Gjatesia1.98

Gjatesia1.98

Pershendetje jam ni 17vjeqar dhe gjatesia ime eshte 1.96 edhe kjo me duket se me pengon
E kam disi si ves ne veten time dhe me duket se po rritem ende,edhe njerzit kur me shofin me bejne o sa i gjate,si eshte moti etj:nuk e di se a jane ato fjale me pozitivitet apo negativitet.Desha te iu pyes se a mund te rritem ende dhe deri ne cilen mosh rritet mashkulli?

2 komente për “Gjatesia1.98”

  1. Dr.Merkur Dobroshi - Ortoped/traumatolog says:

    Përshëndetje dhe faleminderit qe na ke shkruar,
    Zgjatja e trupit te mashkujt zakonisht përfundon në moshën 16-18 vjeçare.
    Gjatësia juaj varet nga predispozitat juaj gjenetike,prindërit,familjarët e ngushtë dhe të gjërë në breza .
    Gjatësinë tuaj aktuale e shoh si pozitive dhe ju inkurajoj të mirreni me ndonjë sport ku do të jipni maximumin e juaj.
    Dr Merkur Dobroshi
    Ortoped

  2. i gjati says:

    Mos u shqeteso nga keto mos i merr per baze keto fjale po te them sepse edhe une jam 195cm i gjate vetem injoroi. Une keshtu e kam kaluar kete tani nuk me shqetson asgje sepse kjo eshte natyrale nuk eshte zgjedhje e juaj. Edhe nuk ka asgje te keqe qe te kesh kete gjatesi ju inkurajoj qe te merreni me ndonje sport si basketbolli ose te ndryshem ku e ndjeni veten me mire. Mua me pelqen gjatesia qe kam dhe ndjehem shume mire vetem punoni shume dhe mos degjoni fjale te njerzve qe nuk bejn asgje e merren me te tjert. Kalo mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: