i merzitur

i merzitur

pershendetje jam i merzitur shum me ka lan gruja jam 58 vjeqar me shkon mendja  ne vetvrasje gjdo mengjes gruaja me ka shkatrru jeten si te hjeku ket mendim ju flm

Një koment për “i merzitur”

  1. Almandina Guma thotë:

    Përshëndetje I dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne ndjesitë dhe një brengë që duket që është shumë gërryese dhe me intensive. Imagjinoj që ka patur një bashkëjetesë të gjatë në vite midis jush dhe patjetër që nuk është e lehtë të përballesh me një ndryshim të tillë, opinionin rreth kësaj, por edhe me hidhërimin që të shkakton fakti që gruaja është shkëputur prej jush.
    Edhe vetë mënyra se si ju shpreheni shpreh brengën tuaj dhe mënyra si e përshkruani duke thënë “më ka lënë” duket që është e pakuptueshme, e sikletshme, sikur ikja e saj është drejtuar nga ju, ndërkohë që duket se ne këtë pikë ajo ka marr një vendim të lë një marrëdhënie, të shkëpus një marrëdhënie, ose të ndahet nga një marrëdhënie e përbashket. Është e rëndësishme të kuptohet kjo, pasi përbën ndryshim.
    Është e pamundur nga letra të kuptoj shumë dhe nuk e di se si kjo bashkëjetesë ka qenë për ju, nqs keni qenë të afërt, apo distantë, si janë menaxhuar problemet, në rast se kjo që ka ndodhur është e papritur apo është dicka që po ndërtohej gradualisht edhe në heshtje, në rast se gruaja juaj ka gjetur dikë tjetër apo është një veprim sepse s’ka duruar më shumë gjëra. Mendoj se ka shumë gjëra për të reflektuar në këtë pikë, pasi mund të lidhet me shumë faktorë bashkë e gjitha kjo që ka ndodhur. Besoj se edhe ti vetë mund të kesh reflektuar në lidhje me veten tënde në këtë raport.
    Mendoj se ju jeni i dëshpëruar dhe i trishtuar dhe kur njeriu është kështu dëshiron të pushojë dhimbjen që ndjen dhe kjo e bëj të mendoj edhe për akte të zhdukjes së vetes, por besoj se kjo është vetëm një pjesë e juaja që do të pushojë dhimbjen, ndërkohë që është mirë të jeni më të qetë dhe mirëkuptues dhe përkujdesës ndaj vetes, pasi në këtë moment mundimi për të gjetur përgjigje bëhet edhe më I madh dhe ndoshta nuk është momenti më i përshtatshëm.

    A keni persona përreth që mund t’ju mbështesin dhe të përkujdesen për ju? Familjarë, miq, fëmijët tuaj? A mund te përqëndroheni te një rutinë kujdesi ndaj vetes, duke bërë gjërat në programin tuaj ditor por duke patur parasysh kujdesin ndaj vetes? A mund të jeni ok që do ndjeni vazhdimisht emocione negative dhe që të gjeni hapësirën qoftë për të nxjerrë inatin, lotët, apo për të gjetur dikë për të folur në këtë periudhë?
    A mundet ti merrni gjërat me radhë, duke u qetësuar fillimisht e më vonë të përpiqeni të kuptoni apo të gjeni përgjigje për pyetjet që ke?
    Shpresoj se përgjigja ime mund t’ju ndihmojë të reflektoni ndryshe dhe ju uroj gjithë të mirat më tej dhe hap pas hapi në këtë përballje me emocionet e forta.

    Me respekt
    Almandina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: