Femij nevrik

Femij nevrik

Prsh kam djalin 3 vjec dhe shum eshte nevrik tan kohen vetem qan qan qan as nuk rri as nuk fle me shendet eshte mir po 24 or eshte gjithmon duke qajt desha te konsluktohem me nje psikilog te femijeve qfar zgjithje mund te me bej

Një koment për “Femij nevrik”

  1. MSc. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje e faleminderit qe na ke shkruar.
    E kuptoj situaten ne te cilen ndodheni. Duhet te jete e mundimshme dhe e veshtire per tu perballuar, si nga ju, por dhe nga femija.
    Une doja te dija me teper rreth ketij problemi qe ju keni, por fillimisht do ju kerkoja te qetesoni veten e ta nxisni ate te mendoje me kthjelltesi.
    Prej sa kohesh paraqitet kjo situate me djalin tuaj? Ne cilin moment duket se nis kjo gjendje kur ai fillon te qaje? A shpreh ndonje shqetesim verbalisht djali i cili me pas pasohet me te qara?
    A keni kryer ndonjehere konsulta me mjeke per gjendjen shendetsore te tij, ne menyre qe te perjashtohet cdo shqetesim i mundshem fizik?
    Si mund ta perkufizoni menyren e tij te ushqyerit? Po gjumit? Ne mendimin tuaj, a eshte pershtatur moshes si nga kohezgjatja ashtu dhe cilesia?
    Do deshiroja te me tregoje me teper se cilat jane momentet ne te cilat ai gjen paqe dhe mund te mirefunksionoje.

    Nderkohe, do te te keshilloja te mundohesh te shohesh me detaje sjelljen e tij: se kur nis te zemerohet, se kur e stopon ate, se cfare nuk e toleron dot e se cfare i jep kenaqesi. Mbase, ne kete menyre do te mund te jesh me e kthjellet e te gjenerosh te pakten pergjigjen per situaten tende se pse ndodh kjo sjellje. Do te lutesha te mbaje shenime mbi keto vezhgime qe une po keshilloj e te degjoheshim serish se bashku per te kuptuar me teper e per te sugjeruar zgjidhje te mundshme.

    Te falenderoj e pres te me shkruani.

    Uarda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: