Kardiologji

Kardiologji

Pershendetje. Jam 34 vjec dhe kam rreth 6 vjet me dhimbje dhe shtrengim te forte ne gjoks. Me dhemb vazhdimisht krahu i majte ndonjehere te dy me dhembin nofullat sidomos e poshtmja. Gjate gjithe kohes kam problem me frymemarrjen nuk mbushem dot me fryme. Kam bere disa here proven ushtrimore dhe ne dy raste domtori me ka thene qe e arrita me shpejt sec duhet shkallen e veshtiresise. Nisur nga kjo bera eko me pas angioskaner dhe para 3 vjetesh edhe koronaren. Te gjitha me dolen mire. Para 2 muajsh bera perseri nje prove ushtrimore dhe me doli e njejta gje si ne fillim. E arrij me shpejt shkallen e veshtiresise dhe sqarimi i doktorit ishte njesoj si tek e para 6 viteve e dyshimte. Cfare duhet te bej akoma pasi i kam bere te gjitha. Nderkohe shqetesi.et vazhdojne pa ndalim. Gjendja ime eshte keq ose shume keq me te gjitha shqetesi.et qe permenda gjate gjithe kohes pa ndalim. Ju lutem nese mund te me jepni nje keshille.

Një koment për “Kardiologji”

  1. Dardan Kocinaj thotë:

    Pershendetje Albi,

    Ju po tregoni se i keni kryer te gjitha ekzaminimet sa i perket semundjes se arterieve koronare prandaj duhet te kerkoni shkakun e dhimbjes ne ndonje sistem tjeter si p.sh. ate osteomuskular, etj. Lajmerohuni te mjeku juaj familjar dhe i tregoni cfare lloje te ekzaminimeve keni kryer deri me tani dhe ai ne baze te te dhenave e ekzaminimot do te ju udhezoj metej.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Dardani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: