Humbja e njerzve te dashur

Humbja e njerzve te dashur

Kam nevoj per nje psikolog. A mundet dikush tme tregoj si ta perballoj humbjen e njerzve te dashur. Merzitem shum shpejt, qaj dhe me dhemb edhe koka. Kur lexoj ndonje dat ose shoh ndonje fotografi me kujtohet personi i vdekur dhe spushoj duke qar . Ju LUTEM per nje keshill se si ta kaloj kete situat.

Një koment për “Humbja e njerzve te dashur”

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Nisa,
    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Më vjen keq për humbjen tënde dhe për mënyrën se si po e përjeton. Zija për humbjen e dikujt të dashur është një proces që kërkon kohën e vet. Është normale që të rikthehesh kujtimeve të tua me të (datë të caktuar, fotografi, etj) dhe të përjetosh trishtim, nostalgji apo dëshirën që gjërat të ishin ndryshe. Ndonjëherë është e vështirë që të pranosh realitetin dhe të duhet të jetosh me këtë realitet. Nuk e di sa kohë ke ti me këtë humbje dhe marrëdhënien që ke pasur me personin që tashmë nuk jeton më.
    Do të sugjeroja ta pranoje dhimbjen tënde dhe ta lejoje atë të vijë tek ti ashtu siç është. Jepi të drejtë vetes tënde të përjetojë procesin e zisë. Vër re se në cilën pjesë të trupit e ndjen dhimbjen e humbjes. Ndërkohë që identifikon pjesët e trupit ku ndjen më shumë dhimbjen (psh. në kokë) dhe e lejon atë, përpiqu të marrësh frymë thellë dhe ngadalë. Gjithashtu, kur e ndjen të nevojshme, shkruaji një letër personit që nuk është më.
    Shkruaj atë që mendon, ndjen apo çfarë do lloj gjëje që do të doje t’i thoje. Mund të duash t’i tregosh se të mungon. Ndoshta, mund të ndodhë që të kesh gjëra pa ia thënë dhe do të doje që ti dinte. Përpiqu që të shkruash atë letër sikur personi tjetër realisht do e lexonte.
    Vlen të theksohet se, dhimbja do të jetë aty por me kalimin e kohës bëhet më e pranueshme për ty dhe trupin tënd. Nëse vë re se kjo situatë ndikon në përditshmërinë tënde dhe zgjat në kohë, të sugjeroj të kërkosh ndihmën e një psikoterapisti, ose mund t’i drejtohesh chatit të faqes sonë.
    Gjithashtu, unë jam këtu për çdo shqetësim tëndin.
    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: