Frike

Frike

Pershendetje,uroj te jeni mire.Jam ne gjendje te keqe shume me duket sikur do me iki mendja do humbas kujtesen apo do shikoj halucinacione.E ndjej koken si ne “gjume”,si te rende as vete nuk e di.Ju lutem te me jepni nje pergjigje sepse jam shume ne merak.(Jam para ciklit,nuk e di nese dhimbja e kokes ndikon nga kjo)

3 komente për “Frike”

  1. Ana Troka says:

    Përshëndetje e dashur,

    Në letrën tende, je shprehur se e ndien kokën të rënduar dhe ke një frikë të madhe se mos do ta humbasësh kujtesën, do shohësh halucinacione, edhe si rrjedhoje, do të iki mendja. Nga gjendja që përshkruan duket se ndihesh në një gjendje të rënduar ku po mbizotëron frika. Një gjendje e tillë rëndese është e vështirë të shkaktohet vetëm nga ndryshimet hormonale të ciklit.
    Për të kuptuar më mirë gjendjen tende së bashku, do doja të dija se kur të janë shfaqur
    këto frikëra për herë të parë. Do të doja të kuptoja se cfarë ka ndodhur
    gjatë kësaj kohe në jetën tende dhe nësa ka dicka që ti mendon se mund të lidhet me frikërat e tua.
    Në këtë mënyrë, së bashku, do te përpiqemi që të gjejmë një kuptim për mënyrën si po ndihesh dhe të shohim se çfarë mund të të ndihmojë që ta tejkalosh këtë gjendje. Ndihu e lirë të na shkruash sërisht.

    Gjithë të mirat!
    Ana

  2. Anonymous says:

    Nuk e di as vete perse me vijne mendimet te tilla ndoshta nga filma,dokumentare qe kam pare me njerez me probleme te tilla.Kam frike gjate gjithe kohes se do vdes,sot pata nje temperature dhe u tremba bobo ca do kem dhe kam nje parandjejne sikur do vdes sikur kaq e pata dhe vetem me vjen per te qare.Ju lutem te me ndohmoni jam vec 17 vjec.

  3. Anonim says:

    Kam ndjekur shume filma dhe domumentare me njerez me probleme te tilla.Sot psh pata nje temperature dhe u friksova se cfare problemi do kem une me shendetin.Kam frike mos vdes me eshte fiksuar sikur do vdes nuk e di as vete pse mendoj keshtuJu lutem me ndihmoni jam vec 17 vjec pse mos te jem dhe une si gjithe moshataret e mi po duhet te mendoj vetem per probleme dhe semundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: