ndihem keq

ndihem keq

Pershendetje stafi uroj qe te jeni mir te gjith
Jam nje vajz 25 vjeqare nga Dibra.kam qen njeher e fejuar por ishi im ka qen shum xheloz nuk mund ta duroja presionin e tij dhe u ndava.mbas 1 viti u njoftova me nje djal tjeter ai jeton ne shqiperi fier ishte shum djal i mir me shum karakter dhe vendosem te fejohemi pastas pas fejeses ka filluar te sillet shumm i painteresuar me ofendon me hedh posht shum si mua poashtu edhe familjen time esht xheloz shum i madh me ka mbyllur ne shtepi kam kuptuar qe perdor substanca narkotike e alkohol un ndihem keqq shum sepse njeher me ka ndodhur ky rast tani per te dyten her po me ndodh jam ne hall te madh qdo dit qaj jam ne depresion kam mendime negative qdo dit kam frik te ndahem sepe njerzit do flasin por kam frik edhe te martohem ju lutem nese kishit pas mundesi te me tregoni ndonje keshill sepse kam nevoj shum se si te veproj ju pershendes me zemer❤️

2 komente për “ndihem keq”

  1. Anonymous says:

    Askush dhe asgje nuk eshte me me rendsi se sa shendeti yt psiqik dhe fizik. Ndahu, shijoje jeten, veten dhe gjithcka rreth teje qe ka rendsi e qe ja vlen. Mos u brengos kaq shume sepse cdo gje qe ndodh ka nje arsyje e keto dy ngjarje mund ti tejakalosh e ti shendrrosh ne force tenden. Do te behet mire edhe per ty. Mos harro se pas cdo veshtiresie vjen lehtesimi.

  2. admin says:

    Pershendetje e dashur dhe faliminderit qe na ke shkruar.

    Martes eshte nje vendim i rendesishem ne jeten tone dhe perzgjedhja e partenrit per jete eshte me rendesi te vecante. Nga ajo qe ti shkruan duket sikur ne marrdhenjen qe ke me te fejuarin nuk ndjehesh mire, per me shume kjo lidhje te shkakton te ndjehsh shume keq, ne ankth dhe ke ndjesine se ke rene ne depresion.
    Te gjitha keto ndjenja jane duke te treguar shume qarte se kjo marredhenje nuk po funkcionon.
    E kuptojme friken tende per te tu ndare, por me mire te ndrpreshe lidhjen tani, kur ende nuk keni krijuar familje. Njerezit do flasin, por kjo gje nuk duhet te te dekurajoj, pasi ky vendim eshte tejet i rendesishem per te ardhmen tende, per tu zmbrapsur nga disa thash e theme qe mund te zgajsin disa dite apo jave.
    Te keshillojme te marresh timonin e jetes ne duar, dhe te marresh vendimet e duhura per veten tende. Ende je shume e re dhe mundesija te gjeshe nje partner me te cilin do keshe nje marrdhenje te knaqshme. Besojme ne forcen tende.
    Te deshirojme gjithe te mirat, dhe po pate nevoje na shkruaj prap.
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: