Mendimet obsesive

Mendimet obsesive

Pershendetje,uroj te jeni mire dhe nese mundeni te me ktheni nje pergjigje.Une prej dy muajsh vuaj nga mendimet obsesive te cilat me japin dhe ankth she siptoma fizike.Nuk e di nga me burojne keto mendime ndoshta nga filmat por gjithmone me shkon mendja per keq.Po sikur te humb kontrollin ti bej keq dikujt apo vetes madje e mendoj si ngjarje ne koken time sikur lendoj dike apo veten.Po e vuaj shume sepse une nuk jam njeri i tille keto mendime me kane shkeputur nga jeta nuk me shpresa per te ardhmen time per shkollen😔jam nxenese me rezultate shume te mira por druhem se nga kjo gjendje nuk do ja dale dot ne shkolle.Me duket vetja jo normale me duket e cmendur njejt si ata personazhet neper filma.Do ju lutesha shume te me ndihmonit sado pak me nje kthim pergjigjeje.Ju uroj gjithe te mirat!😊

2 komente për “Mendimet obsesive”

  1. Lediona Braho says:

    Përshëndetje,

    Më vjen mirë që je shprehur për shqetësimin tënd dhe të inkurajoj të vazhdosh ta bësh dhe të mos e mbash përbrenda.

    Ke mundur të flasësh me një person të afërt për këto që ndien? Nëse ende nuk e ke bërë, të sugjeroj ta bësh, pasi do ishte shumë më ndihmuese nëse do ta bëje, sidomos me anëtarët e familjes (uroj të jenë mbështetës!) apo të rritur të tjerë, të besuar, te të cilët mund të mbështetesh për ndihmë në rast nevoje.

    Mendimet obsesive, siç i ke quajtur, burojnë nga frika/ ankthi, kur këto të fundit arrijnë në nivele më të larta sesa mund të tolerojmë. Filmat mund të shërbejnë si “nxitësa” ose “aktivizues” të çastit, jo si shkaktarë fillestarë. Zakonisht burimi i ankthit gjendet në zona të tjera, jo te filmat.
    Megjithatë, si nxitës, mirë është që për ca kohë, të shmangësh filma të caktuar që të bëjnë të ndihesh keq për dhe të zgjedhësh filma më të qetë.

    E kuptoj edhe frikën dhe ankthin tënd për të ardhmen, pasi tani ndihesh jo nën kontroll dhe ke frikë mos bën diçka të keqe.

    Zakonisht ankthi i tepërt shoqërohet me ndjenjën e mungesës së kontrollit dhe mendime negative (ndonjëherë obsesive), prandaj dy sugjerimet e mia kryesore janë:

    – Fol me një person të afërt, të besuar (familja, të afërm, mësues, etj.) dhe kërko ndihmë nga ata
    – Fol me prindërit dhe thuaju që do të ishte e nevojshme që shihje një psikolog/e – do të ishte shumë e nevojshme ta merrje ndihmën sa më parë për të menaxhuar më mirë ankthin dhe mendimet e tua.

    Nëse të ndihmon, mund të na shkruash përsëri për të shpjeguar më gjatë mendimet obsesive që të mundojnë, kur të ka filluar ankthi, si e ke menaxhuar, a ke kërkuar ndihmë, etj.

    Gjithashtu, ka një listë ekspertësh psikologë dhe psikoterapistë në chat (ke oraret në faqe) ku të zgjedhësh njërin/njërën prej tyre për të folur më gjatë live dhe falas.

    Së fundmi, të përgëzoj për faktin që je një nxënëse me rezultate të mira. Kjo tregon se je munduar shumë për të arritur këtu ku je dhe që ke forca të brendshme për të arritur rezultatet që do. Ndaj, mjafton një hap tjetër drejt ndihmës psikologjike dhe unë besoj se do të arrish t’i përballosh frikërat e tua dhe do të ndihesh më mirë.

    Ne jemi këtu për ty, nuk je vetëm!

    Të përshëndes,

    Lediona Braho
    Psikologe

  2. Anonim says:

    Faleminderit shume per pergjigjen,kam folur me mamin per problemet qe kam por si shumica e prinderve shqiptare nuk jane te mesuar me psikologun dhe ne vendin ku ndodhem nuk besoj se nuk ka.Ne chat ketu nuk e di si funksionin por kur kaq qene orari jam futur tek pyet ekspertin dhe dilnin te gjithe jashte linje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: