Fejesa e tij

Fejesa e tij

Pershendetje ,jam nje vajz 28 vjet dhe ne moshen 23 jam njoftur me nje djal ne fb ,isha dashuruar shume nte nuk shifja tjeter,mendoj qe edhe ai e ka pas nje pelqim per mua,jem takuar vetem tri her gjate 4 vitev (vitin e fundit nuk kemi folur thujse fare dhe esht lidhje ne distanc) ,jam munduar shum qe ta bej qe t bi n dashuri me mua ,e kom prit cdo dite ,ai her me shkrujke ne tel her jo un perseri sja beja bllok se e kam pas si qellim qe me koh ai tme dashuroj ,heren e dyt kur erdh ja jepa 50€ se u ankojke qe nuk i ka kushtet pastaj plus asaj i bleva edhe dhurata per gjith familjen e tij🥲 mu kishte ngulitur ne koke qe ta beja per vete se un n momentin qe e shihja zemra bum me bejke,kam dashur shum her te largohesh tmos i shkruaj ,kur un nuk i shkruaja me shkruante ai mua dhe me nje fjal me bente perseri per veti ,(4 vite kan shkuar kshtu lidhje toksike) vitin e fundit u ndala nuk i shkruajta me dhe as ai nuk me shkruajti meee per nje vite ,n momentin qe mendova qe e kam harru ai si per qudi me shkruan ,nuk ekuptoj pse me shkrujti me tha qe nuk te harroj dot me thot me jep adressen ku jeton (un nuk ja jep) i them si nshaka mos mke blere diqka ss sme ke ble asnjeher ai me thot qe qe ste kam blere sdmth qe ste blej edhe kshtu i tregova qe mka lenduar shum i tregova qe kam pas kalu shum net duke qajt edhe me kerkon falje edhe me thot skam dasht asnjeher me t lendu ,ja dergoj nje keng me ndegju edhe me thot qe jam ne pune te shkruj me von,edhe perseri nuk shkrujti meee ,prisja ne fakt i shkruva dy tri her por i fshiva mesazhet dhe ma dergoj nje ? Un i them asgje gabim edhe me nuk flasim ,kur po e hap nje instagram fallc me nje emer te kusheririt te tij ,edhe po e sho qe ishte fejuar ,ishte fejuar pak a shum nje jav pas asaj bisedes tone , kur e pash nuk i besova syve vetem t fikt sa sme ra(u mundova me cdo kusht t ishte i imi dhe nuk u be) .tani me shumm ndihem keq per veten e humba veten pas tij ,me vjen inat se e kam lutur shum , me vjen inat se i kam bler dhurat nderkohe ai sme ka bler asgje , i kam humbur gjithsej 5 vite t jetes me te . Ju lutem pres nje keshill nga juu ,ju lutem

3 komente për “Fejesa e tij”

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Lexova me vëmendje letrën tënde dhe kuptoj se po e gjykon veten shumë ashpër në lidhje me atë që ka ndodhur. Nga njëra anë e kuptoj lëndimin, zhgënjimin dhe ndoshta ndjenjat e braktisjes që mund të ketë shkaktuar e gjithë kjo histori pesë vjecare. Ndërkohë jam e bindur që të paktën një herë në jetë, pjesa më e madhe e njerëzve mund të jenë zhgënjyer apo lënduar nga një partner/e. Është e dhimbshme dhe e vështirë por jo e pamundur për t’u kaluar. Kjo për shkak se, pas një kohe, cdo eksperiencë shihet si një mësim.
    Pse duhet të tregohesh kaq e ashpër me veten për faktin se ke dashur, në ato momente, t’i blesh dhurata personit që pëlqen apo familjarëve të tij? Cfarë të bën të ndjesh inat me veten për faktin se i je “lutur” dikujt që pëlqen? Si të bën të ndihesh kjo gjë?
    Normale është fakti dhe dëshira për të bërë për vete dikë që pëlqen apo që mund të kesh ndjenja. Veprimet e tua në lidhje me këtë marrëdhënie, nuk kanë lënduar askënd. Të paktën me aq informacion sa unë kam. E lënduara nga gjithë kjo situatë je ti dhe për këtë më vjen keq. Ti thua se humbe veten pas atij, por mendo se mund të humbje vite të tjera nëse nuk do e kishe zbuluar ose nëse ai do të vazhdonte akoma të të shkruante. Mos harro se ai të shkruajti ty dhe pas një jave u fejua. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ti nuk je i vetmi person që je gënjyer në këtë situatë.
    Është e rëndësishme të kuptosh se cfarë ndodhi, më shumë se sa të fajsosh veten. Cfarë të mbajti ty aq gjatë në atë marrëdhënie kur në fakt ti gjithsej e takove 3 herë në katër vite? Cfarë të pëlqente tek ai? Cfarë të pëlqente tek ajo marrëdhënie? Si ndiheshe ti në atë marrëdhënie? Të gjithë bëjmë gjëra që nuk do të donim t’i bënim pas një farë kohe, por ti ke bërë atë që ke menduar se ka qenë më mirë për ty dhe marrëdhënien që do të doje të kishe. Gjej pak kohë dhe mund të na rishkruash përsëri për pyetjet më lartë apo për cdo gjë që të shqetëson.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. A says:

    Ju falenderoj nga zemra qe gjetet kohe per ta lexuar historin time. Une pasi e kam shkruar kte leter ,kam kuptuar qe ai paska qen ne lidhje me “tashme te fejuaren e tij” nje kohe te gjate ,dmth ndoshta para 2 vite e gjysme ,sepse rreth 2-3 vite ai poston ne instagram foton me kte vajzen edhe un kur e pys kush esht ,ai me thot thjesht shoqe (ne at koh nuk i kam besu ,e kam fshir nga insta ,por perseri prap kemi filluar kemi shkruar…) Ne pytjen qe ma ke bere Cfarë të mbajti ty aq gjatë në atë marrëdhënie kur në fakt ti gjithsej e takove 3 herë në katër vite? Cfarë të pëlqente tek ai? pergjigja e kesaj pytjes esht pak e cuditshme realisht .Une jam person me inate (dmth ne njefar mase jam hakmarrse) Pasi i kam blere dhurata ,e doja me patjeter nje dhurat nga ai (dmth perpos qe kisha pelqim per te fillova te kem edhe inat per te ) . I kam premtu vetes qe nuk do ta lija me kaq .. n momentin kur e pava qe ishte fejuar thash me vete TAM (nuk esht i imi ,por as hakun tem se morra dot ) edhe ato dit vetem zoti e ka dit si jam ndjere. E marr e i shkruj i dua leket e mia ,se perndrysh bisedat tona do t’i dergoj te fejuares .Filloi edhe ai duke me then se do ti shkruaj familjes teme dheee per mos ta zgjas me shume leket mi dergon (un i marr parat) dhe pastaj me ben bllok.
    Cfar pelqeva te ai ?? Nuk e di as un kte pergjigje ,ndoshta qetsia shpirtrore e tij ,bukuria (ishte i bukur )
    Si ndihesha un ne at mardhenje ? Ishte mardhenje toksike ,as nuk me marrke as nuk me leshojke ,me mbante ne ajer , deshira ime ishte te kisha nje mardhenje te mir me te ,mirpo e shikojsha qe ishte e pamundur (ndonjeher hiqja dor edhe nga ajo “hakmarrja ime” sepse per mua kishte me shum rendeesi qetsia shoirterore, mirpo kur me shkruante ai ,tek un linde perseri diqka ,dhe prap u fiksojsha pas tij.
    Un tani ndihem keq sepse perderisa un kam vrapuar ps tij ,ai paska vrapuar ps dikujt tjeter (kjo me bene te ndihem shume keq) edhe te them te verten asgje me e bukur se un nuk ishte ajo vajza (biles me ka befasur me zgjedhjen e tij ,.un nuk dua te bej krahasime un dhe ajo mirpo me ka befasuar .
    Une tani qe e kam kuptuar cfar esht nuk do te doja kurr te isha ne vend te asaj vajzes ,i kam then edhe atij ne biseden e fundit ,i them “une hakun tim e morra ,une besoj ne zot pjesen tjeter ja le zotit , me uroj lumturi un i them “un ty jo ,asaj vajzes gjitha tmirat e botes ja uroj po ty jo”.
    Nuk jan pak 5 vite qe kam mbajt shpresa te ai ,pse me malltretojke me fjal t mira ,pse kur saher jam larguar esht kthyer me fjal t emla (nese nuk me paska dashuruar ,pasi paska ps tjetren ,pse sme bente bllok ,po me mbante edhe mua)
    Kan kaluar pothujse 1 muaj nga momenti qe e kam kuptuar fejesen e tij ,kam folur me te edhe ne tel , skam mundur ta bej asnje pytje , nuk kam mundur sepse kam shume pse ne koke ,skam dit as cillen ta them me perpara . Pse me tha qe ste harroj dot para fejese ,pse me shkruajti , pse ka folur me te dyja njekohsisht , pse me kerkoj falje kur mka lendu ,pse pse pse ???????pse kaq gjatee ..5 vite
    Ndihem sikur kur te jem e pa afte per ta kuptur nje mashtrim qe me esht bere me vite , e paditur ,si budallaqe
    Me dhimsen shume ato 5 vite ,cdo ddit jam zgjuar duke e menduar ate ,dmth i kam hedh ne plehra 5 vite te jetes ,sikur tmos kishin vler fare

  3. A says:

    Duke menduar me per kte situat ,un nuk dua ta le ate te qete ,mendoj ti shkruaj familjes se tij dhe ti tregoj fetyren e tij te vertet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: