NDIHMONIII

NDIHMONIII

pershendetje
jom nje vajz 18 vjeqare edhe e kom ni problem qe per mu osht bo shum i madh , jom ardh me ni pik qe shum her e ndjej veten shum pa fuqi pa vetbesim skom as shpresa me jetu . para 1 viti e kom taku nje person qe jom dashuru nto edhe aj jeton jasht ne gjermoni mo nuk e kom pa qe 1 vjet edhe dashnin per to nuk po muj me hjek hiqq
kom fol edhe me djem te tjer se ka pas raste qe mka pelqy edhe kom thon qe ia dola e harrova amo jo prap nuk kom mujt me vazhdu ket lidhje se truni jem bashk me zemren hala mthot qe jom e dashurume me at djalin
me ket djalin osht ni dashni e pamundur nuk muj me kon kurr
nuk osht shqiptar
kisha pas shum deshir me me ndihmu me ma dhon sado pak ni keshill se si ta hjeku dashnin per ket person qe nuk muj me kon bashk kurr edhe si te vazhdoj me ni person tjeter

Një koment për “NDIHMONIII”

  1. Pershendetje Dea,
    Faleminderit qe ndave shqetesimin tend ketu! Ndodh per secilin prej nesh, qe ne nje moment te caktuar te gjendemi pa rrugedalje dhe te ndihemi shume vetem. Ne momente te kesaj natyre eshte shume e rendesishme te ndalojme per pak kohe dhe te reflektojme. Ne letren tende mu krijua ndjesia se ti po lufton fort per ta zhbere/fshire ate qe ndjen (pra sikur nuk ka ekzistuar asnjehere), qe mund te jete dhimbja apo trishtimi qe sjell me vete humbja e nje personi te rendesishem ne jete. Pyes veten, te sjell dicka ne mendje kjo? Dea, ndonjehere sa me shume te duash t’i ikesh dickaje aq me fort ajo mund te te perndjeke. Andaj eshte e rendesishme te gjesh force e te perballesh. Une te ftoj te reflektosh mbi ate djale… Cilat jane tiparet, momentet, karakteristikat, qe te kane bere ty te dashurohesh me te? Cfare ka zgjuar ai tek ti, cilen vete? A ka ndonje mundesi, qe kjo dashuri t’i kete rrenjet pikerisht tek fakti se eshte e “pamundur” dhe te gjithe djemte e tjere, qe ke takuar nuk e kane mposhtur ate sepse ndoshta shihen si te mundur ne mendjen tende? Cilat frikera, nevoja apo deshira jane zgjuar tek ti? Keto jane nje ser pyetjesh, qe mund ti besh vetes dhe mund te te ndihmojne te kuptosh me teper. Uroj te kem ardhur ne ndihme dhe nese deshiron mund te shkruash serisht, jam ketu per ty!
    Gabriela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: