam nje vajze 21 vjeq dhe kam nje problem. Ende nuk po e njoh veten time, nuk e di se qka dua, sedi se qka me pelqen e qka jo. Mendimet me ndrrojn mbrenda minutit. Them diqka dhe me pas pendohem. As tipin tim nuk e njoh. Te gjithe e dine pak a shume qfare njeriu jane per vete, kurse un nuk e kam as idene me te vogel. Pse ndodh kjo pasi qe e vogel nuk jam, dua te jem me e vendosur dhe me e qarte ne mendimet e mia.

Një koment për “Paqartesia”

  1. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje Ela! Të falenderojmë që na ke shkuar në faqe, duke ndarë shqetësimin dhe pikëpyetjet e
    tua me ne.
    Së pari dua të të them se kjo fazë e njohjes së vetes apo e vetëzbulimit, që pasqyrohet shpeshherë edhe
    me ndryshime në vendimmarrje, është një një fazë shumë normale në jetën e çdo të riu/të reje të
    grupmoshës tënde. Sigurisht paqëndrueshmëria, që vjen nga kjo fazë jo pak herë ngre të tilla pikëpyetje
    siç i ke edhe ti dhe hezitim apo frikë nëse ka diçka, që nuk shkon.
    Ajo që mund të provosh për të bërë me qëllim, që të ndjehesh më e sigurtë, por edhe për të zbuluar më
    mirë vetveten (ato që dëshiron, ato që ke interes, se çfarë të motivon, se çfarë të gjallëron e të bën të
    gëzueshme) dhe aspekte të tjera të vetes e jetës tënde është, që të shikosh në praktikë dhe realitet duke
    marr pjesë në aktivitete, të provosh zgjedhje të ndryshme që mund të mendosh të mira apo me interes
    për ty. Kjo është pikërisht mosha e duhur për të bërë këtë gjë. Realiteti pastaj do të japi “faktet” nëse
    idetë e tua janë të mira për t’u ndjekur edhe më tej dhe kështu do arrish, që të njohësh më mirë veten
    dhe cilësitë e tua.
    Të përgëzoj që je aq në kontakt me veten sa për të dashur që të kuptosh dhe zbulosh më shumë, ti
    tashmë e ke guximin për ta bërë këtë. Të nevojitet edhe një dedikim më i organizuar i kohës për ta bërë
    këtë.
    Disa pyetje orientuese, që mund të të ndihmojnë në këtë proces janë :
     Çfarë më pëlqen më shumë tek vetja?
     Çfarë më pëlqen më pak tek vetja?
     Cilat janë tre vlerat personale më me rëndësi për mua?
     Cila është gjëja më e mirë në jetën time?
     Çfarë po pres me padurim të më ndodhi?
     A ka diçka ndryshe, që dëshiroj ta bëj për të përmirësuar jetën time (në shkollë apo në punë, në
    jetën time personale apo në rutinën time ditore)?
     A ka diçka që duhet të ndryshoj për veten ose jetën time, por nuk e kam bërë deri tani? A ka po
    ashtu diçka, që më sjell përfitim nga ky mosndryshim?
     Cila është ajo gjë, që më bën më të lumtur?
     Po ajo, që më bën më të trishtuar?
     Për cilën gjë që kam bërë deri tani, jam krenare më së shumti?

     Nëse nuk do më interesonte se çfarë mendojnë të tjerët, a ka diçka më rëndësi për mua të cilën
    do të doja ta realizoja?
     Cila është frika ime më e madhe?
     Çfarë është diçka që kam frikë, se është e vërtetë për mua?
     A ka diçka apo një situatë për të cilën duhet të jem më e guximshme?
     A ka diçka apo një situatë për të cilën duhet të jem më e kujdesshme?
     A duhet të synoj për të bërë diçka më tepër në lidhje me edukimin, gjendjen financiare,
    marrëdhëniet e mia apo hobitë/interesat e mia? Nëse po, çfarë mund të bëj?
     A ka diçka për të cilën duhet të fokusohem disi më pak apo më shumë në pamjen (paraqitjen apo
    veshjen) time?
     Me kë do të doja të kaloja më shumë kohë?
     Për çfarë po shpresoj?
     Nëse do të kisha një ditë për ta kaluar ashtu siç ma ka ënda vërtet, çfarë do të bëja?

    Uroj që gjithçka të shkojë mbarë për ty, në këtë rizbulim të vetes!
    Aida

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: