jam ni nane 33 vjeqe

jam ni nane 33 vjeqe

Prsh jam ni nane 33 vjeqe jam djalin 7 vjeq jetoj ne mergim . Kam.pas disa problem para 3vitete po kalun..para 2mujve Angela shtatzane jashta mitres perfundova ne operacion gjakderdhje mbrenshme….tani MIT por pssikoligjikisht sjan mir jam sh in m nervous veq po bertas burrit djalit …peer senin mat vogel e fajsoj veten me.doket sjan nane e mir duo edukoj djalin qysh duhet djali ma.ka marr inati ma kthen fjalen sum ndegjomi veq nervoz rrin detyrat si bon veq tu bertit ktu ka faj edhe burri se veq gabim pe mson nuk e di qka me.bo qysh me qetsu veten plasaa kaniher tham pse ne operim nuk dekaa se qeshtu qe po jetoj ..burrri fol palidhje para djalit sum respekton ka qu dor mu para djalit ju lutem si me.vepru jam shum po sun po shkruj

Një koment për “jam ni nane 33 vjeqe”

  1. Dorina Kapaj thotë:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke kontaktaur. Problemet qe ke listuar me cpo kuptoj lidhen me shqetesime te ndryshme. Fillimisht marredhenie jote me bashkeshortin duket se eshte e komplikuar dhe mungon mirekuptimi dhe me tej mungon nje lloj konsensusi per menyren se si duhet ta edukoni djalin tuaj. Nervozizmi qe eshte mes jush dukshem e ka ndikuar dhe djalin tuaj dhe kjo mund te jete nje nga arsyet pse eshte agresiv gjate gjithe kohes. Agresiviteti te femijet mund te nenkuptoj nje gjendje emocionale te ngarkuar, por gjithashtu mund te jete duke imituar te atin e tij pasi femijet kane tendencen te imitojne te rriturit kur vjen puna te sjellja. Prandaj mendoj se eshte e rendesishme qe te kujdesesh per raportin me basheshortin, te komunikosh me te per problemet qe jeni duke u perballuar aktualisht pasi kjo ka per tu reflektuar edhe ne sjelljen e djalit. Gjithashtu mendoj se me djalin kur eshte agresiv mund te perdoresh nje menyre komunikimi qe ai ta kuptoj se sa te lendon ty kjo sjellje e tij. Mund ti thuash qe kur sillet keq ty te merzit shume dhe do doje qe mos ta bente me. Nese sjellja vazhdon mund te perdoresh menyra te lehta ndeshkimi si per shembull ti heqesh te drejten per te pare televizore ose te drejten per te perdorur kompjuterin. Ne kete menyre i jep djalit mesazhin qe ne shtepi ka disa kufinj qe nuk duhen tejkaluar dhe jeni ju ata qe i vendosni keto kufinj. Sic thash me pare eshte e rendesishme qe te bashkepunosh me bashkeshortin ne modelimin e ketyre sjelljeve, duhet te jeni te dy ndeshkues per sjelljet agresive te djalit pasi eshte e vetmja menyre se si mund ta marr mesazhin qe keto sjellje jane te ndaluara.
    Per sa i perket shqetesimeve qe ke kaluar keto kohe me vjen keq te lexoj se sa e veshtire ka qen kjo periudhe per ty. Ke perjetuar nje humbje te madhe dhe meriton kohen tende per ta perpunuar si humbje, madje edhe per te vuajtur apo per te mbajtur zi. Kjo nuk te ben ty nene te keqe, aspak! Mundohu te mos marresh persiper me shume pergjegjesi sec mund te mbash, por kerkoju njerezve rreth teje te te ndihmojne. Edhe ti ke nevoj per perkujdesje ne kete situate prandaj
    mundohu te mos e ndeshkosh veten me mendimin se po deshton si nene vetem se djali yt po reagon ndryshe keto kohe. Mendoj se djali e ndjen qe dicka ka ndodhur dhe pjeserisht mendoj se reagon ne kete menyre edhe prej frikes qe ndihen. Une te mirepres edhe ne chatin e nukjevetem.al per ta vazhdur biseden nese do kesh deshire pasi mendoj se mund te kesh nevoj te bisedojme ne manyre me te drejtperdrejt.
    Perzemersisht,
    Dorina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: