e pafuqishme

e pafuqishme

Pershendetje, jam nje vajze 25 vjece. Gjithmone kam qen e ndrojtur( kam patur nje rebelim adoleshence 13,14-16 vjece) por sidomos nga mosha 17 e deri tani jam ber edhe me shume e ndrojtur. Me vjen turp nga cdo gje edhe te flas me njerez qe nuk i njoh shume. Sa her flas do skuqem. Gjithmone prekem me cdo gje e me dalin lotet. Sa me shume i them vetes mos u prek nuk eshte asgje, filloj e qaj me shume. Me te shumtat e rastave e kam problem te krijoj shoqeri. Jan shume te pakte njerzit qe mund tu afrohem menjeher. Kam disa kohe sidomos kete vitin e fundit qe nuk kam deshire te bej asgje. As te punoje dhe as te bej dicka per te ardhmen time eshe pse ska dite qe nuk mendoj per te ardhmen se si do me ven gjerat. Them duhet te punoj duhet te perpiqem, duhet te jem aktive, duhet te jem me e shkathet, nuk duhet te kem turp per asgje, nuk duhet te ri kaq e ndrojtur por prap vazhdoj po njesoj. Dua nje ndryshim te vetja se keshtu me ka ardhur ne maje te hundes. Ndihem e pafuqishme e lodhur dhe pasive per cdo gje. Kam nje familje dhe nje te fejuar qe i dua shume dhe ata jan mbeshtetja ime per cdo gje , dhe fal atyre nuk jam ndjere kurre keq por e di qe ka ardhur momenti dhe pse me vones qe duhet tia dal vet dhe mos te fshihem me pas atyre duke me ndihmuar e duke mi ber ata gjerat qe dua. Jam jashtzakonisht e dashur me njerzit dhe pothuajse te gjithe me pelqejn kur me shikojne po mendoj se kaq kam te mire tek vetja.Cfare mund te me thoni per kete gje dhe si te ndryshoje ju lutem? Faleminderit.

Na përcjellni edhe në: