mishi dhembeve
Pershendetje nukjevetem ju lutem urgjent nese mundeni ti pergjigjeni ketij problemi,
Para 5 diteve e kam hequr dhembin dhe ende edhe pas 5 ditesh nuk me eshte sheruar mishi ose si mund ta quaj aj vendi ku ka qendruar dhembi i dalur,dmth ende nuk me eshte sheruar mishi i dhembeve,kur e pertypi ushqimin kah ajo ane ku e kam hequr dhembin me dhemb ajo pjese,me dhemb mishi i dhembit,me ben problem,bilem qka eshte me e keqja e pash sot ne pasqyre qe mishi ku ka qendruar dhembi kishe filluar te levizte,mesa duket ishte qare mishi nga vendi dhe tani nuk di qfar te bej,qfar me kishit keshilluar si ta zgjidh ket problem,a eshte problem serioz,a mund te zgjidhet lehte,ju lutem nje pergjigje se po qmendem?
Pershendetje dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Pasi qe te heqim dhembin zakonisht preferohet qe mos te pertypni ne at ane e nofulles. Poashtu preferohet qe ushimi te jete i bute, mos te konsumoni ushqime te nxehta etj.
Nese vazhdoni te keni probleme me mishin, athere do ju sygjeronim te beni nje vizite te dentisti.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevet