Jeta
Une kam probleme me league of legends , kjo loje eshte duke ma shkatruar trupin nga brenda si dhe jasht po ashtu dhe jeta e perditshme eshte duke u bere shume e keqqe , nuk mund te dal me askende edhe pse skam dhe nuk dua te dal jashte qfare duhet te beje.
Përshëndetje,
E kuptoj që kjo mund të jetë një situatë e vështirë për ty. Për ti shmangur realitet, jetës dhe situatave përreth, mund të kesh përdorur si mekanizëm mbrojtës lojën league of legends. Fillimisht kjo të ka bërë të ndihesh shumë mirë sepse je fokusuar në lojë dhe jo në problemet e tua reale.
Tashmë ke kuptuar që kjo lojë nuk është vetëm një moment qetësues i yti por është kthyer në një varësi dhe një sjellje e pashëndetshme e jotja. Kam përshtypjen se ti e di cfarë duhet të bësh por e ke të vështirë të pranosh që ngadalë duhet të heqësh dorë nga kjo lojë. Mund të fillosh të luash më pak orë se zakonisht, duke marrë pauza në orare fikse dhe kështu gjen kohë për tu fokusuar te mënyra se si ndihesh apo aktivitete të tjera. Përpiqu të gjesh aktivitete që të tërheqin (sport, palestër, etj). Në këtë formë do të njihesh dhe me bashkëmoshatarë të tjerë të tu. Mos harro se shëndeti yt psikologjik është shumë i rëndësishëm. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga dicka që mund të kesh vite që e bën dhe të ka shërbyer si një moment relaksues, ndaj në momentin që kupton se nuk mund ta ndalosh lojën vetë, kërko ndihmë nga një specialisti të shëndetit mendor, psikolog klinik apo psikiatër.
Gjithë të mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike