I fejuari flet me te tjera

I fejuari flet me te tjera

Pershendetje jam nje vajze 23 vjece e fejuar kam 7 vjet me te fejuarin tim qe jemi bashke . Problemi im qendron qe i fejuari im gjat gjith kohes flet me te tjera vajza neper rrjetet sociale duke hapur adresa fallco duke mi fshehur mua keto gjera por une gjithmone i kam zbuluar .me perpara e kam kapur me gjera kontrete ai thot qe nuk kam takuar asnje nga ato qe flas por pse duhet ti bej keto gjera ??dhe une Ja kam faluar sepse e kam dashur. Ai gjithmone pas cdo gabimi kerkon falje por un se besoj me i kam dhen nje mij raste per te ndryshuar per kete gje por e kote … dhe kjo gje me lendon shume sepse ma ka marr si dobesi . Cfare nuk kemi kaluar bashke dhe ai prape i ban keto gjera duke mos qene i si qerte me mua … para nje viti i ka dhene fjalen babait tim qe nuk do mi bente me keto gjera dhe para disa ditesh e kam kapur prap … ne jemi te rinj ai 27 un 23 vjece mi ben keto gjera pa pasur femij akoma … nuk me le dal vetem do qe te qendroj gjithmon ketu tek shtepia e tij me prindrit e tij . Nuk kam as shoqeri kurse ai ka dhe madje rri 3-4 or me shoqerine e tij … nuk di se cfare vendimi te narr i kam dhene me mijra raste dhe prap i ben keto gjera … i bej kot thot por un nuk jam budallack mos ta kuptoj …
I kam dal borxhit njemij her me shpresen se ai do ndryshonte por e kot e gjitha vetem sepse e dua ate njeri dhe kam kaluar 7 vjet bashk me te … me jepni nje mendim si duhet te veproj tja fal edhe kete here apo te largohem nga ky person?

2 komente për “I fejuari flet me te tjera”

  1. admin says:

    Pershendetje e dashur dhe faliminderit qe na ke shkruar.

    Na vjen keq qe je duke kaluar nje situate te tille. Thua se ka 7 vite qe jeni bashke, qe do those se lichen e keni filluar kur ke qene shume e re.

    Sipas asaj qe ke shkruar duket se vendimi nuk eshte i lehet, por je duke e menduar largimin.
    Njerezit rralle ndryshojne sjelljet e tyre, e sidomos athere kur ato “pranohen” nga partneri i cili vazhdon te qendroj ne lidhje.
    Mungesa e besimit ne lidhje ka efekte shume destruktive ne disa nivele, prandaj largimi nga kjo lidhje mund te te hape mundesi per nje jete dhe mardhenije te shendetshme.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

    Te deshirojme me te mirat,
    Stafi Nukjevet

  2. anonim says:

    Vallah largoju ma mir sot se kur bohesh me fmi,qishtu po bon burri jem qel fcb fallco e zbuloj e vertetoj edhe skam qka me bo qe kam fmi e po duhet me duru deri te shof pernime diqka se po pash ma nuk mund me ndrgju arsyetim,e ti sa je pa martu pa fmi iki sa ma shpejt ,nje gje e kam kuptuar dhe jam bindur qe”Ujku qimen e ndrron por zakonin se harron” kta te jesh e bindur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: