Kur cdo gje ne jete eshte ushqimi

Kur cdo gje ne jete eshte ushqimi

Pershendetje nga Andrra.

Ka 20vite qe vuaj nga crregullim ne te ushqyer. Prej moshes 13-14 deri sot 34. Here me mire e here me keq por jam keq. Ngushellim i madh per mua ushqimi. Ha gjithe diten. Pi kafe caj dicka ckado gjithe diten. Ha naten ha diten. Nuk ha ushqim ne tavoline por vec grimcoj gjithe diten. Me mungon ushqimi cdo moment. Nuk ngopem kurre. Ha e me vjen te vjell prape ha pa ndal. Normal ka pasoja ne shendet kam shume lodhje e dembeli. Jam dorezuar nga kjo gjendje. Ndoshta vetem kur te vdes perfundon kjo. Nuk shtoj peshe per sa ha. Kam shume kompleks te trupi. Duhet te dukem mire. Njerezit e shendoshe me dhimbsen. Nuk e dua shendoshjen. Ndodh me thone qenke dobet. Une mendoj se po genjejne. Une ndjehem obeze. Burrit tim i them mos me shiko ne trup. Fik dritat. Vec ne erresire jam ok. Se shfaq trupin dot. Kam veshtiresi ne afersi fizike por me durim nga dy palet, ngadale e qete ia dal dhe kam jete te shkelqyeshme bashkeshortore. Kam fjali pa fund. Ku nis trajtimi im? A trajtohet kjo ceshtje? Njerezit me thone qe dukem mire dhe jam me trup te mire. Nuk e besoj perjete! Une ndjehem jo mire. Cdo fjale e dobishme, mirepritet.
Faleminderit!

Një koment për “Kur cdo gje ne jete eshte ushqimi”

  1. Pershendetje e dashur,

    Se pari, te pergezoj qe gjete forcen dhe ndave me ne keto rrefime. Ndoshta nuk e kupton tani por eshte nje hape i pare per te ndihmuar veten dhe persona qe perjetojne te njejtat situata. Ne shoqerine tonen duken shume tabu dhe flitet pak.
    Do te jem se pari shume e drejt per drejt me pyetjet e tua per te te dhene nje pamje me te qarte pasi eshte normale te ndihesh konfuze dhe e perhumbur pas 20 viteve e rrethuar me keto mendime turbulluese.
    -A trajtohen crregullimet e te ushqyerit ?
    Si dietologe prej 14 vitesh te them me plote bindje se kam pare shume persona qe ja kane dale.
    -A eshte e veshtire ?
    Po, eshte nje rrugetim i gjate dhe do pune. Nuk eshte aspak demoralizuese kjo por e verteta, nese e mendon mire nuk ke asgje per te humbur. Jeta jote as tani nuk eshte e lehte.
    -Cfare duhet bere gjate terapise?
    Duhet nje kombinim me dy lloje terapi.
    Nje psikolog per te punuar pjesen emocionale dhe shendetin tone mendore.
    Ketu duhet te theksoj qe crregullimi eshte thjesht nje simptome, (menyra se si ne shprehemi), arsyeja eshte e lidhur me anen tone emocionale qe na e shkakton.
    Dietologu ketu ndihmon ne proceses biokimike qe e perkeqesojne. Pas mbi 20 vitesh keq ushqyerje eshte normale qe trupi te kete krijuar deficenca qe te mbajne edhe me te lidhur ne kete rreth vicioze.
    Ndaj ne fillim bejme nje vleresim dhe dietoterapi dhe me pas punohet per mesuar nga burime serioze ( jo te modes) cfare do thote shendet, trup I shendetshme, peshe normale, per te patur nje vision me te shendetshem.
    Me lart tek text qe na dergove kam nen vizuar disa pika qe do doja ti shikoje si
    Ushqim per mendjen.
    1. Thua se ndoshta kur te vdes do te perfundoj kjo gjendje? Je vetem 34 vjec. Me moshen mesatere te jetegjatesise ke ende shume kohe.
    2. Ushqimi eshte per ty ngushellim .
    Po eshte ngushellim per shumicen prej nesh dhe kjo nese eshte ne nje norme qe sna jep problem shendetsore eshte ok. Por, ti mesa lexova as kete ngushellim nuk ja lejon vetes ta kryesh sic duhet pasi ha me kembe, ka raste ja provon vetes ne menyre ekstreme duke pire vetem kafe caj gjithe diten, nuk e lejon te ngopesh pasi ke frike.
    3. Normale qe dhimbja apo lodhja jane pasoja por kjo nuk vjen vetem nga e ngrena keq por edhe nga emocionet e tua qe nuk ja lejon vetes.
    4. Shembulli I marrdhenjes tende bashkeshortore eshte nje menyre e mire per te pare se gjerat me pak durim, mirekuptim dhe perpjekje mund te jene te mira.
    Qendro tek kjo pike e fundit dhe vleresoje marrdhenjen me veten tende.

    Te uroj force dhe dashuri per veten
    Rolina NACO
    Dietologe e specializuar ne Crregullimet e te ushqyerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: